Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, poir nw datw 6 tetor nw media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë. Pandeli Majko, ministri i Diasporës i ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë.
“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim.
Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai. I pyetur nëse e shqetëson armatimi i Turqisë, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë” tha ai.
Pjesë nga intervista e Pandeli Majkos kur flet për Turqinë
Një pyetje që ka të bëjë me pozicionimin tonë në rajon dhe pak më gjerë edhe me aleatët tanë, ne kemi thënë se Turqia është një nga aleatët tanë në rajon, i kemi quajtur vëllezër, na kanë quajtur vëllezër, por ka disa ditë që ka qarkulluar një lajm që Turqia po furnizon me dronë vrasës Serbinë, tani është apo jo aleati ynë në gjithë këtë pozicionim politik të Ballkanit, Turqia?
Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim. Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq.
Kjo është një deklaratë që duhet ta dëgjojnë edhe turqit?
Jo, nuk e thash për ta dëgjuar turqit, kjo është për memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke.
Të shqetëson fakti që Serbia po furnizohet me armatime luftarake të këtij niveli?
Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia.
Po të shqetëson fakti që në këtë kohë që po flasim dhe po diskutojmë në këtë kontekst ata po armatosen?
Ata po armatosen se kanë një strategji për t’u bërë një qendër vendimmarrëse, e cila në thelb nuk do të ketë të bëjë me integrimin evropian, por do të jetë një qendër destabiluzese, më të cilën Brukseli herë pas here do të duhet të negociojë, por jo në emër të emër të politikës serbe, por të lindjes. Kjo është arsyeja që Beogradi ka deklaruar marrëdhënien e veçantë me Rusinë dhe Kinën. Në thelb politikanët serbë, por kjo është vendimmarrje e tyre, e kanë kthyer shtetin në një kalkulim të politikës lindore.
Nëse është kështu, sikur po më thoni ju, nuk duhet të jemi kaq të qetë?
Por edhe në panik nuk duhet të jemi. Sikur kanë ata miqtë e tyre kemi edhe ne miqtë tanë.
Kush janë miqtë tanë, Turqia mesa duket nuk qenka, mesa duket po i mbajmë dicka shënim?
Më vjen shumë keq, unë thashë se do të mbetet e shkruar në memorien shqiptare turke. Kaq. Nuk thashë se po i jep dronë vrasës Serbisë, po e shpallim armike Turqinë, kjo është e tepruar.
Keni pasur kanale diskutime me Turqinë pas këtij veprimi?
Me Greqinë kemi marrëdhënie strategjike, që akoma nuk e ka njohur Kosovën, ne shpresojmë që vizita e fundit e ministrit të Jashtëm grek në Prishtinë, takimi që pati me institucionet, është një shënim pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe dhe strategjike me këtë fqinj. Me secilin mbajmë marrëdhëniet tona dhe nuk ndjekim parim që meqë jemi miq, ti duhet të bësh cfarë dua unë dhe cfarë mendoj unë.
Në rast të një konflikti të supozuar të konfliktit, nëse Serbia do të avancojë….
Jonida, unë e thashë, kur fola për marrëdhënien mes Prishtinës dhe Tiranës, unë thashë ata nuk kanë tjetër përveç nesh dhe ne nuk kemi tjetër përveç atyre. Nuk thashë kemi edhe Athinën, edhe Romën, apo një shtet tjetër. Marrëdhënia jonë është strategjike me tre shtete, Italinë, Turqinë dhe Greqinë. Kemi një marrëdhënie që nuk është firmosur nga politikanët, por është firmosur në një marrëdhënie historike me SHBA. Në periudhën e luftës së Kosovës patëm një rivlerësim total të marrëdhënieve me Britaninë dhe kaq, të tjerat janë në ecje e sipër. Politikanët shqiptarë do të vazhdojnë të bëjnë debatin e zakonshëm që na duket një panik total para zgjedhjeve por në fakt është për të mbledhur secili votat e veta, pas 25 prillit fillon një histori e re, kaq.
Marre nga: Abcnews
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zëvendës ministri i financave Besart Kadia që u bë protagonist ditët e fundit me emërimin e tij, ka treguar se si e mori vesh lajmin e shkarkimit n...
TIRANË– Besart Kadia, zv/ministri i sapoemëruar ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike që i ka shpëturu një vit më parë dhe tashmë ka një post në...
TIRANË– Besart Kadia flet si zv/ministër i Brendshëm. I ftuar në “Zonë e lirë”, Kadia tha se ai do të vazhdojë të kërkojë taksën e sheshtë dhe se ësh...
TIRANË– Besart Kadia ka treguar arsyet që e shtynë të pranonte postin e tij si zv.ministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. I ftuar në “...
TIRANË– Besart Kadia, i cili vetëm pak ditë më parë u emëruar zv/ministër në Ministrinë e Ekonomisë, ka treguar ‘kushtet’ e tij, për tu bërë pjesë e Partis...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri së fundmi ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara disa orë më parë sot nga spitali Infektiv...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka denoncuar sërish qeverinë pëer rrënimin e buxhetit. Në një status në rrjetet sociale, Ta...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ditën e sotme ka pranuar Letrat Kredenciale ambasadorit të ri finlandez Sh.T.Z Jari Gustafsson. Në një postim që...
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio, ditën e sotme ka zhvilluar një një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ram...