Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Turqi/Arrestohet diplomati amerikan, dyshohet se shiti një pasaportë të falsifikuar
22 Dhjetor 2021, 21:59Nga DOSJA
TURQI – Zyrtarë të policisë së Stambollit njoftuan se autoritetet arrestuan muajin e kaluar një diplomat amerikan në Turqi nën dyshimet se i ka shitur një pasaportë të falsifikuar një shtetasi sirian.
Autoritetet e identifikuan diplomatin të mërkurën me inicialet, D.J.K. Zyrtarët thanë gjithashtu se dispononin pamje filmike të diplomatit duke i dorëzuar pasaportën një personi, që ata e përshkruajtën si të dyshimtë, në aeroportin e Stambollit.
Policia tha se diplomati, i cili punon në ambasadën amerikane në Bejrut, vazhdon të jetë në paraburgim që pas arrestimit të tij më 11 nëntor me 10,000 dollarë para të thata në dorë siç thanë ata. Ai u akuzua më vonë në lidhje me dyshimet për shitjen e dokumentit, tha agjencia turke shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Agjencia turke e lajmeve raportoi se shtetasi sirian u arrestua dhe u mor në pyetje pasi u përpoq të fluturonte drejt Gjermanisë me pasaportën që ishte në emrin e D.J.K. Gazeta tha se siriani u lirua në pritje të procedurave të mundshme ndaj tij për falsifikim dokumentesh. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka komentuar ende mbi këtë çështje.
Marrëdhëniet SHBA-Turqi janë tensionuar vitet e fundit, pjesërisht nga ndalimi i anëtarëve të personelit diplomatik amerikan nga Ankaraja, e cila i akuzon ata për lidhje me një rrjet që Turqia e fajëson për organizimin puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016.
AFRIKA E JUGUT- Rënia e rasteve të reja me COVID-19 në Afrikën e Jugut në ditët e fundit mund të sinjalizojë se rritja dramatike e rasteve të nxitura nga varian...
SHBA – Autoritetet amerikane kanë diskutuar me Turqinë për shitjen nga ana a saj të dronëve të armatosur Etiopisë, ku dy burime të njohura me këtë ç...
SHBA- Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin.Kjo ndërkohë që vendi ...
SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit me rrezik të lartë të moshës 12 v...
KOSOVË- Ndërprerja e energjisë elektrike në Kosovë ka bërë që një pjesë e kryeqytetit të mbesë pa drita. Gazeta Ekspress shkruan se mbrëmjen e sotme në Pri...
SPANJË – Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka njoftuar në një takim urgjent të presidentëve rajonalë se të enjtenn në një mbledhje të jashtëzakons...
SHBA – Bill Gates po ndërmerr veprime ekstreme duke anuluar shumicën e planeve të tij të pushimeve teksa vijon përhapja e variantit të COVID-19 Omicron.Si...
KOSOVË- Kryetari i ri i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se inspeksioni komunal sot ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulantë. Me ...
KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar qeverinë, pas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike. Me anë të një postim...