Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
Vrasja e Simonit dhe Murranit në 2020/ Edmond Përdoda arrest me burg: E kam kryer vetëm
14 Shkurt 2022, 08:49Nga DOSJA
LEZHË – Edmond Përdoda u dërgua sot para Gjykatës së Lezhës për t’u përballur me akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” për ngjarjen e 27 prillit 2020, ku mbetën të vdekur Preng Simoni dhe rapsodi Kol Murrani në fshatin Lalmi i Ri. Ai u soll para trupit gjykues i shoqëruar nga një furgon policie.
Sot, Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në bashkëpunim me policinë e Lezhës gjetën në fshatin Lalmi i Ri dy kallashnikovë të groposur pak metra larg vendit ku u gjetën trupat e viktimave në pyllin e fshatit. Gjetja e armëve erdhi pas përgjimit ambjental që iu bë 39-vjeçarit Edmond Përdoda në qeli ditët e fundit kur ai po bisedonte me një të afërm. Përdoda i kërkonte që të mos flisnin për vendin ku ishin fshehur armët.
Pasi materialet e gjetura u nxorën në seancën e sotme, Edmond Përdoda pranoi autorësinë e vrasjes së Simonit dhe Murranit. Ai përjashtoi vëllain e tij Aleksandër Përdoda nga ngjarja e ndodhur duke pretenduar se e ka kryer vrasjen e dyfishtë vetëm pa ndihmën e askujt. Më tej, 39-vjeçari ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Çfarë ka ndodhur? Në orët e para të mëngjesit të 27 prillit 2020, Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë me kallashnikov në banesat e tyre në fshatin Lalm i Ri. Trupat e tyre u lanë në pyllin e fshatit për 5 orë dhe u gjetën nga i biri i Preng Simonit. Hetimet e kryera fajësuan vëllezërit Edmond dhe Aleksandër Përdoda duke pretenduar se ekzekutuan dy miqtë Simoni dhe Murrani për konflikte pronësie pasi kishin mbjellë kanabis në tokat e viktimave. Fillimisht, u arrestuar Aleksandër Përdoda për ngjarjen e rëndë, ndërsa pas gati dy vitesh arrati, pasditen e 11 shkurtit 2022 Edmond Përdoda u gjet në banesën e tij në fshatin Lalm i Ri pasi u gjurmua me dron. Një njësit special i RENEA-s e arrestoi në shtëpinë e tij. 39-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj forcave speciale.
VLORË– Policia rrugore e Vlorës ka marrë masa për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin r...
LEZHË – Edmond Përdoda, i arrestuari për vrasjen e Preng Simonit dhe Kol Murranit ka deklaruar se e ka kryer krimin e 27 prillit 2020 i vetëm pa ndih...
LEZHË – Ditën e sotme FNSH dhe policia e Lezhës gjeti dy kallashnikovë në fshatin Lam Lukaj, të cilat mendohen se janë përdodur nga vëllerëzit Edmond dhe A...
TIRANË– Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e një grabitje. Policia informon se gjatë natës, persona të p...