LIVE UPDATES
Politike

U përjashtua nga grupi parlamentar, Shehu: Berisha ende pjesë e PD në Kuvend, vendimi i Bashës i pabazuar në statut dhe rre

13 Shtator 2021, 19:30 Nga DOSJA
U përjashtua nga grupi parlamentar, Shehu: Berisha ende pjesë e PD

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, PD ndodhet në një situatë të vështirë aktualisht.

Ai shtoi se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha nuk duhej të merrej individualisht, por i konsultuar me Këshillin Kombëtar.

Shehu shtoi më tej, se Sali Berisha është historia e PD dhe vendime kaq madhore nuk duhej të merren vetëm. Ai solli në vëmendje këtu djegien e mandateve, një vendim sipas tij i marrë fillimisht nga Luzlim Basha, e që sipas ish-ministrit rezultoi një dështim.

“Unë konsideratat e mia për Berishën i kam shprehur me kohë. E njoh dhe kam shpreh të gjitha konsideratat për të dhe mendimet personale në mënyrë për idenë, kërkesën, për të mos qenë ai pjesë e Parlamentit shqiptar. Ai ka të gjitha atributet legale për të qenë pjesë e PD dhe Kuvendit. Janë disa gjëra që duhen respektuar sepse lidhen me realitetin, mbështetjen e elektoratit. Unë këto konsiderata i kam thënë. Kjo është demokracia. Ajo që mua realisht, unë e thash dhe atë ditë në PD, që më ka zemëruar, është mosrespektimi i forumeve demokratike dhe vendosja e një vendimi madhor, që ka të bëjë dhe me personalitetin më të madh të PD, me historinë e PD, ka të bëjë me të gjithë ne, jo me një njeri të vetëm. Është një vendim i rëndësishëm që duhet të merret duke respektuar rregullat e PD. Janë vendime që nuk merren nga një person”, theksoi Shehu.

Janë anashkaluar strukturat?

Tritan Shehu: Unë mendimin tim për Berishën e kam thënë. Unë them që Berisha është pjesë e grupit të PD, sepse s’ka një vendim nga këshilli kombëtar, apo anëtarësia. Këtu kemi një masë ndëshkimore që duhet të kalojë instancat e PD për tu quajtur legale. Pra në këtë mënyrë mendoj që u nisëm me këmbën e gabuar. U vendosëm njëherë në rastin e faktit të kryer, kur ishte djegia e mandateve. Këtu jemi sërish para faktit të kryer, por të një vendimi madhor. Përsëritja e këtij veprimi, për një qëndrim kaq madhor, mua më duket një gjë e gabuar, që duhet nuk qëndron. Janë shkelur konceptet e bashkëpunimit të një partie demokratike.

Hera e parë që merret një vendim i tillë?

Tritan Shehu: Ka pasur dhe herë të tjera që janë bërë gabime, pork jo s’duhet thënë që duhet të thellojmë gabimet. Mençuria e një force politike është të mësoj nga gabimet. Statuti ynë është i përputhshëm me partitë evropiane, nuk mund të shkelen këto parime. Gjërat thuhej hapur, duhej diskutuar.

Si do të vendosej nëse hidhej në votë?

Tritan Shehu: Unë nuk parashikoj që çfarë do të ndodhte. Unë që jam një nga adhuruesit e SHBA, të demokracisë amerikane, e them qartësisht që SHBA-të nuk kërkojnë të shkelen Kushtetutat, statuti, pra mendoj që gjëra më e mirë është që të respektojmë rregullat e lojës, transparencës. Unë mendoj që ky është problem i madh që ka ndodhur dhe e ka vendosur në pozitë të vështirë PD. Partia Demokratike s’është pronë e kryetarit, është parti e madhe. Pra një parti e tillë nuk mund të vihet përballë faktit të kryer për një çështje të rëndësishme. Kjo më ka shqetësuar. E them përsëri me sinqeritet dhe vendosmëri që duhet të dalim nga spiraleje të mosrespektimit të statutit. Unë e them përsëri, që vendimi nuk është finalizuar. Për mendimin tim personal, Berisha është pjesë e PD. Unë si një nga anëtarët më të vjetër në PD, si ish kryetar i saj e them këtë gjë, me qartësi, që dëmet vijnë kur nuk respektohen rregullat e brendshme.

A keni konsideratë për zotin Basha?

Tritan Shehu: Absolutisht, e kam mbështetur. Por ama duhet thënë e vërteta kur gabohet. Gjëja më e mirë e një partie politike është të respektohen rregullat e lojës, statute, transparenca.

Ku duhet të kishte ndodhur kjo në Këshill Kombëtar?

Tritan Shehu: Po, statuti e thotë qartësisht. Pra nuk është se do të shpiknim ndonjë gjë. Do të jem në krah të drejtës, së vërtetës, për t’u future në rrugën e ndryshimit. Unë do të jem në këtë rrugë dhe asnjëherë s’e kam fshehur konsideratën që kam për Berishën.

Rrezikoni veten tuaj?

Tritan Shehu: Pse është krim të kesh respekt për zotin Berisha? Ku jemi këtu? Këto gjëra nuk shtrohen më. Unë gjithmonë them që e vetmja zgjidhje për të dalë nga gabimet është respektimi i transparencës, i dialogut, që mund të jenë të njëjta apo të kundërta dhe vendimeve finale në bazë të gjykimeve kolektive. Jo të merren vendimet si fakt i kryer, kjo është e gabuar. Gjëja që rrezikon një forcë politike janë vendimet jo të bazuara në këto element.

Ju mendoni se largimi i Berishës do të na kthejë në pushtet? Jo. Ju shtruat problemin mes mazhorancës dhe opozitës. Unë kam qenë gjithmonë pro bashkëpunimit. Kjo ka qenë një nga arsyet që kam qenë kundër dorëzimit të mandateve. Unë kam qenë gjithmonë që duhej të gjenden rrugët e komunikimit. Duhet një besueshmëri reciproke. Fatkeqësisht Rama ka shkelur çdo marrëveshje të bërë me opozitën, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Rama e shkeli me këmbë atë marrëveshje. Kërkoi të denigrojë opozitën dhe PD, duke gatuar në parlament një marrëveshje komplet tjetër. Në këtë mënyrë mendoj që Rama ka thyer qartë besimin opozitë-mazhorancë. Duke parë si është kjo mazhorancë, unë e konsideroj të vështirë një marrëveshje me mazhorancën. Kjo mazhorancë ka numrat për të qeverisur, si pasojë e masakrës zgjedhore të 25 prillit, por ia që i ka.

A jeni opozitë e bashkuar?

Tritan Shehu: Unë mendoj që jemi më të dobët sot. Jemi në një moment të vështirë që duhet të kalojmë. Masakra zgjedhore e 25 prillit, ishte një moment tragjik për demokracinë shqiptare. Duhet të ulemi, të diskutojmë qartë gjërat midis nesh, të rregullojmë gabimet e të ecim përpara.

Berisha ka paralajmëruar aksionin e vet. Kjo nuk e dobëson çështjen e brishtë që ndodhet PD?

Tritan Shehu: Çdo aksion që është në të mirë të PD nuk e dobëson atë. PD ka nevojë t’i tregojë shqiptarëve që do të respektojnë rregullat e brendshme, për këtë ka nevojë PD.

A i shkon për shtat kjo luftë PD?

Tritan Shehu: Unë shpresoj se këto gjëra duhet të kalojnë, duke respektuar statutin, të gjithë do të luftojmë për këtë PD.

Marrë nga Balkan Web

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha tritan shehu lulzim basha sali berisha tritan shehu

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!