"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
U akuzua se vodhi miliona dollarë ditën kur u arratis nga Kabuli, ish-presidenti i Afganistanit kërkon falje
8 Shtator 2021, 19:15Nga DOSJA
ARABI- Ish-residenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili u arratis nga vendi i tij, për në Emiratet e Bashkuara, i kërkoi falje popullit afgan dhe tha se ishte larguar për t’u siguruar paqen dhe për të evituar konflikte të përgjakshme.
“Të braktisja Kabulin ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në jetë, por mendoj se ishte mënyra e vetme për ndalur armët dhe për të shpëtuar 6 milion banorët e qytetit. Është thellësisht e dhimbshme për mua,” ka thënë Ghani.
“Nuk është ende momenti i duhur për të diskutuar arsyet të cilat më drejtuan të lija Kabulin, ndaj do t’i bëj të ditura së shpejti. Tani më duhet të sqaroj akuzat e pabaza, se kur u largova nga vendi, mora me vete miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan. Këto akuza janë plotësisht dhe kategorikisht të rreme. Korrupsioni ka qenë një problem, i cili e ka dëmtuar shtetin për dekada me rradhë dhe lufta ndaj tij ka qenë fokusi im kryesor gjatë gjithë presidencës time,” sqaroi ai.
Ish-presidenti afgan u largua nga Kabuli ditën që talebanët morën pushtetin. Ai u akuzua nga një zëdhënës i mbasadës ruse në Kabul, se kishte marrë me vete edhe 169 milionë dollarë, që sipas tij, nuk arriti t’i transportonte dot të gjitha.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19...
SHBA– Shtëpia luksoze, në Florida e famëkeqit Al Capone, rrezikon shembjen. Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, të cilët kanë blerë pronën, thonë se ndërtesa...
SLLOVAKI– Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat hebrenjve në këtë shtet.Duke shënu...
ZVICËR- Një koncert që do bënte bashkë të gjithë shqiptarët e Zvicrës po planifikohej të mbahej në 4 dhe 5 shtator. Por gjithçka u hodh poshtë dy di...
KOSOVË– Donika Gërvalla, e cila mban postin e Ministers së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka ngatërruar sërish flamujt e dy shteteve. Teksa ka...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave për takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në B...
Shtetet e Bashkuara thonë se po analizojnë njoftimin e talebanëve për një qeveri të përkohëshme në Afganistan dhe se “e kanë bërë të qartë qëndrimin se populli ...
PRISHTINË– Tre liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, janë takuar so për të diskutuar lidhur me zgjedhje...