"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
S’dogji mandatin/ Koka: Jam pjesë e Partisë, përfaqësoj veten. LSI: E kemi përjashtuar!
13 Mars 2019, 11:52Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, i ka kthyer përgjigjie për herë të parë, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas deklaratës së saj se deputetët që nuk pranojnë të japin mandatet rrezikojnë të përfundojnë në kazanin e plehrave si në Ukrainë. I pyetur sot nga gazetarët, Koka tha jashtë Kuvendit se deputetët nuk duhet t’ju binden kryetarëve të Partive.
“Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër”-është shprehur Kryemadhi.
Ndërkohë që Koka tha sot se Kodi Zgjedhor duhet të rishihet.
Deputetët nuk duhet t’i bindet kryetarëve të partisë për tu emëruar apo për tu shkarkuar parlamenti do të humbte funksionit. Sot ajo që është e thënë nga të gjithë forcat politike. Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësjmë veten. Ajo që është për të thënë është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament kumb rëndësinë e tij. Cdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time.
Më tej, Koka ka mohuar përjashtimin e tij nga Partia. Ai thotë se ka marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e LSI. Koka gjithashtu iu ka dhënë fund zërave që e lidhin me një kandidim të tij në Bashkinë Durrës.
“Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Kam marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e LSI. Do të votoja ndryshimet në kodin zgjedhor. Bashkia e Durrësit nuk është më ambicia ime”, tha Koka.
Pak minuta pas deklaratës së Kokës, LSI ka shpërndarë një vendim të datës 22 shkurt ku thuhet se të gjithë kandidatët e e regjstruar në listën shumëemërore të Partisë së tyre për zgjedhjet e vitit 2017, që do të pranojnë mandatin do të përjashtohen nga partia.
Lefter Koka ishte një nga 3 deputetët e opozitës që nuk pranoi të digjte mandatin. Bashkë me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin ata thanë se mandati është i qytetarëve dhe jo i partive.(Lexo ketu)
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Dibër- Kreu i PD-së Lulzim Basha foli nga Dibra për dosjen e shumëpërfolur 184. Basha theksoi se dosja 184 kur të zbardhet do të futë në burg Edi Ramën dhe Yme...
Kukës- Alban Zeneli ditën e sotme u betua në parlament si deputet. Ai zuri vendin e Falmur Nokës, pasi ky i fundit dorëzoi mandatin. (lexo këtu) Ish-deputeti i ...
TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Zaev foli për mbështetjen që Sh...
TIRANË- U zhvillua në Kuvend seanca plenare e 13 marsit 2019, ku janë betuar 7 deputetët e rinj që vijnë nga radhët e PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë që në Kuve...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut pas takimit bilateral zhvilluan dhe një konferencë për mediat.Gjatë k...
TIRANË- Në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, Edi Rama foli edhe për ndikimin rus në Ballkan.(Lexo ketu)I pyetur nga ...
TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, konfirmoi takimin e përbashkët mes 2 qeverive në verën e këtij viti.Zaev tha se takimi do të zhvi...
TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur për çështjen e djeg...
TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka mbërritur në Shqipëri ku ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë të...
TIRANË- Dezertimet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se nuk kanë të ndalur. Pas 6 kandidatëve që u betuan sot si deputetë në Kuvend, të t...