LIVE UPDATES
Aktualitet

“U detyrova të lija shkollën që në klasën e 6-të”/ RRËFIMI i trishtë i 65-vjeçarit: Pija shumë raki, por kur mu pr

13 Dhjetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
“U detyrova të lija shkollën që në klasën e

TIRANË- Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fatmiri 65 vjeç nga Erseka i cili në vitin 2000 ka ardhur të jetojë në Tiranë. Ai ka treguar se ka vuajtur shumë gjatë jetës së tij dhe me shumë mundim arriti të ndërtonte një shtëpi në Astir, por një vit më parë shtëpia e tij u prish dhe mbështetjen më të madhe e ka gjetur tek kushëriri i tij i cili i ka hapur dhe derën e shtëpisë. Fatmiri e ka ftuar kushëririn për ta falenderuar dhe për t’i thënë që nuk ka si t’ja shpërblejë çdo gjë që ka bërë për të.

FatmiriJam 65 vjeç, vij nga Erseka. Kam vuajtur shumë që në fëmijëri. U detyrova të lija shkollën që në klasën e 6-të për të ngrënë bukë sepse kisha tre motra dhe unë isha vëlla i vetëm. Motrat u martuan dhe unë ngela vetëm dhe kam filluar punë që në moshë të vogël. Jeta ka qenë e vështirë shumë. Në vitin 2000 erdha këtu, thashë shyqyr Zotit u rregullova, nga fshati erdha në kryeqytet, mirëpo vjet në 15 Korrik mu prishën shtëpitë, më zuri një rrugë aty tek Astri që. Kisha shtëpi dy kate, në katin e dytë e kisha vajzën.

Ardit Gjebrea: E kishe pa leje.

Fatmiri: Kështu si ndërtim si të gjithë të tjerët. Unë kam sjellë kushëririn këtu. Jam njohur me të se babai im ka qenë një motër e një vëlla edhe motra e babait është martuar në një fshat të Skraparit dhe që kur u martua derisa unë isha 11 vjet, babai im ishte ndarë nga motra. Ai nuk vinte dhe ajo nuk vinte. Arritën që 30 vjet nuk u takuan fare. Unë i thashë babait më është fiksuar dhe do shkojmë. Shkuam në atë fshat dhe nuk e gjetëm, kishin ikur në Poliçan të Skraparit, vuajtëm goxha e si përfundim i gjetëm.

Më në fund arritëm që u njohëm me këtë hallën, kur më pa mua i ra të fiktë, ishte shumë e vështirë, pas 30 viteve. Që atë vit hapa unë rrugët, isha unë shkaktari. Që nga ajo ditë me Barinë nuk jemi ndarë as për një sekondë më është gjendur shumë afër. Kur mu prishën shtëpitë më tha merr gruan dhe hajde tek shtëpia ime tha. I thashë ti rrofsh, po nuk e di si ta shpërblej. Kur mu prishën shtëpitë vjet, ka ardhur aty dhe jam bërë që nuk e di ku isha, se ishte gjithë ajo pasuri se që në kooperativë që mblidhja ato lekë dhe derisa bëra ato shtëpi, unë ato para kisha. Bariju më thotë mos u bëj merak se do e bëjmë një hall. Më uli në një kafe që kur erdhi skrepi të mos shikoja unë.

Ardit Gjebrea: Kafe apo raki?

FatmiriKafe dhe raki, e kam pirë dhe unë Ardit, kur mu prishën shtëpitë, nuk e di si mu tërhoq njëherësh. E kam pirë shumë rakinë bashkë me Barinë. Asnjëherë nuk më ka lënë të paguaj, kur unë fut dorën në xhep, ai më thotë hiqe atë dorë. Sot e kam thirrur që t’i them nuk ta shpërblej dot. I thashë të të jap lekë, më tha ty të lanë pa shtëpi do më japësh lekë mua. Unë lekë s’kam, shtëpi nuk kam, çfarë të them unë. Në radhë të parë i them sot që jam tepër i lumtur dhe i kënaqur që e zuri virusi.

Ardit Gjebrea: Ti je i kënaqur që atë e zuri virusi?

Fatmiri: Jo jo jam i kënaqur që doli në dritë, që e kaloi sepse mendova më të keqen. Në atë moshë 71 vjeç, mendoja dhe këtë nënë jo, baba jo, vëlla jo vetëm këtë kisha unë. Ai më ka punësuar, as të afërmit e mi nuk më kanë dhënë një dorë për të më ndihmuar. Dua t’i them që nuk ia shpërblej dot, s’kam as fjalë. E kam kapedan, kur u sëmur mora një tronditje më keq sesa nga shtëpitë. I harrova shtëpitë kur ky doli mirë.

Marrë nga: Tvklan

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmiri fatmiri

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 19:11

TIRANË –Policia kanë kapur disa persona te sheshi Skënderbej. Nga fotot e siguruara nga Dosja.al shihen disa persona të mitur të vendosur në pranga nga dis...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta