Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Edhe pse jozyrtarisht, “motorët” për zgjedhje duket se janë ndezur. Kryedemokrati Lulzim Basha, duket se përveshur mengët për sfidën e madhe të 25 prillit, dhe ka filluar më shpërndarjen e udhëzimeve për “zemrën” e Partisë Demokratike. Në çdo bazë, ai ka shpërndarë sesi duket të sillen demokratët gjatë takimeve me qytetarët.
Për të qenë të gjithë uniform, në udhëzim janë përcaktuar fjalët, sjellja dhe gjestikulacioni që duhet të kenë përfaqësuesit e kandidatit për kryeministër të Shqipërisë. Në udhëzimin e siguruar nga “Shqiptarja.com” është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja.
Më tej, sqarohet se në rast se qytetarët bëjnë pyetje të vështira, përfaqësuesit demokratë nuk duhet të gënjejnë, dhe në rast se nuk e dinë, të informohen dhe më pas të përcjellin të dhënat e sakta.
PJESË NGA UDHËZIMI:
Si duhet të sillemi?
-Jini shumë miqësor, plot me energji dhe entuziast.
-Mos improvizoni, por qëndrojuni besnik pyetjeve dhe mesazhit siçështë në formatin bashkëlidhur.
-Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme.
-Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë.
-Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin.
Rreth pyetjes së vështirë:
-Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjeni, mos e improvizoni, mos gënjeni dhe mos e manipuloni përgjigjen.
-Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje.
-Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit tek mbikëqyrësi juaj ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çështja.
Udhëzimi i plotë:
Udhëzim për takimet derë më derë (Canvassing)
Fushata 25 Prill 2021
Ne do të trokasim në shtëpitë e votuesve në dy faza:
1.Herën e parë është prezantimi i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës tek votuesi dhe shumë e rëndësishme është të mblidhen problemet e votuesit. (15 JANAR – 5 MARS)
2.Hera e dytë është prezantimi i zgjidhjeve të Partisë Demokratike për problemet e tyre. (6 MARS – 20 PRILL).
Konkretisht, detyrat e grupeve që do të bëjnë fushatën derë më derë:
Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar {Zyrtari përgjegjës}, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë):
-Për të identifikuar votuesit.
-Për t’u bërë atyre disa pyetje.
-Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre.
-Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera.
-Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës.
Faza e dytë (kandidatët për deputetë, të shoqëruar nga një grup të rinjsh vullnetarë):
-Për t’u treguar votuesve për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.
-Për t’i bindur që të votojnë për Partinë Demokratike.
-Për t’u dhënë atyre një pjesë të literaturës së fushatës (broshurë).
-Për të bashkëbiseduar me ta dhe për t’u prezantuar zgjidhjet që ofron Partia Demokratike për problemet e tyre.
Gjatë kësaj fushate derë më derë nuk duhet të harrojmë se:
-Si parti politike ne jemi për të zgjidhur problemet e votuesve. Ky është misioni kryesor i çdo partie.
-Kjo është ajo që çdo votues pret nga ne.
-Partia që mund ta bindë votuesin se do të zgjidhë problemet e tij, do të fitojë zgjedhjet!
-Kjo është detyra më e RËNDËSISHME në fushatë, më produktive për të siguruar fitoren dhe duhet të bëhet me SERIOZITETIN më maksimal të mundshëm.
Si ta bëjmë fushatën derë më derë?
-Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten. Numri i zyrtarëve përgjegjës, grupeve të vullnetarëve dhe zonat përkatëse, caktohen nga Shtabi në varësi të madhësisë së zonës, numrit të votuesve dhe nevojës për të përfunduar procesin në secilën fazë brenda afatit të caktuar.
-Zyrtari përgjegjës do të shoqërohet nga një ose më shumë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë atë për të regjistruar të dhënat e votuesve, sipas formatit të dërguar.
-Kur të keni mbaruar në terren, vullnetarët dhe zyrtari përgjegjës kthehen në zyrën e Shtabit dhe ju lutemi kaloni menjëherë, por jo më vonë se ditën tjetër, të dhënat në sistemin CRM në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shpejt rezultatet e canvassing dhe të ndjekim progresin.
-Pajisja me Badge për vullnetarin- duke e mbajtur këtë badge do t’ju identifikojë si një vullnetar fushate.
-Pajisja me Broshurat e Fushatës – jepini një nga këto broshura secilit votues.
Çfarë të thuash, si ta thuash atë
-Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë.Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit.Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!
-Tregoni se jeni shumë i interesuar dhe empatik ndaj problemeve të votuesve. Dhe theksoni që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë zgjidhjen dhe i thoni votuesit tek i cili do të shkoni që t’ia paraqisni atij / asaj herën e dytë kur do të vizitojmë këtë votues.Mos harroni ato që thamë më lart për fitoren e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për zgjidhje!
Si duhet të sillemi?
-Jini shumë miqësor, plot me energji dhe entuziast.
-Mos improvizoni, por qëndrojuni besnik pyetjeve dhe mesazhit siçështë në formatin bashkëlidhur.
-Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme.
-Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë.
-Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin.
Rreth pyetjes së vështirë:
-Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjeni, mos e improvizoni, mos gënjeni dhe mos e manipuloni përgjigjen.
-Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje.
-Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit tek mbikëqyrësi juaj ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çështja.
Udhëzime të veçanta:
-Do të zbuloni se pothuajse të gjithë do të jenë të sjellshëm dhe të gatshëm të dëgjojnë.
-Nëse kontaktoni me një person jo miqësor, mos debatoni – thjesht përfundoni bisedën shpejt me një falënderim dhe vazhdoni tutje. -Nëse keni pyetje ose probleme, ju lutemi telefononi mbikëqyrësin tuaj.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sot bëhen 10 vite nga vrasja e katër protestuesve më 21 janar të vitit 2011. Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë homazhe në vendet ku u qëlluan ...
TIRANË– Lëvizja VetëVendosje ka zyrtarizuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlemantarë të 25 prillit. Mësohet se Boiken Abazi do të kandidojë për të...
TIRANË– Një dekadë drejtësi e munguar shprehet ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në përvjetorin e dhjetë të protestës së 21 janarit 2011 duke thë...
TIRANË-Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka kujtuar ditën e sotme 10 vjetorin e vrasjes së viktimave të 21 janarit 2011.Përmes një postimi në rrjete...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se prokuroria duhet të hetojë çështjen e 21 janarit. Në një deklaratë për ‘abcnews’ Minist...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar foton e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila ishte prezente në një p...
Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor 2018, pas një serie akuzash ...
TIRANË– Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ka cilësuar ngjarjen e 21 janarit, si një ndodhi që nuk duhet të përsëritet më në historinë e Shqipërisë...
TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur lidhur me 21 janarit. Në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se socialistët kërkojnë nga dre...
TIRANË– Klajdi Caca është një student që si gjithë bashkëmoshatarët e tij duhet të sigurojë vetë shpenzimet e shkollimit, pasi prindërit i ka të papunë.Në ...