Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Feruzan Shehu është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Mirëpo, tre muaj më parë, i njëjti shtetas është arrestuar nga forcat blu po me të njëjta akuza që paraqiten ditën e sotme në njoftimin e policisë.
Për çfarë akuzohet Shehu, historia që bëri që policia ta arrestonte për herë të dytë?
Në muajin qershor Shehu në bashkëpunim me 27-vjeçarin Alban Tançi, dhe vëllanë e këtij të fundit, M. Tançi, ka kërcënuar biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë. Mësohet se Shehu është një prej personave që e ka telefonuar Ballën dhe i ka kërkuar që t’i japë 10 mijë euro, ose përndryshe do ta vriste. “Më jep 10 mijë euro ndryshe do të të vras,”- mësohet se thuhej gjatë telefonatës.
Biznesmeni Balla e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë me ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment, pasditen e 16-qershorit, Shehu qëlloi 5 herë me armë zjarri drejt biznesmenit dhe u largua bashkë me dy vëllezërit.
Nuk dihet se nëse Shehu është lënë i lirë nga policia pas arrestimit të parë, apo nëse është larguar e më pas është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policise:
Tiranë. Vijon puna për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Dibër, pas një punë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit F. Sh., 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Për gati dy vite me radhë vijon të shtyhet procesi Gjykatën e Posaçme të Apelit për grabitjen që ndodhi në Rinas më 9 shkurt të 2017. Mësoh...
ITALI– Një person është vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se ka vrarë një shtetas shqiptar në vitin 2013 në zonën e Muggio në provincën e Monzës...
GREQI- Policia greke ka kapur një sasi të madhe heronie me peshë 102 kg dhe 685 gram. Herorina është sekuestruar në një apartament në Athinë dhe ishte e ndarë n...
TIRANE– Një 28-vjeçar është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të COVID-19. Ishin miqtë e tij ata që kanë bërë të ditur lajmin e hidhur duke i ...
LIBRAZHD- Mëngjesin e sotëm një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash dhe ka përfunduar në përroin “Lingajca...
FIER-Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona R. (D). B., 57 vjeç, S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe dhe E. K., 31 vjeçe, të janë kapur...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme të uzinës pasi duan të hyjnë brenda.Kreu i Sindikatës, Sokol Dauti para gazetarëve ësh...
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Bujar Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se N...
TIRANE–Naftëtarët e Ballshit kanë tentuar ditën e sotme të hyjnë me forcë brenda rafinerisë. Teksa sot hyjnë në ditën e tyre të 16-të të grevës së urisë dhe gje...
TIRANE– Një tjetër kopsht është mbyllur si pasojë e koronavirusit. Kopshti numër 41 në kryeqytet është bërë vatra më e re e virusit pasi ka rezultuar pozitivë d...