LIVE UPDATES
Bota

E panë në “Google Street”, bosi i mafias italiane arrestohet në Spanjë pas 20 vitesh

5 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA
E panë në “Google Street”, bosi i mafias italiane

SPANJË Një bos i mafias italiane, i cili ishte në arrati për 20 vjet u gjurmua në një qytet spanjoll pasi u pa në aplikacionin e Google që tregon pamje në kohë reale të rrugëve të ndryshme “Google Street View”.

Sipas The Guardian, Gioacchino Gammino, një vrasës i dënuar, i listuar në mesin e gangsterëve më të kërkuar të Italisë, u arrestua në Galapagar, një qytet afër Madridit, ku me kalimin e viteve ishte martuar, ndryshoi emrin në Manuel, punonte si kuzhinier dhe kishte një dyqan frutash dhe perimesh. Policia siciliane kreu disa hetime në kërkimin e Gammino, 61 vjeç, dhe një urdhër arresti evropian u lëshua në vitin 2014. I arratisuri u gjurmua në Spanjë, por ishte aplikacioni që ndihmoi për të përcaktuar vendndodhjen e tij të saktë.

Mjeti i navigimit kishte kapur një imazh të dy burrave që bisedonin jashtë një dyqani frutash dhe perimesh të quajtur El Huerto de Manu, ose Kopshti i Manus, në Galapagar. Policia besonte se njëri prej burrave i ngjante shumë Gammino-s, por identiteti i tij u konfirmua vetëm kur ata gjetën një listë për një restorant aty pranë të quajtur La Cocina de Manu ose Manu’s Kitchen. Dyqani dhe restoranti tani janë mbyllur, por policia gjeti një foto të Gammino, të veshur me veshjen e shefit, në një faqe ende ekzistuese në Facebook për La Cocina de Manu. Ai dallohej nga vraga në anën e majtë të mjekrës. Menuja e restorantit përfshinte një pjatë të quajtur “Cena Siciliana” ose darkë siciliane.

Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por detajet rreth kapjes së tij nuk dolën në dritë derisa u raportuan të mërkurën. Detajet u konfirmuan nga prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi, i cili drejtoi hetimet e fundit.  Pas 20 vjetësh i fshehur, Gammino mendoi se kishte arritur të shkëputte të gjitha lidhjet e tij me Siçilinë. Pas arrestimit, ai thuhet se i tha policisë: Si më gjetët? Unë nuk kam marrë në telefon as familjen time për 10 vjet!

Gammino i përkiste një klani mafioz në Agrigento, Siçili, i cili u kap në një grindje të përgjakshme me Cosa Nostra, rrjetin kryesor mafioz të Siçilisë, në vitet 1990. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1984, kur u hetua nga gjyqtari antimafia Giovanni Falcone, i cili u vra nga mafia në një atentat  me bomb në makinë në vitin 1992. Gammino kërkohej për vrasje dhe krime të tjera të lidhura me mafien. Ai u arrestua për herë të dytë në Barcelonë në vitin 1998. Ai kishte vuajtur një dënim të përjetshëm në burgun Rebibbia në Romë, kur në vitin 2002 arriti të arratisej gjatë rrëmujës së xhirimeve të një filmi në burg.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni cosa nostra google maps mafia italiane cosa nostra google maps mafia italiane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet