LIVE UPDATES
Aktualitet

Vajza e mjekut që nisi karrierën mes plumbave të ’97-ës, pret dhjetëra bebe në mes të pandemisë: I ngjasojmë një ske

30 Maj 2020, 06:34 Nga DOSJA
Vajza e mjekut që nisi karrierën mes plumbave të

Tiranë- Kur historia përsëritet brenda familjes. Anna Dhima është një prej specializanteve që shërbeu në maternitetin Mbretëresha Geraldinë duke pritur dhjetëra bebe që erdhën në jetë ndërkohë që e gjithë bota luftonte me koronavirusin.

Por kjo sfidë e madhe u thjeshtëzua duke paralelizuar betejën që kaluan prindërit e saj në vitin e vështirë 1997, kur ndoqën të njëjtën rrugë mes plumbave dhe pasigurisë.

Në një intervistë për Abcnews.al, Anna tregon se babai i saj ishte specializant në të njëtin pavion ku ajo shërben sot, pasi bashkë me të shoqen vendosi të ktheheshin nga emigracioni për të shërbyer si mjekë në vendin e tyre. Ana thotë se të qenit krah babait të saj në këtë rrugëtim të vështirë ia bën sa të lehtë, aq edhe të vështirë, për shkak është një profesion i vështirë që kërkon shumë përkushtim.

Ajo veçon periudhën e pandemisë për tingujt e të qarave të pafajshme të bebeve që vinin në jetë, pa e ditur se ç’po ndodhte në botë.  Prindërit e saj janë shembulli më i mirë për të, dhe tregimet për vitet e specializimit në kohë “lufte” tashmë i ngjasojmë me një skenë filmi, gjë që i jep akoma më shumë kurajo për të vazhduar profesionin në hapat e dy shembujve më të mirë.

1-Kur lindi pasioni juaj për mjekësinë?

Si çdo adoleshente tjetër asnjëherë s’mund të mendosh seriozisht për një profesion gjatë gjimnazit por mundohesh te shkosh pas pasionit. Pasioni ka qenë instituti i arteve por me këmbënguljen e prindërve të mi për te ndjekur rrugën e tyre u binda shpejt dhe i hyra rrugës së vështirë të mjekësisë

2- A ka qenë babai juaj një shtysë që t’i futeni kësaj rruge?

Fillimisht siç e thashë mosha jonë asokohe mendon për suksese çasti dhe jo shumë për të ardhmen. Vërtetë është shumë e bukur që në jetë të ndjekësh një ëndërr por njeriu duhet të dëgjojë dhe më të rriturit për eksperiencat e tyre në jete. Që të ketë një të ardhme sa më të sigurt në vazhdim.

3-Çfarë ju ka treguar për vitin e vështirë 1997? A ka pasur ndonjë moment kur ka dashur ta lërë profesionin?

Prindërit e mi kur kanë mbaruar mjekësinë ndoqën rrugën e emigracionit. Ishin rritur në një sistem tjetër por brenda një 5-vjeçari kuptuan që vendi i tyre me i sigurt ishte Shqipëria dhe u kthyen në momentin e gabuar që ishte viti 1997. Viti 97 u bë një eksperiencë e paharruar për ata ku vendosën të ndiqnin specializimin mes plumbash, po në specializim patën një eksperiencë në ndihmë të Kosovarëve që u mikpritën në Tiranë deri në shpalljen e pavarësisë së tyre. Këto kanë qenë kujtime të paharrueshme për ta që m’i kanë  treguar vazhdimisht dhe sot që kanë kaluar kaq shumë vite ndoshta duken si histori të skenarëve të filmave. Duke qenë se prindërit e mi e kishin provuar emigracionin pavarësisht se u kaloi në mend të riktheheshin përsëri në shtetin ku ishin , vendosën të sakrifikojnë dhe menduan më mirë të jesh mjek në vendin tënd sesa të jesh jo i arrirë plotësisht në emigrim.

5-A është sot shembulli i tyre një udhëzues në karrierën tënde?

Është shumë herët për të menduar për karrierë përderisa unë jam akoma në vitet e mia të specializimit , por nuk dyshoj aspak që prindërit e mi më kanë mësuar që sa mirë ndihesh kur ndihmon të tjerët dhe ky gjest me frymëzon dhe më jep kënaqësi. Pra sa herë jam ndihmë për të tjerët ndihem shumë mirë.

6-A është babai yt kritik ndaj teje në aspektin profesional?

Babai im është shumë kritik sepse është e vërtetë që këtë profesion duhet ta fitosh duke qëndruar pranë sa me shumë eksperiencave te mundshme. Është privilegj të kesh dikë që të udhëheq në mësimin dhe praktikimin e profesionit tënd .

7-Si ka qenë të vishje bluzën e bardhë, ndërkohë që i gjithë vendi u izolua për shkak të pandemisë?

Duke qenë se ne mbulojmë sferën gjinekologjike organizimi i punës u bë i tille që kontakti me pacientet për sëmundje të rutinës ishte i minimizuar dhe i përkushtuar ndaj lindjeve për të treguar një kujdes maksimal kundrejt gjendjes pandemike për te ruajtur veten dhe të afërmit tanë.

8-Cili është momenti më i bukur dhe ai më i vështirë që do veçoje në dy muajt që lamë pas?

Për sa i përket punës momenti me i bukur ishte ardhja ne jete e çdo bebeje te cilat ishin te pafajshme kundrejt kësaj qe po ndodhte.

Momente te vështira por jo te pakapërcyeshme mund te veçoj pjesët jashtë pune ( duke qenë se rutina na ndryshoi ), përpjekjet për të realizuar dhe organizuar ditën sikur te mos jetonim ne karantine.

Marrë nga abc news 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anna dhima anna dhima

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Maj 2020, 05:52

Tiranë- Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Gavoçin, pritësin e 400 mijë dollarëve, i cili prej vitesh jeton në Australi. Kjo shumë parash do i dërgohej...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari