LIVE UPDATES
Aktualitet

U nda nga jeta në moshën 84-vjeçare/ Agim Xhafka prek me fjalët për Dhimitër Orgockën: Jetonte si artist, punonte dhe sh

3 Janar 2021, 21:37 Nga DOSJA
U nda nga jeta në moshën 84-vjeçare/ Agim Xhafka prek me

TIRANË- Gazetari Agim Xhafka, ka shprehur ngushëllimet e tij për regjisorin Dhimitër Orgocka, i cili humbi jetën në moshën 84-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale, në 1 janar të këtij viti.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Xhafka thotë se u nda nga jeta një person me karakter të fortë dhe që luftoi dhëmbë për dhëmbë me jetën. Ndër të tjera ai thotë se regjisori nisi karrierën e tij në moshën 15 vjeçare, dhe nuk rreshti së pushuari në dekada si aktor skene e filmi e mbi të gjitha si regjisor.

POSTIMI 

Dje u shua regjisori Dhimitër Orgocka. Një ikonë e artit korçar,por dhe atij kombëtar. Një karakter i fortë që u ndesh dhëmb për dhëmb me jetën. E nisi si kërcimtar në moshën 15 vjeçare,nuk rreshti në dekada si aktor skene e filmi e mbi të gjitha si regjisor. Hera herës si punëtor ngarkim shkarkimi kur egërsohej lufta e klasave. Teatri Çajupi ka plot diamantë,por Taqka qe më rrezatuesi,nga që pati plot prodhim e jetëgjatësi në skenë.Te varrezat e Korçës sot u dëgjua muzika. Binte fizarmonika e klarineta. E kishte lënë amanet Dhimitri përcjelljen me kaba. Unë që e njoh mirë atë ikjen me melodi e shpjegoj prej Dhorës,dashurisë së madhe të tij. Dhorkën e rrëmbeu para shumë vitesh një sëmundje e rëndë dhe Dhimitri atë ditë u përgjysmua. Jetonte si artist,se ashtu i dukej që Dhorën e ndeshte çdo ditë,ndërsa si njeri hyri në korridorin e errësirës. E nga intervistat që jepte,nga gulçi se askush nuk më pret te dera,e kishte si një lutje zotit ta çonte te dashuria e vet. Punonte dhe shpresonte të fluturonte atje lart,te ai ylli atje ku e priste ajo. Kaq dëshirë të fuqishme e kish sa kërkoi,më përcillni me kaba,me fizarmonikë e klarinetë. Si përcjellja e nuseve kur dalin nga shtëpia. Qajnë për nënën e babain,po u rregëtin zemra nga lumturia që po shkojnë te krahët e fuqishëm të burrit.
Dje varrezat në Korçë jetuan një çudi që s’qe çudi. U përcoll me kaba Dhimitër Orgocka. Qe vdekje e kollajshme,e tërhoqi ëmbël andej matanë Dhora,gruaja e tij artiste. Ashtu si Romeon që dashuria për Zhuljetën e çoi te gota e helmit për t’u shtrirë të dy te i njëjti varr…

Dhimitër Orgocka, humbi jetën në moshën 84 vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Dhimitër Orgocka ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime, si dhe ka vënë në skenë 104 premiera në teatër si regjisor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara