Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SARAJEVË – Përfaqësuesve i serbëve në Këshillin Presidencial të Bosnje-Hercegovinës reagoi për herë të parë pas lajmit të shpalljes “non grata” nga SHBA ditën e sotme. Lideri i Republikës Srpska tha se ai nuk është zgjedhur të përfaqësojë amerikanët, por interesat e serbëve të Bosnjes. Ai shtoi se vendimi i fundit i SHBA-së ndaj tij e motivon më tepër për të mbrojtur të drejtat e Republikës Srpska, që cipas tij janë mohur për 26 vite.
“Unë nuk jam zgjedhur të përfaqësoj SHBA-në, por interesat e Republikës Srpska. Nëse mendojnë se ata do të më disiplinojnë mua kështu, gabojnë rëndë. Tani kam një motiv të ri për të luftuar për të drejtat që na janë marrë në 26 vite”, tha Dodik.
Më tej, zyrtari i lartë serb në Bosnje-Hercegovinë ironizoi SHBA-në duke thënë se një vend që krenohet për lirinë e fjalës dhe shprehjes ka sanksionuar tashmë një media, televizionin e tij “Alternativa Televizija”. Gjithashtu, ai tregoi se Serbia është sulmuar gjithmonë nga faktori i huaj gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, njësoj si sot.
“Ndoshta gjëja e parë që ju kapin sytë është koha kur merren këto vendime është pikërisht në prag të pushimeve të të krishterëve. Historikisht, ne si komb jemi sulmuar gjithmonë gjatë ditëve zyrtare të pushimeve. E di se kush qëndron pas këtij vendimi. Një tjetër gjë që më vjen në mendje është se një shtet që ndihet krenar për të drejtat dhe liritë e njeriut (SHBA) ka sanksionuar një media. Nëse kjo nuk është një sulm kundër lirisë së shprehjes dhe fjalës së lirë, atëherë nuk e di se çfarë është tjetër”, u shpreh kryetari i Republikës Srpska.
Në lidhje me akuzat për shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit, Dodik bëri me dije se nuk e ka të qartë se çfarë pike të saj ka shkelur. Në lidhje me akuzën e korrupsionit, ai pretendon se nuk ka asnjë precedentë të mëparshëm për përfshirje në afera korruptive në Bosnje ose në vend tjetër.
“Herën e parë, ata thanë se unë po shkelja Marrëveshjen e Dejtonit, pa përcaktuar se çfarë kisha shkelur. Tani që po e dëgjoj, akuzohem për korrupsion. Nuk ka asnjë precedentë kriminal ndaj meje për korrupsion në Bosnje-Hercegovinë apo diku tjetër në botë. Vendimi i SHBA për të më sanksionuar mua erdhi gjatë festimeve për 30-vjetorin e themelimi të Republikës Srpska, të cilën ata mendojnë se do të më lëkundë në luftën për të drejtat e Republikës Srpska. Kam frikë se gjithçka që ata kanë bërë është pak për të më ndaluar mua“, përfundoi lideri i komunitetit serb të Bosnjes Milorad Dodik.
Lideri i serbëve të Bosnjes prej kohësh ka ashpërsuar tonet ndaj Perëndimit dhe shtetit boshnjak se Marrëveshja e Dejtonit në 1995 nuk u ka dhënë të drejtat që u takojnë serbëve në këtë shtet. Ai ka thënë se serbët do të shkëputen nga Bosnje-Hercegovina në këtë situatë të papranueshme. SHBA dhe Perëndimi e kërcënuan Dodik me sanksione ndaj tij.
LAJMI KRYESOR: Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve në Bosnjë
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përshëndeti vendimin e fundit të SHBA-së për shpalljen “non grata” të kryetarit të Republikës...
KAZAKISTAN- Protestuesit në Kazakistan po tentojnë të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Nursultan Nazarbayev në rajonin Almaty. Këtë gjë e ka bërë të ditur fa...
KROACI- Një kacafytje ka ndodhur ditën e sotme në kufirin Kroaci–Serbi mes një emigranti nga Kosova dhe një shtetasi serb. Në videon e mëposhtme, shihet shqipta...
KAZAKISTAN – Presidenti i ish-republikës sovjetike të Kazakistanit i bëri thirrje një blloku sigurie të udhëhequr nga Rusia për ndihmë ditën e sotme pasi ...
KAZAKISTAN – Gjendja e rendit dhe sigurisë në shtetin e Azisë Qendrore është përkeqësuar orët e fundit teksa janë vrarë nga demonstruesit 8 policë, ndërsa...
RUSIA – Ekspertët e hapësirës po gjurmojnë një pjesë të raketës ruse që do të bëjë një rihyrje të pakontrolluar në atmosferën e Tokës brenda 24 orëve të a...
ITALI – Pas një dite ndërmjetësimi dhe diskutimi për të frenuar valën e njëmbëdhjetë të virusit, qeveria italiane ka dalë me një dekret-ligj i cili e bën ...
SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi të mërkurën, më 5 janar, se Rusia duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron ...
SPANJË – Një bos i mafias italiane, i cili ishte në arrati për 20 vjet u gjurmua në një qytet spanjoll pasi u pa në aplikacionin e Google që tregon p...
MBRETËRI E BASHKUAR – Një studim britanik ka zbuluar se shumë pacientë me koronavirus kanë raportuar çrregullime të gjumit, por ende nuk është...