"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mediat greke zbulojnë të shkuarën e errët të ‘Kelit’, pjesë e një grupi ‘gjobëvënësish’
5 Tetor 2021, 13:51Nga DOSJA
TIRANË– Mediat greke kanë zbardhur detaje nga e shkuara e Dikenc alias Kristo Halili alias Keli, i cili u vra dy netë më parë në Athinë. Sipas raportimeve nga prokuroria, Halili ishte pjesë e një një bande mafiozësh që vendosnin ‘gjoba’ ndaj bordellove në në rrugën “Iasonos”, në qendër të Athinës. Në total në këtë shesh janë 30 shtëpi publike nga të cilat ky grup përfitonte nga 60 euro për shtëpi, pra 1800 euro në ditë. Në total fitimet llogariteshin në 600 mijë euro.
Grupi, pjesë e të cilit ishte edhe Halili, njihej si “Adus Mamuta” (s.s.: Nga një kombinim i emrave të drejtuesve të grupit). Në rast se biznesi nuk paguante ‘gjobën’ bordellove u vihej flaka dhe një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2017. ‘Keli’ u hetua për këtë çështje, por nuk u dënua. Për të njëjtën çështje, emri i Halilit është lakuar nga autoritetet greke edhe në vitin 2012.
38-vjeçari shqiptar kishte shpëtuar edhe nga një atentat që i ishte organizuar 11 vite më parë, në vitin 2010. Persona që nuk u identifikuan kurrë i vunë një sasi tritoli në makinë, e cila shpërtheu por pa lënë dëme tek shqiptari, që për fatin e tij të mirë nuk ndodhej në mjet.
Por, ‘Keli’ nuk do të ishte kaq fatlum dy netë më parë, i cili teksa konsumonte një pije në lokalin që menaxhohej prej tij “Dejavu”, mori katër plumba, dy në kokë dhe dy në bark, që i sollën vdekjen. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa pista kryesore e hetimeve është ajo e larjeve të hesapeve.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ligji për të huajt, i cili ka u kthye nga Presidenti Ilir Meta në muajin gusht të këtij viti ka qenë tema e Komisionit të Sigurisë që u mblod...
SARANDË– Flugert Lalaj, me profesion infermier në spitalin e Delvinës është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi kokaine. Mësohet se Lalaj ësh...
LEZHË– 2 milion e 500 mijë e lekë të reja (25 milion të vjetra), armë zjarri, municion luftarak dhe 32 makineta janë sekuestruar në kuadër të operaci...
TIRANË– Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për 9 pozicione për Inspektorë Jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve.Inspek...
TIRANË– Ish-drejtori i IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftari dhe administratori i kompanisë minerare Eljo Elezi janë lënë në arrest me burg. Kjo ishte masa...
TIRANË– Gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo ka humbur betejën me Covid-19, më shumë se dy muaj pas infektimit. Mësohet se Grillo ka ndë...
TIRANË– Motra e Kosta Grillos ka ndarë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të vëllait të saj, komentatorit sportiv dhe gazetarit Kosta Grillo. An...
VLORË- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 18-vjeçar me iniciale Sh. Z. është arrestuar ditën e sotme për shitje dhe ...