Aktualitet

U plagos në protestë, flet ish-truproja i Berishës: Si më dhunuan mua dhe djalin 5 civilët, na goditën me qytën e armës

  • Protesta/ Berisha nxjerr fotot: Qytetarët janë goditur me qytën e armës nga narko-policia
  • Flet djali i ish-truprojës së Berishës: Si na rrahën pasi thërritën emrin e tim ati (VIDEO)
  • Ymer Çela është shprehur se ai dhe djali i tij janë dhunuar dje në protestën e opozitës nga 5 civilë që dyshon se kanë qenë policë.
    Featured image of article: U plagos në protestë, flet ish-truproja i Berishës: Si më dhunuan mua dhe djalin 5 civilët, na goditën me qytën e armës Ymer Çala , ish-truproja i Berishës

    Tiranë– Një nga protestuesit e djeshëm të opozitës Ymer Çela, ish-truproja i Sali Berishës është shprehur se është dhunuar dje nga 5 civilë. Ai shprehet se bashkë me djalin kanë përfunduar në spital pasi civilët i kanë gjuajtur me qytën e pistoletës.

    Çela ka marrë plagë në kokë dhe duar dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ai thekson se kanë protestuar në mënyrë paqësore por janë dhunuar nga disa cilvilë që dyshon se kanë qenë policë.

    “Jemi në të drejtën tonë për të protestuar. As që iu kisha ndonjë hak dhe as ndonjë borxh njeriu. 5 policë më vëzhguan mua, unë isha me djalin dhe njëri prej tyre më kanë qëlluar në kokë me qytën e pistoletës.  Ndërhyri djali, goditën edhe atë. Unë dyshoj se ishin punonjës policie. Civili nuk mban pistoletë në protestë. Ne ishim familjarë dhe protestonim. Ishim duke marshuar te parlament. Djali vijon të jetë në spital në gjendje të rëndë. Plagë kam marrë në kokë edhe këmbë. Isha me serume.  Humba shumë gjak. Në kokë kam marrë dy plagë. Djali është sulmuar si unë, është në gjendje të rëndë. Djali ka marrë plagë në kokë, pas veshit dhe mezi mbushet me frymë .

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    I mori një qytetari flamurin e LSI-së, dhe kërkoi që të më nxirrte sytë me flamurin. Më pas u përleshëm me tifozët e LSI-së. Ne ishim si qytetarë, nuk ka fyer asnjë punonjës policie, nuk i jap dot dum kësaj”, u shpreh Ymer Çela.

    Dhuna ndaj tyre fillimisht u denoncua nga ish-kryeminstri Sali Berisha i cili hodhi akuza se dhunën e kishte bërë Policia e Shtetit.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment