VLORË– Policia rrugore e Vlorës ka marrë masa për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera janë arrestuar 5 persona dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 55 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 37 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 16 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
NJOFTIMI i policisë:
Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, janë pezulluar 55 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 37 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 16 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Janë vendosur 1133 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:- 449 masa për tejkalim shpejtësie;- 58 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;- 29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;- 28 masa për përdorimin e aparatit celular;- 108 masa për parakalime të gabuara;- 56 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;- 19 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;- 386 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.Policia Rrugore e Vlorës falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË – Edmond Përdoda, i arrestuari për vrasjen e Preng Simonit dhe Kol Murranit ka deklaruar se e ka kryer krimin e 27 prillit 2020 i vetëm pa ndih...
LEZHË – Ditën e sotme FNSH dhe policia e Lezhës gjeti dy kallashnikovë në fshatin Lam Lukaj, të cilat mendohen se janë përdodur nga vëllerëzit Edmond dhe A...
TIRANË– Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e një grabitje. Policia informon se gjatë natës, persona të p...