LIVE UPDATES
Bota

“Do të shpëtonte mijëra jetë njerëzish.” Trump: OBSH dështoi në detyrën e saj, duhet të mbajë përgjegjës

22 Prill 2020, 12:41 Nga DOSJA
“Do të shpëtonte mijëra jetë njerëzish.”

SHBA– Sipas Trump, “OBSH dështoi në detyrën e saj themelore dhe duhet të mbajë përgjegjësi për këtë,” ndaj SHBA ka vendosur ndalim të financimit. Ai shtoi se nëse agjencia do të kishte bërë punën e saj, “kjo do të shpëtonte mijëra jetë njerëzish dhe do të shmangte dëmtimin ekonomik në mbarë botën”.

Duke iu referuar këtu mungesës së dhënies së informacionit në kohën e duhur për Tajvanin, për transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Sipas prestigjiozes amerikane Wall Street Journal Presidenti Trump nuk ekzagjeron në kritikat e tij. Përgjatë dekadave të fundit OBSH është përqendruar më pak në misionin e saj kryesor, pasi shpenzon më shumë fonde në promovimin e kujdesit shëndetësor apo duke sulmuar kompanitë e duhanit.

Sipas WSJ aktualisht botës i nevojitet një institucion global kompetent për të ofruar këshilla për shëndetin publik dhe për të koordinuar reagimet ndaj përhapjeve të sëmundjeve në përmasa globale. Sipas disa përllogaritjesh, vetëm 15% e buxhetit të OBSH i është dedikuar reagimit të pandemisë. Prej muajit Janar 2020 OBSH ka qenë në qendër të sulmeve për qasjen e butë që ka pasur ndaj regjimit kinez.

OBSH që në janar i besoi pretendimeve të Kinës se virusi nuk transmetohet nga njeriu te njeriu. Ndërkohë që në dhjetor, Tajvani kishte paralajmëruar këtë organizatë se Kina po fsheh faktin se një patogjen ngjitës ka nisur të qarkullojë në popullatë. Po ashtu, OBSH në deklaratat e saj publike gjatë asaj periudhe mbështeti përpjekjet e qeverisë kineze për të mos bllokuar udhëtimet nga Kina, ku bazohen sot dhe akuzat e presidentit Trump, se janë pikërisht udhëtarët që përhapën epideminë nga Kina në mbarë botën.

OBSH mbështeti statistikat e ofruara nga Kina, edhe pse që në fillim ekspertët hodhën dyshime mbi besueshmërinë e tyre. Shtëpia e Bardhë tha se bazuar mbi statistikat që ofroi Kina, ata menduan se korona virusi nuk do jetë më i rrezikshëm se SARS në vitin 2002, që infektoi 8 mijë njerëz. Por kur korona virusi goditi Italinë dhe Spanjën, u kuptua se shifrat e Kinës nuk ishin të besueshme. Ndërkohë kryeministri australian Scott Morrison, si një ndër 3 financuesit kryesor të OBSH pas SHBA dhe Kinës ka mbështetur disa nga kritikat e Trumpit ndaj OBSH-së dhe Kinës por është shprehur se Australia do të vazhdojë të financojë agjencinë shëndetësore të OKB-së.

“Ne punojmë ngushtë me ta në mënyrë që të ndihmojmë. Por ata gjithashtu nuk janë imunë ndaj kritikave.” Vendimi i Morrison është komentuar dhe nga politik bërësit Australian të cilët janë shprehur se qeveria e tyre duhet të financojë OBSH në të ardhmen vetëm nëse ata reformojnë praktikat e tyre. Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, është kundërpërgjigjur me kritika ndaj njoftimit të Trumpit. “Vënia e fajit nuk ndihmon. Virusi nuk njeh kufij. Ne duhet të punojmë ngushtë kundër COVID-19.

Forcimi i OKB-së, veçanërisht OBSH-së, e cila nuk është financuar sa duhet në vazhdimësi, është një investim i mirë, për shembull, për të zhvilluar dhe shpërndarë teste dhe vaksina.” Në aspektin vendimmarrës, Presidenti Trump nuk mund të ndërpresë përgjithmonë fondet e OBSH-së pa mbështetjen e Kongresit, dhe Administrata e tij do të duhet të punojë me Kongresin për t’u koordinuar për disbursimet e ardhshme të SHBA.

Dhe nëse SHBA zvogëlon kontributin e saj financiar, Kina do të rrisë mbizotërimin në OBSH. Gjatë dy viteve të fundit SHBA ishte financuesi kryesor duke kontribuar me afro 1.4 miliardë dollar, ndërkohë që Kina ka dhuruar vetëm 133 milion dollarë për të njëjtën periudhë, e ndjekur nga Australia me 35.23 milion dollarë për OBSH, dhe 70.16 milion dollarë të tjerë në dhurime vullnetare.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh presidenti trump koronavirusi ne bote obsh presidenti trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit