"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vrasja e Fridman Xhaferrajt në Korçë, viktima iku nga shtëpia një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë, pista krye
17 Qershor 2021, 08:40Nga DOSJA
TIRANË–5 ditë pas gjendjes së trupit të pajetë të Fridman Xhaferrajt, policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimin e ngjarjes, ndërsa deri më tani pista kryesore për shkakun e vrasjes është ajo e larjes së hesapeve. Vetëm një ditë para vrasjes, viktima i kishte thënë familjes se do nisej për të punuar drejt Greqisë. Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në arrest shtëpie.
Në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25- vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur. I vëllai i ka deklaruar policisë që Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Prokuroria mendon se i riu është vrarë për larje hesapesh, e shkak mund të jenë bërë konfliktet e mëparshme të viktimës. Përfundimi i hetimit të deritanishëm tregon se 25-vjeçari është vrarë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.
Si u zbulua vrasja?
Ditën e diel, trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar. Përfundimi i autopsisë pritet të zbulojë shkakun real të vdekjes së të riu, ndërsa në burg është Lulzim Spahija dhe një person i tretë.
(a.b;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokurori i Prokurorisë së Tropojës, Agim Dalipaj është shkarkuar gjatë seancës së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në seancën ...
TIRANË –Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 9 persona të cilët janë kapur në flagrancë me sasi lëndësh narkotike, duke dretuar automjetin në gjend...
TIRANË– Kreu i delegacionit i OSBE-së, në Tiranë, Vincenzo Del Monaco ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën që u zhvillua kundër trafikimit të qën...
DURRËS-Dy të rinj janë ndaluar nga policia e Durrësit pasi i kanë vjedhur një shtetasi të huaj në bregdet një sasi parash.Janë ndaluar dy persona përkatësi...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacioni ‘Parku’ që u finalizua pas 1 viti, e që vuri në pranga 12 persona dhe shpalli në kërkim 6 të tjerë...
DURRËS– Qyteti bregdetar i Durrësit është mbuluar sot nga mjergulla. Kjo e fundit ka sjellë vështirësi edhe në portin e qytetit duke krijuar edhe vështirës...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik klandestinësh. Mësohet se uniformat blu arrestuan në flagrancë të mërkurën, Gjovalin La...
TIRANË– Nisi që në orën 10:00 por deri në 22:00 të darkës nuk kishte një vendim, duke e shtyrë seancën për sot. Togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese do të ...
TIRANË– Enver Diva është një nga të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, por që u ndalua të kryente vrasjen pasi u infektua ng...