Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla: Ngadalësojmë punën, deputetët do të shpërndahen në ...
Aktualitet
U largua duke çaluar, kamerat e sigurisë pikasën autorin e vrasjes së Ahmet Toskut, lloji i armës me të cilën u ekzekutua
27 Tetor 2020, 17:40Nga DOSJA
TIRANË– 12 kamerat e sigurisë, të biznesve rreth vendit ku u vra Ahmet Tosku kanë pikasur autorin e krimit. Në disa prej pamjeve filmike, autori i ngjarjes shihet me kapuç në kokë që të mos identifikohej dhe pistoletën në dorë. Ai është fiksuar duke ikur me vrap mes rrugicave të lagjes, ndërkohë që detaji që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, është fakti që i riu çalon.
Grupi hetimor rrëfen gjithashtu se arma që është përdorur në këtë krim, është shumë e veçantë. Me një pistoletë të atij lloji, sipas grupit hetimor, janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri. Edhe pse ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor e ka vënë në shënjestër një person, dhe ai është fqinj me viktimën, banon pikërisht në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Sot Ahmet Tosku u përcoll për në banesën e fundit. Dosja.alraportoi se edhe pse Tosku ishte një njeri i qetë dhe pa probleme, pistat ku po hetohet janë dy. Daja i viktimës ka kryer një vrasje para shumë vitesh, por siç duket gjakmarrësit nuk kanë harruar. Grupi hetimor, po heton në lidhje me mundësinë se për të marrë hakun e personit të vrarë, të afërmit e të vrarë nga daja i Toskës, i morën jetën nipit të autorit.
Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të vetë 50-vjeçarit, në shtetin fqinj. Ahmet Toska ka qenë emigrant për disa kohë në Greqi dhe konfliktet që ka pasur atje, mund të jenë zhvendosur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ku dhe vetë viktima jetonte. Gjithsesi, hetimet vijojnë dhe ende nuk ka asgjë të qartë mbi motivet e vrasjes së 50-vjeçarit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Studioja muzikore e këngëtarit Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik, është sulmuar. Ka qenë vetë reperi që e ka bërë me dije këtë sulm, te...
ITALI- Policia italianë ka shkatërruar një nga bandat më të rrezikshme të drogës në Itali. Kjo bandë ishte në hetim për 5 muaj nga policia e italisë. Banda vepr...
Tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve Gjykata e Kavajës ka përfunduar në qershorë pa shumë zhurmë një prej çështjeve të ngritura pas denoncimit të KQZ-s...
SHQIPËRI– 487 viktima, 8,434 të infektuar aktivë dhe 10,808 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Sh...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë është mbyllur ditën e sotme. Mbyllja e institucionit ka ardhur për shkak se disa punonjës janë infe...
FIER– Mes lotësh dhe kurorave me lule, 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua një ditë më parë teksa përcillte të shoqen për në punë, është përcjellë...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme e ftuar në virtualisht në Komisionin e Edukimit ka thënë se duke qenë se situata e koronavirusit po pë...
ELBASAN– Një mami, 50-vjeçare, e identifikuar si Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar me Covid-19. Mësohet se Ilirjani,...