LIVE UPDATES
Aktualitet

U shkarkua nga KPK, gjyqtarja e Shkodrës bëri deklarim të pasaktë të burimeve financiare

14 Shkurt 2022, 13:58 Nga DOSJA
U shkarkua nga KPK, gjyqtarja e Shkodrës bëri deklarim të

TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë të burimeve të një apartamenti dhe një autoveture, si dhe ka rezultuar në pamundësi financiare për krijimin e tyre. Të ardhurat e përfituara në disa vite nga bashkëshorti i ndjerë nga aktiviteti si inxhinier projektues, nuk e kanë ndihmuar Dedjan për justifikimin e burimeve të këtyre dy pasurive, pasi sipas Komisionit nuk janë deklaruar si gjendje cash në vitet përkatëse dhe as si burime për pagesat e kësteve të apartamenti, ku për rrjedhojë nuk nuk janë konsideruar në analizën financiare mundësitë e kursimeve të mbartura.

Ndërkohë, gjyqtarja Dedja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe e aftë profesionalisht.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Dedja u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian. Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër.

Pasaktësi dhe mungesë burimesh

Dedja ka pasqyruar në deklaratën veting një apartament me sipërfaqe 104 m2 në Shkodër, të blerë me kontratë sipërmarrje të vitit 2010 në vlerën 4 milionë e 680 mijë lekë. Por, sipas KPK, subjekti nuk ka pasqyruar burimin e krijimit të kësaj pasurie në deklaratën “veting” dhe as në ato periodike, duke u gjendur në kushtet e deklarimit të pasaktë.

Gjithashtu, Komisioni konkludon se Dedja nuk ka deklaruar të drejtat reale të kësaj pasurie në vitin 2008, pasi nga hetimi ka rezultuar se në këtë periudhë bashkëshorti ka lidhur kontratën e furnizimit me energji elektrike në apartamentin që ka porositur pas dy vjetësh.

Dedja ka këmbëngulur se kanë filluar të banojnë në atë apartament vetëm në mars të vitit 2009 kur dhe është deklaruar, duke argumentuar se më parë nuk ka pasur konsumim të energjisë elektrike. Por Komisioni vëren se ka pasur faturime për muajin nëntor të vitit 2008 dhe dy muajt e parë të 2009-ës, si dhe i çmon të paqarta shpjegimet e subjektit lidhur me mosdeklarimin e të drejtave reale mbi këtë apartament në vitin 2008.

Sipas KPK, nuk janë ngritur dyshime për momentin e banimit në këtë apartament, por është konstatuar mosdeklarimi i marrdhënies së subjektit dhe bashkëshortit të saj me investitorin, që ka nisur dy vite para nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes.

Pasaktësi janë gjetur edhe në deklarimin e shlyerjes së kësteve të apartamentit. Në 2009-ën, Dedja ka deklaruar shlyerjen e vlerës 2 milion e 180 mijë lekë për llogari të ndërtuesit, por pa shënuar burimin e kësaj shume si dhe as detyrimin e mbetur.

E njëjta situatë është konstatuar në shlyerjen e këstit të dytë në vitin 2010 kur është paguar shuma 2 milionë lekë. Dhe në këtë rast subjekti nuk ka shënuar burimin që ka shërbyer për krijimin e vlerës 2 milionë lekë dhe as detyrimin e mbetur 500 mijë lekë. Ky detyrim nuk është deklaruar dhe gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013.

Nisur nga fakti se subjekti nuk ka pasqyruar burimet e krijimit të kësaj pasurie në kohën reale dhe as në deklaratën “veting”, KPK ka analizuar mjaftueshmërinë dhe ligjshmërinë e të ardhurave për pagimin e kësteve të blerjes së apartamentit duke u bazuar në shpjegimet e subjektit gjatë hetimit administrativ.

Dedja ka deklaruar në pyetësorët e dërguar nga KPK se burimet financiare që kanë shërbyer për këtë blerjen e këtij apartamenti janë të ardhurat nga aktiviteti i ligjshëm privat i bashkëshortit të ndjerë A.D., për “zhvillimin e projekteve për pasuritë e patundshme”.

Ajo ka pretenduar se me deklarimin e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti privat i bashkëshortit për vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011, është ezauruar edhe deklarimi mbi burimin e krijimit të apartamentit në Shkodër. Dedja ka këmnëgulur se nuk do të kishte arsye përse mos të deklaronte këtë burim krijimi përderisa kanë qenë të ardhura të ligjshme, të krijuara nga puna dhe aktiviteti profesional i bashkëshortit.

Ajo ka sqaruar se shuma 2 milionë e 180 mijë lekë është shlyer cash në momentin që janë vendosur në këtë apartament, në mars të vitit 2009 dhe shuma 2 milionë lekë në mars të 2010-ës kur është nënshkruar kontrata. Ndërsa shuma e mbetur 500 mijë lekë është shlyer në vitin 2021, fakt që sipas subjektit pasqyrohet edhe në kontratën e sipërmarrjes.

Por Komisioni konstaton se subjekti dhe personat e lidhur nuk kanë deklaruar në vitet 2008, 2009 dhe 2010 likuiditete apo gjendje cash jashtë sistemit bankar. Për rrjedhojë, KPK e ka kryer analizën financiare për mundësinë e pagesës së këstit të parë 2 milionë e 180 mijë lekë për periudhën janar-mars të vitit 2009 dhe për këstin e dytë 2 milionë lekë për muajt janar – mars 2010.

KPK ka hetuar lidhur me aktivitetin privat të bashkëshortit të subjektit, nga ka rezultuar se ai është regjistruar si person fizik në maj të vitit 2008 dhe në 2012-ën është çegjistruar. Drejtoria e Tatimeve shkodër ka informuar se fitimi tatimor i realizuar nga bashkëshorti i subjektit në vitin 2008 ka qenë në vlerën 4.1 milionë lekë; në vitin 2009 në vlerën 3 milionë lekë; në vitin 2010 në shumën 1.1 milion lekë, ndërsa në vitet 2011 dhe 2012 nuk ka siguruar të ardhura.

Megjithëse këto të ardhura janë provuar me dokumentacion, për shkak të mosdeklarimit të gjendjes cash në vitin 2008, KPK ka përfshirë në analizë të ardhurat e bashkëshortit në mënyrë të drejtë përpjestimore për çdo muaj, ku për tre muajt e parë të vitit 2009 ka rezultuar se ai mund të kishte fituar 661 mijë lekë, duke rezultuar në pamundësi në shumën 1.5 milionë lekë për pagesën e këstit të parë në vlerën 2 milion e 180 mijë lekë.

E njëjta metodologji është ndjekur dhe për pagesën e këstit të dytë 2 milionë lekë në mars të vitit 2010, prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 1 milion e 798 mijë lekë.

Pasi KPK i ka kaluar barrën e provës për këto balanca negative, subjekti ka shpjeguar se për shkak të natyrës të aktivitetit të bashkëshortit, përllogaritja e fitimit neto është kryer gjithmonë për çdo vit në muajin mars të vitit pasardhës, kur dhe përllogaritej fitimi neto i vitit të mëparshëm. Sipas Dedjas, vitimi i vitit 2008 është llogaritur dhe i është paguar tatimi mbi fitimin në mars të vitit 2009.

Subjekti ka theksuar se pikërisht në muajin mars 2009, kur është kryer deklarimi në tatime të të ardhurave të vitit 2008 dhe është paguar detyrimi tatimor për atë shumë, fitimi neto i përllogaritur është përdorur për pagesën e këstit të parë për blerjen e apartamentit.

Dedja ka këmbëngulur se deri më 31 dhjetor të vitit 2008 nuk i dispononte këto të ardhura në banesë, as cash as si likuiditet, pasi ishin në arkën e aktivitetit të bashkëshortit. Sipas saj, gjendja e likuiditetit nga fitimi i këtij aktiviteti përcaktohet në momentin e përmbylljes së llogaritjeve financiare në muajin mars të vitit pasardhës.

Të njëjtën situatë ka prtenduar gjyqtarja Dedja dhe për pagesën e këstit të dytë në 2010-ën.

Nisur nga këto pretendime, KPK ka analizuar legjislacionin e kohës lidhur me momentin e deklarimit në tatime dhe pagimit të detyrimeve tatimore përkatëse. “Në rastin konkret, fitimi i realizuar gjatë vitit 2008 në shumën 4.184.065 lekë, pavarësisht se kur deklarohej për efekt të legjislacionit tatimor, pjesa e pashpenzuar nga fitimet e vitit 2008 do të duhej të ishte deklaruar në DIPP-në e vitit 2008 si gjendje cash. Gjithashtu, fitimi i realizuar gjatë vitit 2009 në shumën 3.076.736 lekë, pavarësisht se kur deklarohej për efekt të legjislacionit tatimor, pjesa e pashpenzuar nga fitimet e vitit 2009 do të duhej të ishte deklaruar në DIPP-në e vitit 2009 si gjendje cash”, argumenton KPK

Trupi gjykues vlerëson se mosdeklarimi i të ardhurave si shtesa të likujditeteve cash në banesë në fund të viteve 2008 dhe 2009, krijon bindjen se këto të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit të subjektit nuk mund të kenë shërbyer si burim krijimi për pagimin e kësteve të këtij apartamenti në mars të vitit 2009 dhe në mars të vitit 2010, duke konkluduar në përfundim të njëjtat balanca negative.

Pasaktësi dhe mungesë burimesh Komisioni konstaton dhe për një automjet tip “Volksëagen Golf”. Ashtu si për apartamentin 104 m2 edhe në këtë rast ka rezultuar se Dedja nuk e ka pasqyruar burimin e krijimit të kësaj pasuri në deklaratën “veting” dhe në atë të vitit 2007, si dhe është konkluduar balancë negative në shumën 590 mijë lekë.

Nga hetimi ka rezultuar dhe një tjetër pasaktësi në deklarimet e pasurive. Në janar të vitit 2017, subjekti ka pasur gjendje në llogarinë e saj vlerën 589 mijë lekë, por nuk e ka pasqyruar në deklaratën “veting”. Kjo pasaktësi është konsideruar në vlerësimin tërësor të kriterit të pasurisë.

Veç balancave negative të konstatuara për blerjen e apartamentit dhe të automjetit, sipas KPK subjekti ka rezultuar me pamundësi financiare dhe në vitin 2016 në shumën 252 mijë lekë.

Marrë nga BIRN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet