"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
26 Nëntor 2019, 20:16Nga DOSJA
Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq dhe mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës ku po qëndronin pas tërmetit të tmerrshëm i cili e goditi mbrëmë Shqipërinë duke e gjetur kështu vdekjen. Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Asaj vite më parë iu shua edhe një djalë. Express iu sjellë rrëfimin e dhimbshëm nga Livoçi i Gjilanit.
Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar po merreshin një kohë të gjatë.
Por e hëna doli të jetë fatale për këta dy vëllezër. Ata njëjtë sikur mijëra shqiptarë të tjerë u goditën mbrëmë rreth orës 04:00 pas mesnate nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të rihterit duke mbetur kështu nën gërmadhat e hotelit ku po qëndronin.
Për fatin e tyre nuk u ditë asgjë për më shumë se 15 orë. I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeçar. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini 32-vjeçar.
Gazeta Express, sot ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy vëllezërve në fshatin Livoç të Gjilanit. Ata janë të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë.
“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjeshtë nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllëzërve tashmë të ndjerë.
Dy vellezerit e ndjere Shemsedin e Isa Abazi
Ata tregojnë se Shemsedini e Isai, kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër tjetri dy.
Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale.
Por kjo familje para shtatë viteve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therë me thikë në një pishinë ku nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.
Por çka dihet deri më tani për tërmetin vdekjeprurës që e goditi mbrëmë Shqipërinë
Deri më tani të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.
Sipas emergjencave civile, si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 20 persona nga shembja e pallateve, ndër ta edhe dy të mitura. Po ashtu, bëhet e ditur se rreth 40 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë.
Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.
Ndërkohë, ekipe të shpëtimit nga të gjitha vendet e rajonit janë nisur për në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë vendit.
Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës u janë bashkuar autoriteteve në Shqipëri në operacionet e kërkim shpëtimit.
Gjithashtu, misionet e huaja të emergjencave civile nga Gjermania, Italia, Franca, Zvicra dhe Greqia kanë filluar të arrijnë në Shqipëri për të ofruar ndihmën e tyre./GazetaExpress/
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë duke shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur ka sjellë panik dhe frikë edhe te të burgosurit, të cilët ...
TIRANË- Shumë shtete të Evropës kanë dhënë ndihmta të shumt apër shqipërinë, sot në situatën pas tërmetit.Sipas informacioneve mësphet se dy helikopterë të...
THUMANË– Pëllumb Gregu është shpëtuar nga rrënojat e banesave në Thumanë. 60-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë menjëherë pa...
TIRANË- Pas fjalës së tij para gazetarëve nga spitali i Tramuës, kryeministri Edi Rama ka vizituar disa prej të shtruarve, të cilët kanë mbetur të lënduar ...
TIRANË– Pas fjalës së tij para gazetarëve nga spitali i Tramuës, kryeministri Edi Rama është takuar me një grua, e cila me lot në sy i ka qarë hallin. Ajo ...
DURRËS– Një tjetër i mbijetuar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Thumanë.Personi që duket në fotot e mëposhtme ende nuk...
DURRËS- Shpëtohet nga rrënojat në Thumanë Lindita Cara. Sapo është nxjerrë nga zjarrfikësit grekë, e reja është dërguar me urgjencë në spital. Ndrëkohë që ...
DURRËS– Zbulohen emrat e dy vëllezërve nga Kosova që gjetën vdekjen nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që ra orët e para të mëngjesit të sotëm. Më...
DURRËS- Tërmeti 6.3 ballë me epiqendër në Durrës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përveç pallateve, hoteleve dhe shtëpive të shembura,...