Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
KOSOVË- Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka fituar bindshëm Lista Srpska. Në nivel vendit, zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare, i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë në një intervistë në gjuhën serbe, Albin Kurti thotë se nuk i do në Qeverinë e tij fituesit serbë.
Në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër nga LVV, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbë për t’i marrë në Qeveri, por nuk e do fituesin kryesor të votave serbe në Kosovë, që është Lista Srpska, transmeton Gazeta Express.
I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti ka thënë se ai do të përfshijë partit politike serbe përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet.
“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.
Lideri i LVV’së ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënës se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.
“Nuk mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë në ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë u përmbush dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, e cila duhet të jetë parimore”, thotë Kurti.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.
Marrë nga Ekspres
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje...
KOSOVË- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën ditën e dj...
BRITANI- Prindërit e adoleshentit britanik, Harry Dunn, i cili humbi jetën kur bashkshortja e një diplomati amerikan goditi me makinë motoçikletën e tij,...
TIRANË– Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e par...
BRITANI E MADHE- Deputetët janë kritikuar për tonin e ashpër dhe agresiv të debateve të fundit në Dhomën e Përfaqësuesve.Por në Facebook, gjërat janë shumë më k...
KOSOVË– Kreu i AAK-së, Ramush Haradinja ka vendosur të bëjë një ‘arratisje’ të ëmëbl pas humbjes së thellë që përjetoi në zgjedhjet që u zhvilluan në...
BE- Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç tha se “6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë”.Në reagimin e s...
KOSOVË– Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti ka uruar mes lotësh kundërshtarët e tij pasi po e humb keq kryeqytetin e Kosovës.Me lot në sy, Ahm...
PARIS- Skulptura gjigande e tulipanëve në Paris, e ndërtuar për nder të viktimave të sulmeve në vitin 2015 në qytet është kritikuar, pasi dukej më shumë si mar...
BRITANI E MADHE- Një gjykatës skocez ka hedhur poshtë kërkesën për të detyruar kryeministrin Boris Johnson të kërkojë shtyrjen e largimit të Britanisë së madhe ...