Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
U akuzua si pedofil nga emisioni “Piranjat”, policia gjen prova në banesën e 76-vjeçarit
29 Prill 2022, 09:11Nga DOSJA
KOSOVË- Arrestohet 76-vjeçari nga Prizreni, Fazli Kikajn, i cili pak ditë më parë u akuzua si pedofil nga emisioni “Piranjat”. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur prova në banesën e 76-vjeçarit. Banesa e të dyshuarit është kontrolluar dje, dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në burg.
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të akuzuarit. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Emisioni investigativ “Piranjat” ra në gjurmët e 76-vjeçarit, pasi ai bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. I moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj pamvarësisht se po fliste me një të mitur.
Njoftimi i policisë:
Prizren, 29 prill 2022- Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022. Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
(j.c)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja ka rrëfyer para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se atentati të cilit i mbijetoi në vitin 2019 ishte nxitur nga nd...
TROPOJË– Këto janë pamjet nga shtëpia e barit në Tropojë. Shpërtim Selimaj kishte përshtatur ambientin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave...
TROPOJË– Një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në Tropojë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës. Shpë...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se e ka firmosur peticionin që është bërë online kundër qëndrimeve të ambasadores së S...
Deutsche Welle: Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të lejeve të drejtimit të automjeteve,...
TIRANË- Aplikacioni “WhatsApp”, mbrëmë ishte jashtë funksionit për rreth një orë. Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë, dje rreth orës 2...