Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SERBI- Ushtria e Serbisë, më 30 prill, shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend së voni. Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më 10 prill.
Mediat ndërkombëtare, asokohe, raportuan se kjo dërgesë po ndodhte në kohën kur shqetësimet e Perëndimit për armatosjen e Ballkanit gjatë luftës në Ukrainë janë në rritje. Sipas tyre, një gjë e tillë mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.
Më 30 prill, në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, u ekspozua një pjesë e aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemi kinez FK-3.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.
“Ky [sistem] do të ofrojë mbrojtje të hapësirës ajrore të Serbisë në kohë paqeje”, tha ai.
Armët kineze, për të cilat Serbia arriti ujdi me Kinën më 2019, arritën në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Serbia po përballet “me presion të madh” që të harmonizojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Brukseli dhe Uashingtoni vazhdimisht kanë përsëritur shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Beogradit për të blerë armë nga Rusia dhe Kina, sepse Serbia si shtet kandidat për anëtarësim në BE, kërkohet që të harmonizojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian.
Më 2020, SHBA-ja kishte paralajmëruar kundër blerjes së sistemit kinez për mbrojtje ajrore. Atëbotë, zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet të ketë armë në përputhje me standardet perëndimore.
Serbia është e vetmja operatore e armëve kineze në Evropë. Ajo po ashtu posedon dronë kinezë CH-92A, të cilët iu prezantuan publikut në korrik të vitit 2020.
Marrë nga REL.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË- Gratë, motrat dhe nënat e luftëtarëve ukrainas të bllokuar në Mariupol kanë ardhur në Kiev për t’iu lutur qeverisë që të bëjë më shumë për t...
MOLDAVI- Ministri i Jashtëm moldav Nicu Popescu në një intervistë ka thënë se e ardhmja e vendit të tij dhe e Europës në tërësi varet nga mënyra se si përfundon...
RUSI- Moska pretendon se ka sulmuar 389 objektiva ukrainase gjatë natës, duke përfshirë 35 pika kontrolli, 15 depo armësh dhe municionesh dhe disa zona ku ishin...
UKRAINË- Në fotografitë e mëposhtme tregohen shkatërimet në Mariupol nga sulmet e ruse të javëve të tëra. Banesa të djegura, ndërtesa të shkatëruara. Sipas...
FRANCË- Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës. Sipas mediave franceze, prokurorët ...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka njoftuar se rreth 1 milionë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus.Sipas Sky Ne...
UKRAINË- Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka dashur të shfarosë popullin Ukrainas.Sipas BBC, zëdhënësi i Pen...
UKRAINË-Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy, bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, gjatë një interviste nuk kishte asgjë për t’u thënë...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka thënë se një luftë bërthamore nuk duhet të nisë kurrë pasi nuk mund të ketë “fitues”. Sipas CNN, në nj...
KOSOVË– Është gjetur arma e zjarrit me të cilën është vrarë 23-vjeçari Fazlli Hoxha dy ditë më parë në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoft...