LIVE UPDATES
Aktualitet

U la jashtë PD-së, biznesmeni Veliaj: Farsë Zgjedhore, kontributi nuk zhbëhet fshehurazi në gosti netësh të errëta, jeni

2 Tetor 2020, 16:16 Nga DOSJA
U la jashtë PD-së, biznesmeni Veliaj: Farsë Zgjedhore, kontributi

TIRANË– Astrit Veliaj, ish-deputeti biznesmen në qytetin e Beratit, ka reaguar ashpër pasi Partia Demokratike, për herë të parë, e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë. Gjatë votimit të kandidatëve në Berat, u kualifikuan dhjetë kandidatë, ndërsa Veliaj ishte i vetmi që u përjashtua.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj e ka konsideruar një farsë zgjedhore votimin e kandidatëve në Berat teksa shkruan se nga politika dhe Partia Demokratike, po eleminohen njerëz me kontribute të mëdha.

Veliaj shkruan gjithashtu se shqiptarët dhe rrethi i politikës, janë si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehër dhe po si ujqërit shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset përgjatë udhës. Për biznesmenin, investimi politik i viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershëm, sipas Veliajt, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm

Reagimi i plotë i Astrit Veliajt:

LUFTA KUNDËR PANDERSHMËRISË. ‘Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehër dhe po si ujqërit shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset përgjatë udhës’. Këto fjalë janë shkruar sot e 90 vjet më parë, por duket se kjo kulturë nuk na është ndarë. Krist Maloki, ky studiues shqiptar ne Austrinë e shekullit të XX, ishte ndër të parët që evidentoi shpirtin rudimentar të politikanit shqiptar. Sipas tij, kjo specie jeton për llokmën dhe per fronin, jo për nderin dhe principet. Këtu duhet të fillojë ndryshimi ynë – lufta me pandershmërinë duhet të nisë me veten dhe shtrihet në mbarë shoqërinë. Organizatat efektive ngrihen mbi integritetin dhe konkurencen e ndershme, jo mbi intrigat e klaneve korruptive. Keshtu nuk vjen ndryshimi. Keshtu riciklohet vazhdimisht e keqja. Këtu qëndron roli i lidershipit. Miti se uji buron i pastër nga lartësitë, por bëhet pis në ultësira është i gabuar. Baza reflekton shpirtin e qëndrës, ushtarët, fytyrën e shefit të tyre. Njerezit imitojne prijesin, panndershmeria e tij behet pjese e kultures se pergjithshme. Prandaj jemi shoqëri me vlera dhe përfaqësi të përmbysura.

Farsat zgjedhore për të eleminuar njerëzit me realizime profesionale dhe kontribute social-politike cenojnë rëndë klimën e besimit, të përkatësisë dhe të bashkëjetesës në një familje politike. Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike. Detyra bazike e cdo organizimi social e politik është ruajtja e kolegjialitetit, e respektimit te rregullave, të avancimit duke vlerësuar vitet e investimit dhe perkushtimit. Po u minua konkurenca e ndershme është djegur shpirti i një partie, i një kombi, i vete modernitetit tonë të pretenduar. Se sic thoshte Maloki oksidentalizmi nuk eshte veshje dhe qendrim plot kotësi neper sallone, por “kryerjen e një detyre të ndershme fund e krye, pa u tunduar nga përfitimi material”. Te harxhosh shume energji per t’ia hedhur te tjereve nuk ben kurre prokopi. Asgjë nuk të rrënon më shumë se kur tjeter thua dhe tjeter ben, tjeter hiqesh dhe tjeter je, kur standardet i ke maskim per te kaluar dredhitë. Shtetari shquhet per ndershmeri edhe me kundërshtarët, impostori politik kur gënjen edhe luftëtarët e tij. Nëse politika nuk ushtrohet si modeli i integritetit dhe dobishmerisë publike pa perfitime individuale, ajo kthehet në tregëti interesash të paskrupullta në dëm të zhvillimit kolektiv.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit veliaj zgjedhjet ne pd astrit veliaj zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Tetor 2020, 15:24

TIRANË– Arbjon Aliko, një prej të dënuarve që kishte nisur grevën në burgun e Peqinit e ka braktisur aksionin. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut d...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit