Tronditet Elbasani/ Konflikti përfundon në përdorimin e armës së zjarrit, plagosen tre adoleshentë
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
STAMBOLL-Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari i cili është dërguar në Turqi pasi është infektuar me Covid-19 ka foluar për gjendjen e tij. Me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se po ndjek protokollet shëndetësore së bashku me babain e tij, i cili po ashtu është i infektuar.
Gjithashtu, në postimin e tij ai ka thënë se beson se e mira do e mundë të keqen dhe Zoti do e ndihmoje të shpëtojë nga kjo gjendje.
“Prej disa ditësh, po përballem me pasojat e covidit-19 dhe, së bashku me të shtrenjtin Haxhi Babën tim, po ndjekim protokollet e kurimit, me shpresën e madhe në Allahun e Madhëruar, që të na nxjerrë faqebardhë e të veshë me rrobat e shërimit dhe shëndetit të plotë,”- shkruan Myftiu i Shkodrës.
Mesazhi i plotë i Muhamed B. Sytari
Të dashur e të shtrenjtë vëllezër, miq, familjarë, dashamirë, kolegë, shokë të rrugëtimeve, qytetarë të zemrës, krejt të afërm të zemrës sime! Jeta e kësaj bote është vendi i sprovave, me të cilat jemi ftuar të përballemi me durim dhe besim në Zotin tonë, që na do dhe na dhuron bekime edhe nëpërmjet sprovave. Sa ëmbël e pastër e thërret i sprovuari Zotin e tij, sa nuk ka penë ta përshkruajë madhështinë e thirrjes së zemrës së thyer para duarve të Krijuesit të saj… Prej disa ditësh, po përballem me pasojat e covidit dhe, së bashku me të shtrenjtin Haxhi Babën tim, po ndjekim protokollet e kurimit, me shpresën e madhe në Allahun e Madhëruar, që të na nxjerrë faqebardhë e të veshë me rrobat e shërimit dhe shëndetit të plotë. Tashmë, kjo situatë botërore nuk është më lajm, porse, me ndihmën e Zotit, e mira do e mundë të keqen dhe fidanet e të vepërmirëve do e mposhtin kiametin e nxitësve të tij! Prandaj, të lutemi shumë dhe të jemi të vëmendshëm për fëmijët tanë, për familjen, miqtë dhe tokën tonë të shtrenjtë, Nanen tonë të përbashkët. Jam i paaftë t’ju falënderoj emër për emër e shembull për shembull për çfarë keni bërë për mua, por ju garantoj se jam krenar me miqësinë tuaj, duatë, mesazhet, përkushtimet e gatishmërinë për të qenë dorë për dorë me ne në këtë sprovë familjare.
Allahu ju dashtë e ju bekoftë! Imam Muhamed B. Sytari,”- ka shkruar ai.
Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ditën e sotme dhe është derguar drejt Turqisë për trajtim mjekësor. Gjithashtu bashkë me të është dhe babai i tij i cili po ashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trikala. Sipas mediave greke, një 40-vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur është ...
TIRANË– Rektori Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, ka deklaruar se ky dimër do të jetë mjaft i vështirë për qytetarët shqiptarë. I ftuar në emi...
TIRANË-Pesë makina police kanë ndjekur, mesditen e sotme një kamioçinë, e cila ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit. N...
TIRANË– XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte...
FIER– Një furgon, brenda të cilit udhëtonin burrë e grua ka rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Levan. Siç shi...
TIRANË– Një 23-vjeçar do t’i ketë punët pisk me drejtësinë, e cila e kishte toleruar njëherë dhe e kishte dërguar nën arrest shtëpiak. Mes dhj...
TIRANË– Ipeshkëv-Ndihmësi Imzot Arjan Dodaj ka dhënë detaje për shëndetin e Arqipeshkvit Imzot George Frendo, i cili është infektuar me Covid-19 dhe ...
KLOS- Një zetor është rrëzuar ditën e sotme në fshatin Dom në Njësinë Administrative Gurrë, ku si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe është dërguar në ...
DURRËS- Historinë e rrëfejnë pa problem, por fytyrën nuk janë gati ta ekspozojnë. Ky i ri nga Durrësi nisi të dyshonte se ishte prekur nga Covid kur filloi...
FRANCË- Eliot Charlet është një 24-vjeçar francez, i cili është gjetur i vrarë në prill të këtij viti në Kroaci. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e vra...