LIVE UPDATES
Aktualitet

“U martua me një vajzë serbe, prandaj…”/ Frrok Çupi: Martin Camaj s’ushtroi kurrë akte spiunazhi, po

15 Korrik 2020, 06:29 Nga DOSJA
“U martua me një vajzë serbe, prandaj…”/ Frrok

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në studion e emisionit “Provokacija” debatin publik për etiketimin e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Çupi tha se ato që janë shkruar për këto dy figura nuk janë të vërteta. Ai tha se dokumenti nuk ka as firmën dhe as shkrimin e Martin Camajt, por shtoi se edhe po të faktohej kjo gjë, sërish dokumenti është bosh.

Ai rrëfeu edhe takimin me Camajn në Gjermani, dhe arsyen pse ai nuk vinte më në Shqipëri.

“Ato që janë shkruar nuk janë të vërteta. Dokumenti është një dokument i lëshuar në datë 10 Maj të vitit 1948 dhe nuk ka as shkrimin as firmën e Martin Camajt. Edhe sikur të ishte, kjo është bosh, sepse Martin Camaj nuk ushtroi kurrë akte spiunazhi. Një pas një të gjitha janë të pavërteta. Dhe fakti që u martua me një vajzë serbe. Në kohën kur kam lexuar fshehurazi Martin Camajn, na vinin libra nga Kosova. Poezitë e tij i kam lexuar fshehurazi. Unë para se ta takoja Martin Camajn mendoja se ka qenë vërtetë agjent. Por përderisa ka qenë patriot në dobi të Shqipërisë të gjitha janë të justifikuara. Camaj dhe Koliqi kanë qëndruar në elitat e Europës. Martin Camaj jetonte si fisnik. Ai kishte marrë vesh se ndodhesha në Gjermani për një konferencë në emër të PD-së. Më ftoi në shtëpi dhe më pas kemi qëndruar në darkë deri në 12 të natës. Kemi biseduar për shumë gjëra. Ishte shtatlartë. Më tha që kam vetëm një vit jetë sepse ishte i sëmurë. Pastaj më ka ftuar në studion e tij. Fliste një shqipe të kulluar, një gegënishte të ardhur në gjuhën standarde. Në tavolinën e tij vinte çdo ditë shtypi shqiptar. Më tha se nuk donte të vinte në Shqipëri. Tha se i kujtonte vrasjen e shokëve të tij dhe se letërsia e realizmit socialist i kishte transformuar vendin që mbante mend. Një detaj interesant është se thonë se merren me Martin Camajn por as 1/1000 nuk është ajo që thonë. Martin Camaj e donte atdheun e tij. Martin Camaj kishte kontakte të vazhdueshme me politikën gjermane. Ishte nëpunës i lartë i shtetit të Bavarisë. Koliqi ka një shënim diku ku thotë “Pse më sulmojnë kaq shumë këta të mërgatës”. Dhe i thonë ngaqë nuk je si ata. Koliqi ka thënë se ka gabuar dhe e ka munduar këtë gjë nëpër postet ministrore. Koliqi arriti të hapë 173 shkolla fillore në Kosovë dhe tre të mesme”, tha Çupi.

Studiuesi Auron Tare pak ditë më parë publikoi një shkrim i cili shkaktoi shumë debat, për dy figurat e shquara të letërsisë shqiptare Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

Tare në shkrimin e tij, pretendon se dy shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kishin qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve Gentjana Sula ka reaguar duke thënë se ka nisur hetimi administrativ, për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj dixhitale të Martin Camajt.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ernest koliqi frrok çupi martin camaj ernest koliqi frrok çupi martin camaj

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit