Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
Shkatërrohet banda shqiptare e droges në Itali, në pranga 4 nga 9 anëtarët e saj
27 Tetor 2020, 17:16Nga DOSJA
ITALI- Policia italianë ka shkatërruar një nga bandat më të rrezikshme të drogës në Itali. Kjo bandë ishte në hetim për 5 muaj nga policia e italisë. Banda vepronte në qytetin e Frosinones ku shitja e drogës në rrugë ishte aktiviteti i tyre më fitim prurës.
E gjithë banda ishte e kryesuar nga dy shqiptarë të cilët kishin marrë një shtëpi më qira në qendrën e qytetit. Ata merrnin shqiptarë të cilët shkonin në Itali me vizë turisti për 3 muajë dhe vijonin punën e tyre në shpërndarjen e drogës. E vetmja gjë që kërkonin ata ishte që shqiptarët që shkonin të mos ishin të dënuar më parë, pasi nëse kapeshin do të ishte më e lehtë që të merrnin ulje dënimi.
Në bandën kriminale të dy shqiptarëve ishin edhe 1 çift italian, të cilët shërbenin si vëshgues. Ata jetonin afër banesës që kryhej biznesi kriminal dhe e ruanin atë në rast se mos shfaqej policia. Sipas mediave italiane të rinjtë e shisnin drogën me lekë në dore ndërsa për ata që nuk i kishin të ardhurat mund edhe t’i merrnin me anë të sendeve me vlerë.
Ditën e sotme u krye operacioni në banesën e e marrë me qira, ku dhe u arrestuan 4 nga 9 antarët e kësaj bande. Të arrestuarit ishin 2 shqiptarë ku një nga këta u la në burg, ndërsa 2 italianë dhe shqiptari tjetër u lanë në arrest shtëpie. Gjatë hetimeve të bëra nga grupi hetimor u zbardhën 900 aktivitete tregëtimi droge me një vlerë prej 16 mijë euro. Policia gjithashtu kanë lënë në arrest shtëpie, 6 blerës të kokainës të cilët u zbuluan pas shkatërrimit të grupit kriminal.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve Gjykata e Kavajës ka përfunduar në qershorë pa shumë zhurmë një prej çështjeve të ngritura pas denoncimit të KQZ-s...
SHQIPËRI– 487 viktima, 8,434 të infektuar aktivë dhe 10,808 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Sh...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë është mbyllur ditën e sotme. Mbyllja e institucionit ka ardhur për shkak se disa punonjës janë infe...
FIER– Mes lotësh dhe kurorave me lule, 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua një ditë më parë teksa përcillte të shoqen për në punë, është përcjellë...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme e ftuar në virtualisht në Komisionin e Edukimit ka thënë se duke qenë se situata e koronavirusit po pë...
ELBASAN– Një mami, 50-vjeçare, e identifikuar si Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar me Covid-19. Mësohet se Ilirjani,...
Grabitësit po përdorin maskat anti-covid për të vjedhur. Një grua e moshës 43 vjeç u sulmua nga dy të rinj që kishin në fytyrë maskën tipike kundër infek...
TIRANË– Autoritetet policore kanë bërë më dije se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 621 qytetarë me nga 30,000 lekë të cilët janë kapur pa maskë. Gjithash...
TIRANË – Babai i vogëlushit Alivin Berisha ka folur për radikalizimin e ish-bashkëshortes së tij në Siri para 6 viteve. Në emisionin “Me zemër të hapur” ai...