Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI- Gjermania është një prej vendeve europiane të prekura nga koronavirusi, por krahasuar me vendet e tjera numri i viktimave është relativisht më i ulët dhe rastet e reja kanë ardhur në rënie.
Për këtë shkak me një plan për masat kancelarja gjermane Angela Merkel ditët e fundit është nën presion për të rihapur shkollat dhe fabrikat këtë javë, sepse ka pasur shumë reagimeve që masat e bllokimit duhet të lehtësohen. Megjithatë edhe ditën e sotme është raportuar se janë rregjistruar 2,537 raste të reja me Covid-19 sot, dita e tretë me bilancin më të ulët ditor dhe janë konfirmuar 126 viktima. Numri i viktimave brenda 24 orëve të fundit është shifra më ulët për të tretën ditë rradhazi.
Këto shifra shpresësdhënëse u publikuan pas raportimeve për sulme ndaj policisë që po monitoronin zbatimin e rregullave të distancës sociale. Sipas mediave të huaja një grup në Frankfurt sulmoi oficerët e policisë me shufra hekuri kur donin të shpërndanin turmën. Ky nuk ka qenë rasti i vetëm, pasi edhe një grup tjetër prej 20 vetash sulmuan një polic me gurë dhe shufra hekuri.
Pavarësisht se Gjermania ka mundur ta përballojë luftën me koronavirusin më shumë sesa Italia apo Spanja, është parë që ekonomia e saj në termocentralet industriale është goditur rëndë pasi mbështetet në eksportet të cilat kanë rënë në mënyrë drastike.
Prandaj ditën e nesërme, më 15 prill, politikanët rajonalë të Gjermansisë do të zhvillojnë një takim me kancelaren Angela Merkel, në mënyrë që të diskutojnë për një rrugëdalje nga izolimi, ku raportohet se bllokimi do të zgjasë të paktën deri në 19 prill.
Edhe autoritetet përkatëse kanë rënë dakord për rihapjen e shkollave, ku në një raport të ditës së sotme sugjerojnë se shkollat duhet të rihapnin sa më shpejt që të jetë e mundur, duke filluar me shkollat fillore dhe të mesme, por sugjeruan se çerdhet duhet të qëndrojnë të mbyllura.
Ndërsa kreu i Akademisë, Gerald Haug, u shpreh lehtësimi i masave dhe rikthimi në shkola apo çdo punë tjetër duhet të vijojë sëbashku me një detyrim për qyetarët që të vendosin maska në transportin publik, që të parandalojnë një valë të dytë të koronavirusit.
“Qytetarët në të ardhmen duhet të ketë këtë lloj mbrojtjeje për gojën dhe hundën dhe ta vendosin atë sa herë që nuk mund të respektohen masat për distancimin social.”-deklaroi ai.
Sipas mediave të huaja ekonomia e Gjermanisë parashikohet të zvogëlohet me 9.8 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, rënia më e madhe që nga fillimi i regjistrave në vitin 1970 dhe më shumë se dyfishi i rënies globale në 2009.
Kujtojmë që Gjermania me gjithë pajisjet mjekësore, ventilatorët në numrin e domosdoshëm dhe gjithë përkujdesin e mjekëve ka rregjistruar deri më tani të paktën 128,000 raste Covid-19, dhe 3,022 viktima që nuk i kanë bërë ballë kësaj beteje.
Burimi: TheSun
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MEKSIKË– Anëtarët e një familjeje kanë sulmuar stafin mjeksor, pasi u ndaluan të shikonin të afërmin e tyre, që kishte ndërruar jetë nga Covid-19.Familja e...
ANGLI-Punonjëset e seksit po kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria – sepse klientët e tyre të martuar kanë ngecur në shtëpi. Eskortat thonë se të ardhura...
UKRAINË– Një vatër e madhe zjarri në Ukrainë ka djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë me të gjithë forcat, pasi f...
Kalofsh përtej të njëqindave Piro Mani!Nuk mund të mos fillonte 14 prilli pa këtë urim për Piro Manin, dekanin historik të regjisurës shqiptare, endsin e magjis...
TURQI– Situata e krijuar nga koronavirusi në Turqi është përkeësuar ditët e fundit pasi numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm. Së fundmi mediat e huaja...
Po kërkoni shembuj të udhëheqjes së vërtetë në një krizë si kjo e pandemisë së koronavirusit? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po...
Itali-Dhjetëra klandesinë ndodhen në mes të detin Mesdhe dhe kërkojnë ndihmë, pasi kanë frikë se mund të mbyten. Autoritetet italiane kanë pikasur një gomone me...
MAQEDONI– Banorët e lagjes “Hasanbeg” në Shkup kanë thyer karantinë duke dalë në rrugë për të protestuar. Mediat vendase shkruajnë se banorët e lagjes ...
Njerëzimi është në luftë me COVID-19. Rreth 2 milionë njerëz në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirus. Ndërkohë, 123,404 kanë humbur jetën dhe ...
KORE E JUGUT– Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-ëha, në një intervistë me FRANC 24, foli për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga Covid-19 të ve...