LIVE UPDATES
Aktualitet

Ulen çmimet e biletave nga Rinasi, sa kushton udhëtimi nëpër Europë

5 Nëntor 2021, 06:05 Nga DOSJA
Ulen çmimet e biletave nga Rinasi, sa kushton udhëtimi

Shtimi i konkurrencës në aeroportin e Rinasit pas hyrjes së kompanive low cost dhe zgjerimit të destinacioneve ka çuar në rënien e çmimeve të biletave.

Drejt qyteteve italiane mund të udhëtohet sot me 20 euro në një drejtim, në qytetet gjermane nga 15-30 euro, ndërsa dhe në destinacione të largëta, nëse prenoton herët në kohë, biletat luhaten nga 60-100 euro në një drejtim. P.sh në Abu Dhabi, biletat variojnë nga 30 në 80 euro në një drejtim, në varësi të sezonit dhe datave ku prenoton.

Për krahasimin e çmimeve të biletave në destinacione të ndryshme janë marrë datat rreth fundit të dhjetorit, (23-28), kur biletat janë përgjithësisht më shtrenjtë për shkak të lëvizjeve të shtuara të sezonit të festave dhe shkurtin (rreth datave 19-24), kur biletat janë përgjithësisht më të lira.

Italia

Për në Milano, në datat 25-28 dhjetor, bileta vajtje-ardhje kushton 60 euro, me Wiiz Air. Në shkurt, kur fluksi i lëvizjeve është më i ulët, çmimet ulen në 20 euro vajtje dhe 20 kthim.

Roma është pak më e shtrenjtë se Milano me Wizz Air, pasi dhe udhëtimet nuk janë të përditshme. Për në kryeqytetin italian, vajtja në 23 dhjetor kushton 28 euro, por kthimi është më i shtrenjtë në 145 euro. Në shkurt, biletat luhaten në rreth 70-120 euro vajtje-ardhje.

Me Air Albania, nga Tirana në Romë në 24 dhjetor bileta kushton 50 euro dhe kthimi në 29 dhjetor është 99 euro. Në shkurt, po me Air Albania, kryeqyteti italian është i arritshëm me 39-57 euro në një drejtim.

Nga Tirana në Verona, me Alba Wings, biletat fillojnë nga 50 euro (një drejtim) në dhjetor, ndërsa në shkurt ulen në 40 euro.

Londra

Në vitin 2020 Londra ia kaloi qyteteve italiane si Milano e Roma, duke u bërë destinacioni kryesor i fluturimeve nga Rinasi. Në 23 dhjetor vajtja drejt Londrës kushton 65 euro, me Wizz Air, ndërsa kthimi në 29 dhjetor është minimumi 100 euro. Në shkurt, Londra është e arritshme me 70-90 euro në një drejtim. Rreth dy vjet më parë, bileta në një drejtim kushtonte të paktën dyfish.

Stambolli

Me Air Albania, në Stamboll në fund të dhjetorit bileta kushton nga 53 euro një drejtim, nga Aeroporti i Rinasit. Po këto çmime janë dhe në muajt e tjerë.

Me operatorin tjetër Pegasus, në dhjetor vajtja në Stamboll në 24 dhjetor kushton 90 euro dhe kthimi në 27 dhjetor 45 euro. Në shkurt biletta ulen në 45-50 euro një drejtim.

Vjena

Në Vjenë me Wizz Air, një biletë vajtje kushton 35 euro në datën 24 dhjetor, ndërsa kthimi në 27 dhjetor është 110 euro. Në shkurt bileta vajtje ardhje drejt Vjenës kushton 90 euro.

Me Austrian Airlines, në dhjetor biletat kushtojnë nga 97 euro një drejtim dhe në këto nivele janë edhe në muajt në vazhdim.

Gjermania

Vitin e fundit janë shtuar ndjeshëm destinacionet dhe operatorët që fluturojnë drejt qyteteve gjermane. Për në Mynih, me Wizz Air, për vajtje në 24 dhjetor është 30 euro, ndërsa kthimi 110 euro. Në shkurt biletat ulen në 30 euro në një drejtim.

Për në Berlin, bileta në vajtje është 35 euro në 24 dhjetor dhe në kthim 65 euro në 27 dhjetor. Në shkurt mund të shkosh në Berlin me 29 euro dhe të kthehesh me 15 euro.

Destinacione të reja

Në Barcelonë në shkurt mund të udhëtohet nga Tirana me 15 euro një drejtim, ose 30 euro në total, me Wizz Air. Në 25 dhjetor Barcelona është e arritshme me 30 euro, ndërsa kthimi në datën 28 kushton 100 euro.

Në Madrid në fund të dhjetorit mund të udhëtohet me 55 euro një drejtim (po aq edhe kthim), ndërsa edhe në shkurt, biletat po rreth këtyre niveleve.

Nga fundi prilli mund të udhëtohet në Malmo të Suedisë me 100 euro vajtje-ardhje, në Billund të Danimarkës me 130 euro vajtje-ardhje.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet çmimet e biletave rinas udhetimet çmimet e biletave rinas udhetimet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet