LIVE UPDATES
Politike

U rizgjodh kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi s’i kursen falenderimet: Mora drejtimin në një kohë të vështirë, sapo ki

23 Nëntor 2020, 13:05 Nga DOSJA
U rizgjodh kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi s’i kursen

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim të shkurtër para mediave një ditë pasi u rizgjodh në krye të LSI-së. Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Kryemadhi ka treguar vështirësitë e detyrës, duke u premtuar qytetarëve se partia që ajo drejton do të bëjë më të mirën për vendin.

Të dashur anëtarë të LSI-së! Unë e mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishim dalë në opozitë. Na është dashur të përballojmë sfida e vështirësi të mëdha. Por falë mbështetjes tuaj, falë angazhimit tuaj, ne ia dolëm. Ia dolëm duke fituar sfidën e parë me veten tonë,”-shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi u zgjodh krye të LSI-së me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej duke marrë kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së. Zgjedhjet për drejtuesit e LSI dhe delegatët e Konventës Kombëtare u zhvilluan dje online dhe në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. 

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim! Nuk gjej dot fjalë që t’iu shpreh nderimin dhe mirënjohjen që kam për të gjithë, por me zemër dua t’iu them: Faleminderit! Dua t’iu falënderoj për gjithë përkushtimin, për gjithë vendosmërinë dhe rezistencën, për qëndresën shembullore, por edhe për të gjithë respektin dhe dashurinë që ju më falët në zgjedhjet e 21 nëntorit, të ditës së shtunë, me një anëtar një votë, në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje ishte një manifestim i shkëlqyer solidariteti dhe besimi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një mesazh përgjegjësie dhe angazhimi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është tashmë një sfidë e fituar, së pari me vetveten në një proces rindërtimi e vetëpastrimi, çka më bën mua sot, kryetaren më të nderuar, sepse kam nderin që të kem në krah njerëz të ndershëm, jo vetëm në partinë tonë, por njerëz që punojnë më përkushtim dhe e duan vendin e tyre.
Ndaj ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Prandaj dua me dorë në zemër edhe njëherë të them FALEMINDERIT LSI!

Sot është vetëm fillimi. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që na presin, por ne jemi mësuar tashmë me vështirësitë, sepse ato kanë qenë sfida jonë, sepse ne prandaj jemi bashkë që të fitojmë mbi të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI-së. Dhe që të fitojmë mbi vështirësitë, ne duhet t’u ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që u mungon, atë shpresë e cila i është grabitur dhe vrarë nga qeveria pseudo rilindase.
Ne e kemi për detyrë t’ua kthejmë shqiptarëve shpresën dhe dimë ta bëjmë këtë gjë, sepse ne do të krijojmë vende të reja pune, sepse ne do të ndihmojmë familjet të menaxhojnë kostot e jetesës, të cilat kjo qeveri i ka rritur çdo ditë e më shumë. Ne do të dimë të garantojmë për fëmijët e shqiptarëve që të kenë një arsim të mirë dhe cilësor, në mënyrë të tillë që të gjejnë vende pune me pagë të mirëpaguar. Ne do të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndjehet ë Shqipëri si në shtëpinë e tij.

Unë sot jam e lumtur që LSI vazhdon të jetë partia e të rinjve. Sepse ne nuk themi vetëm që rinia jonë ka nevojë për më shumë mundësi, por ne u japim më shumë mundësi të rinjve tanë. Ne u krijojmë mundësi të rejave dhe të rinjve tanë. Ne u krijojmë shkollim të mirë dhe cilësor, në mënyrë të tillë që ata të gjejnë një vend pune të mirëpaguar, një vend pune në tregun e punës, në të cilin paguhen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë. Ne u krijojmë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë për të qenë qytetarë dinjitozë në shtëpinë e tyre që është Shqipëria, si çdo qytetar europian.

Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë mua një grua e cila është udhëheqëse e një partie politike. Unë dua të dëshmoj se gratë jo mund, por dinë të drejtojnë dhe dinë të përballen me sfidat dhe vështirësitë që kalon çdo lider politik. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen familjet e tyre çdo ditë dhe në një mënyrë më të plotë se kushdo tjetër. Gratë dinë të udhëheqin familjet e tyre, dinë të edukojnë fëmijët e tyre. Ato ditë të jenë edhe udhëheqëse të zonja, prandaj është e nevojshme që të kemi sa më shumë gra dhe vajza në politikë, në mënyrë të tillë që ato të jenë drejtuese për t’u përballur me sfidat dhe për të zgjidhur problemet që u kanë dalë shqiptarëve sot, në këto kushte mjaft të vështira.

Të dashur anëtarë të LSI-së! Unë e mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishim dalë në opozitë. Na është dashur të përballojmë sfida e vështirësi të mëdha. Por falë mbështetjes tuaj, falë angazhimit tuaj, ne ia dolëm. Ia dolëm duke fituar sfidën e parë me veten tonë. Mbështetja juaj ka qenë vendimtare dhe përcaktuese në të gjithë rrugëtimin tim si Kryetare e LSI-së, ndaj unë sot solemnisht shpall sot se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, një parti të mirëpritur jo vetëm për anëtarët e LSI-së, të cilët me një devotshmëri, me një angazhim, me një forcë, në datën 21 nëntor ju drejtuan qendrave të votimit në zyrat e LSI-së, duke i bërë ballë çdo presioni politik, qeveritar, policor dhe rrugaçëror. Treguan edhe njëherë që LSI nuk është më prezente, por një realitet. Një realitet i madh për shpresat e shqiptarëve në të ardhmen. Prandaj ne do të kemi një parti jo vetëm me dyer të hapura për të pritur këdo që do të vijë, por sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët ishin pjesa dërrmuese në të gjithë procesin zgjedhor, jo vetëm në menaxhim, por edhe në procesin e shpërndarjes së mesazhit, të angazhimit, të ndihmës që i dhanë strukturave të LSI-së ditën e zgjedhjeve të 21 nëntorit. Prandaj vazhdoj të ftoj të rinjtë dhe të rejat, që të jenë pjesë e LSI-së, jo për të qenë thjesht anëtarë të saj, por për të qenë vendimmarrës dhe politikëbërës në të ardhmen e LSI-së, në jetën e LSI-së. Por jo vetëm për të ardhmen, por edhe për të sotmen. Sepse sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat. LSI-ja i ka të hapura dyert e saj. T’i imponohemi politikës shqiptare për të përfshirë të rinj dhe të reja, gra dhe vajza, në jetën tonë, në jetën e përditshme të popullit shqiptar, sepse vetëm kështu mund të ndryshojmë këtë realitet të hidhur, vetëm kështu ne mund të krijojmë hapësira dhe të kthejmë shpresën te familjet shqiptare. Faleminderit, Zoti ju ruajttë të gjithëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet brenda lsi monika kryemadhi zgjedhjet brenda lsi

Sondazh

Poll
Politike 23 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një foto nga natyra. Numri një i shtetit ka postuar një foto nga liqeni, teksa rruga shfaqet e mbushur...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit