"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Politike
U pezullua nga PD, Bumçi: Nuk ia kemi mbyllur derën Bashës, do zgjidhet kryesia e re
11 Janar 2022, 18:48Nga DOSJA
TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi reagoi pas pezullimit të përkohshëm nga PD ditën e djeshme. Ish-deputeti demokrat tha se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha mund të bllokonin hyrjen e kryetarit të PD Lulzim Basha në PD, por nuk zgjodhën këtë mënyrë. Për sa i përket pezullimit të tij, Bumçi tha se nuk e njeh këtë vendim të Kryesisë së PD pasi kjo Kryesi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. Ai premtoi se do të zgjidhet kryesia e re në ditëte ardhshme.
Në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë e PD, Bumçi përmendi se xhamat e PD u thyen qëllimisht nga brenda për të dëmtuar në kokë protestuesit.
“Basha është pakicë poshtë 10%. Nuk ka ndodhur në 30 vite që të mbyllen dyert e PD. Ne nuk ia kemi mbyllur dyert Bashës. Do të zgjidhet kryesia e re, se s’ka më kryesi. Basha është shkarkuar nga PD. Ne dinim të mblidheshim para PD dhe t’i bllokonim hyrjen. I shkruam letër para vitit të ri, që të lironte zyrën. Basha mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja. U thyen xhamat në katin e dytë që t’u binin protestuesve mbi kokë në 8 janar”, u shpreh ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.
Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKUP – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me krerët më të lartë sht...
TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie Xhemal Gjunkshi publikoi deklaratën e tij në mbledhjen e djeshme t...
TIRANË – Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gazment Koduzi e konsideroi protestën 8 janarit në selinë blu njësoj si ngjarjet e dhunshme në vit...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se zgjidhja për situatën në Partinë Demokratike mund të zgjidhet vetëm ...
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se disa deputetë po i bashkohen lëvizjes së tij kundër liderit të opozitës Lulzim Basha dhe krye...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ndërkombëtarët do të qeshin kur të lexojnë se ai është përjashtuar nga Partia Demokratike. I ft...