LIVE UPDATES
Aktualitet

U ulën pagat, kontrollorët e trafikut ajror paralajmërojnë grevë dhe kërcënojnë me mbyllje: S’garantojmë siguri në f

2 Prill 2021, 16:01 Nga DOSJA
U ulën pagat, kontrollorët e trafikut ajror paralajmërojnë

TIRANË– Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) ka paraaljmëruar protest pasi janë të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë. Në një deklaratë zyrtare, Sindikata shkruan se atyre u janë ulur pagat dhe se u janë pezulluar të drejtat e fituara me kontratën kolektive të punës

Sindikata akuzon se Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë Albcontrol Sh.A. ka shkelur njëherazi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale, marrëdhëniet e punës, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe sigurinë e trafikut ajror në këtë hapësirë në veçanti.

Sindikata kërcënon me mbylljen përfundimtare teksa shton se ndihen të shtrënguar të vënë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore në Republikën e Shqipërisë.

 “Me datë 29.04.2020, nëpërmjet njoftimeve personale, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar se me vendimin numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës së Shoqërisë Albcontrol Sh.A. është vendosur ulja e pagave të tyre  dhe pezullimi i të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punës”. Ndihemi të shtrënguar të vëmë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar,”- thueht ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar. Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA), e cila është organizimi sindikalist i Kontrollorëve të Trafikut Ajror, me anë të kësaj deklarate kërkon  të informojnë opinion publik në lidhje me situatën në gjendet sot menaxhimi i trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë, cënimin e sigurisë dhe paqartësinë që mund të rezultojë në të ardhmen e afërt.

Me datë 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë si pasojë e përhapjes së virusit SARS/COVID -19. Për shkak të prekjes së popullatës në Shqipëri me datë 24.03.2020 Këshilli i Ministrave, me anë të 243, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Republikën e Shqipërisë.

Gjendja e pandemisë botërore krijoi duke filluar që nga muaji Mars 2020 një situatë të vështirë për industrinë e trafikut ajror. Ky trafik dhe e gjithë hapësira ajrore në Republikën e Shqipërisë menaxhohet nga shoqëria Albcontrol Sh.A. e cila është një shoqëri aksionare që zotërohet tërësisht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Fillimisht është e rëndësishme të theksojmë dy fakte tejet të rëndësishme. I pari është se qëllimi tregtar, misioni dhe vizioni i shoqërisë Albcontrol Sh.A. është ofrimi i një shërbimi në kushtet e parrezikshmërisë, sigurisë së jetës së pasagjerëve dhe i orientuar ndaj klientit,. Duam të theksojmë se shërbimi i kontrollit të trafikut ajror nuk është dhe nuk mund të konsiderohet një aktivitet tregtar me qëllim krijimin e të ardhurave. Formulimin më të qartë të këtij parimi e ka bërë Gjykata Europiane e Drejtësisë e cila në vendimin numër C.364/92 përcakton se: “kontrolli i trafikut ajror …(omissis)… është një veprim që përfshin ushtrimin e autoritetit publik dhe nuk ka natyre ekonomike, për shkak se ky aktivitet përbën një shërbim në interes të publikut i cili ka për qëllim të mbrojë njëkohësisht përdoruesin e mjeteve të fluturimit dhe popullsinë mbi të cilën kryhen këto fluturime”. Në një interpretim më të gjërë, të këtij përkufizimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, mendojmë se qëllimi i krijimit të shoqërisë Albcontrol Sh.A. objekti i veprimtarisë së saj dhe misioni që ajo mbart dhe deklaron vetë, në faqën zyrtare ëeb, është: “(Misioni i ALBCONTROL) … të ofrojë shërbime të lundrimit ajror në hapësirën shqiptare (FIR), në kushtet e parrezikshmërisë, cilësisë, kujdesit ndaj mjedisit dhe i orientuar ndaj klientit”, mision i cili nuk ka për qëllim dhe nuk është i orientuar nga krijimi i të ardhurave.

I dyti është vlerësimi i profesionit të Kontrollorit të Trafikut Ajror si një nga profesionet më të vështira dhe më stresuese në rang botëror. Fakti i dytë lidhet ngushtësisht me objektivin e parë të shoqërisë, atë të ofrimit të shërbimit të kontrollit të hapësirës ajrore dhe fluturimeve në kushtet e parrezikshmërisë dhe sigurisë së pasagjerëve. Dëshirojmë të sjellim në vëmendje pozitën e veçantë që gëzojnë Kontrollorët e Trafikut Ajror në mbarë botën për shkak të llojit të punës së kryer dhe përgjegjësisë së jashtëzakonshme që përballohet prej tyre. Së pari për të fituar një liçensë të Kontrollorit të Trafikut Ajror, duhet minimalisht një periudhë jo më pak se 4 vjet. Gjatë kësaj kohe personi duhet të kalojë në disa filtra përzgjedhës. Pas përzgjedhjes duhet të kryejë studime  shumë rigoroze në  një nga akademitë e licensuara evropiane për trafikun ajror ku i nënshtrohet një numri të madh testesh dhe provimesh. Në këto akademi merret formimi bazë dhe vetëm nëse i ke kaluar me sukses të gjithë testet  të jepet e drejta të futesh në një periudhe shumë të gjatë trajnimi me instruktorë të licensuar. Vetem pas kalimit me sukses edhe të fazës së trajnimit, e cila zgjat rreth 2 vite merret aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe lind e drejta e ushtrimit të profesionit. Mbajta e licencës është sërish një process i vazhdueshëm që kalon në disa etapa nga të cilat vlen të përmenden kursi i përvitshëm i emergjencave në një Akademi Evropiane dhe kryerja dhe kalimi me sukses i kontrolleve periodike mjeksore për t’u siguruar që kontrollori është i shëndetshëm  fizikisht dhe mendërisht për ushtrimin e detyrës.

Me datë 29.04.2020, nëpërmjet njoftimeve personale, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar se me vendimin numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës së Shoqërisë Albcontrol Sh.A. është vendosur ulja e pagave të tyre  dhe pezullimi i të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punës. Njofimet nuk janë shoqëruar me kopje të vendimit të sipërcituar. Përpos mos vënies në dispozicion të vendimit numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës,  Kontrolloret  e Trafikut Ajror janë njoftuar me email se paga për muajin kalendarik Prill 2020, paga e kaluar në llogaritë personale bankare, është paga e përllogaritur sipas vendimit të sipërcituar të Këshillit Mbikqyrës, duke i dhënë këtij të fundit fuqi prapavepruese. Pjesa më shqetësuese e vendimit të sipërcituar është riorganizimi i punës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror duke vendosur kalimin e tyre në regjimin “një muaj punë – një muaj pushim” regjim i cili është totalisht në kundërshtim me rregulloret e sigurisë që janë në zbatim në këtë fushë.

Vendimi numër 1, datë 24.04.2020 i Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë Albcontrol Sh.A. shkel njëherazi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrdhëniet kontraktuale, marrdhëniet e punës, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë cënojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe sigurinë e trafikut ajror në këtë hapësirë në vecanti .

Kontrollorët e Trafikut Ajror janë vënë para faktit të kryer për këto vendimmarrje e cila është realizuar pa asnjë proces konsultimi me ta. Sindikata e Kontrolloreve u ka ofruar bashkëpunim drejtuesve të shoqërisë për të dakordësuar një marrveshje sa me realiste dhe të pranueshme për të dyja palët por çdo kërkesë është refuzuar në heshtje.

Në mungesë të komunikimit me drejtuesit e Shoqërisë i jemi drejtuar shkresërisht aksionarit të Shoqërisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe të gjithë institucioneve të tjera të Repblikës përfshirë edhe Këshillin e Ministrave por pa asnjë rezultat. Pas një periudhe 11 mujore gjendemi në të njëjtën situatë dhe pa asnjë rrugëzgjidhje të parashikuar për të ardhmen e afërt.

Situata e cila  zgjat prej më shumë se  11 muajsh ka krijuar një gjendje të rrezikshme dhe nivel stresi shume te madh për kontrollorët e trafikut ajror. Rrezikshmëria lidhet me nivelin e stresit dhe lodhjes mendore e fizike që po mblidhet gradualisht mbi personat fizike të cilët ushtrojnë detyrat e kontrollorëve të trafikut ajror. Sjellim në vëmendje faktin që për shkak të mbingarkesës nervore (stresit) dhe lodhjes fizike, gradualisht Kontrollorët mund të mos jenë në gjendje të kryejnë në nivelin e duhur, ose aspak, funksionet e tyre për krijimin e kushteve të një fluturimi të sigurtë, mbi, nëpër dhe në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Një vijimësi e mundshme e problemeve në asetet njerëzore do të krijonte pasoja të rënda ne lidhje me sigurinë e operimit, që për kompanitë ajrore që paguajnë për këto shërbime është e paimagjinueshme.

Shqetësimi i mësipërm ju eshte bere prezent Kryeministrit Z. EDI Rama, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonjës Belinda Balluku dhe Drejtores së Përgjithshme të Autoritetit të Aviacionit Civil, Zonjës Edlira Kraja nga ana e ATCEUC (Air Traffic Controllers Europian Union Coordination) me shkesën e datës 18 maj 2020 dhe 29 Shtator 2020 te cilën do ta gjeni bashkangjitur, ku e cilëson atë që po ndodh në Shqipëri si unikale dhe të paprecedentë.

Pas një pritje 8 mujore nga kërkesa e Sindikatës drejtuar Shoqërisë Albcontrol Sh.A. për dialog më së fundmi kemi pasur mundësinë të takohemi me Drejtuesit e Shoqërisë për të shprehur shqetësimet e Kontrollorëve për moszbatimin e manualeve dhe rregulloreve të sigurisë dhë cënimin e kësaj të fundit në hapësirën ajrore shqiptare. Qëndrimi i Shoqërisë, në ndryshim nga ai i Kontrollorëve vijon të mbetet i orientuar nga ana financiare dhe jo nga ana e sigurisë, në kundërshtim të plotë me misionin e saj.

Dëshirojmë të theksojmë se si pasojë e Vendimit të sipërcituar të gjitha rregulloret dhe manualet që kanë për objekt sigurinë e fluturimeve janë shkelur e për pasojë, në rastin hipotetik të një ngjarje negative përgjegjësia penale bie drejpërdrejtë mbi Kontrollorët e Trafikut Ajror.

Duke vlerësuar rëndësinë e sigurisë në fushën e aviacionit civil si dhe rrezikshmërinë e cënimit të saj; bazuar në faktin që siguria, vecanërisht në fushën tonë të punës bazohet në gjendjen e mirë psiko/fizike të kontrollorëve si dhe në shpërblimin e drejtë të tyre në raport me rëndësinë e punës që kryejnë, ndihemi të shtrënguar të vëmë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet greva e kontrolloreve te trafikut ajror kontrollorët e trafikut ajror greva e kontrolloreve te trafikut ajror kontrollorët e trafikut ajror

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje