LIVE UPDATES
Bota

Trump-Biden, akuza ndaj njëri-tjetrit në shtetet përcaktuese për zgjedhjet

13 Tetor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Trump-Biden, akuza ndaj njëri-tjetrit në shtetet përcaktuese

SHBA– Tre javë para ditës së zgjedhjeve, një numër i vogël ai atyre që njihen si shtete fushëbetejë, pritet të përcaktojnë nëse ish-Nënpresidenti Joe Biden do të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump i cili kërkon një mandat të dytë. Kjo ka bërë që në fillim kësaj jave kritike, fushatat rivale të përqendrohen në shtetet e Floridës, Ohajos dhe Pensilvanisë.

Klasa politike e korruptuar është e dëshpëruar për të rimarrë pushtetin me çdo mjet të nevojshëm“, tha Presidenti Trump të hënën në mbrëmje në Senford të Floridës. “Ne jemi ata që po i pengojmë“, shtoi ai.

Presidenti Trump akuzoi Joe Biden-in se ishte i varur nga “globalistët radikalë” dhe se u kishte dhënë “socialistëve, marksistëve dhe ekstremistëve të majtë”, kontrollin e Partisë Demokrate.

Ky ishte tubimi i parë elektoral i presidentit që nga shtrimi i tij në spital për COVID-19.

Të gjithë do të marrin të njëjtat ilaçe“, tha Presidenti Trump duke iu referuar trajtimit të tij që përfshinte një përzierje eksperimentale antitrupash, që konsiderohet e shtrenjtë dhe e vështirë për t’u prodhuar, si dhe një ilaç anti-viral i autorizuar aktualisht vetëm për përdorim në raste urgjente.

Ndihem shumë i fuqishëm. Dua të jem në mesin e kësaj audience”, tha Presidenti Trump, i cili deklaroi se tani gëzon imunitet ndaj virusit. “Do t’i puth të gjithë në audiencë, djemtë dhe gratë e bukura”, tha ai.

Pak vetë mbanin maska në mesin e mijëra pjesëmarrësve që kishin mbushur sheshin e një aeroporti për fjalimin gati një orë të Presidentit Trump.

Ndërsa avioni Air Force One fluturonte drejt Floridës, Shtëpia e Bardhë publikoi një dokument nga mjeku i presidentit, Sean Conley, ku deklarohej se zoti Trump kishte rezultuar negativ ndaj koronavirusit për dy ditë rresht, por pa specifikuar se cilat ditë.

Vlerësimi i ekipit mjekësor është “se presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha mjeku Conley, i cili shoqëroi Presidentin Trump në Florida të hënën. Ndërkohë po të hënën Nënpresidenti Mike Pence bëri fushatë në Ohajo.

Fjalimi i zotit Pence, në një kompani ndërtimi në Kolombus, u ndërpre disa herë në minutat e para nga disa protestues. Një person filloi t’i bënte pyetje me zë të lartë nënpresidentit, duke i thënë mes të tjerash: “si e quani veten të krishterë?!”, përpara se të kundërshtohej fuqishëm nga turma e të nxirrej jashtë.

Sipas një kompanie marketingu, protesta ishte organizuar nga një grup progresist i themeluar nga senatori amerikan Bernie Sanders. Kandidati demokrat për President Joe Biden vizitoi gjithashtu Ohajon të hënën.

“Populli amerikan nuk i ka më sytë e mbyllur”, tha zoti Biden në një tubim me punëtorët e një sindikate të automobilëve në Toledo, ku boritë e rreth 30 makinave të tyre zëvendësuan duartrokitjet. “Ata po shohin tek përballemi me pandeminë, krizën ekonomike dhe pabarazinë racore dhe me atë që po ndodh në arenën ndërkombëtare. Ata janë gati të sjellin ndryshim. Ata e dinë që ne duhet të ndryshojmë”.

Më vonë, zoti Biden shkoi në Sinsinati, ku foli rreth 215,000 amerikanëve që kanë vdekur nga COVID-19 dhe për parashikimet se 200,000 të tjerë mund të vdesin deri në fund të janarit, “të gjitha për shkak se presidenti shqetësohet vetëm për një gjë, tregun e aksioneve, sepse ai refuzoi të zbatonte atë që thotë shkenca”, sic tha zoti Biden.

Të martën, zoti Biden do të vizitojë Floridën, ndërsa Presidenti Trump do të mbajë një tubim në Pensilvani.

Sipas sondazheve të fundit të organizatës Real Clear Politics, zoti Biden gëzon një epërsi të dukshme prej 7 për qind në Pensilvani, që konsiderohet si një nga shtetet më kritike nga të dyja fushatat. Në Florida, zoti Biden ka një epërsi më të vogël, 3.7 për qind ndaj presidentit.

“Ne do të fitojmë me më shumë diferencë sesa katër vjet më parë”, tha Presidenti Trump të hënën në mbrëmje në Florida, duke kundërshtuar sondazhet.

Sipas sondazheve të fundit, të dy kandidatët janë pothuajse në pozita të barabarta në Ohajo, një shtet që Presidenti Trump e fitoi me 8 për qind më shumë ndaj rivales demokrate Hillary Clinton në vitin 2016.

Katër vjet më parë, Presidenti Trump fitoi me një rezultat të ngushtë ndaj zonjës Clinton në Florida dhe Pensilvani.

Florida dhe Ohajo janë vendimtare për rizgjedhjen e Presidentit Trump ndërsa për zoti Biden, fitorja në Pensilvani është e rëndësishme, thotë Spencer Kimball, drejtor i organizatës së anketimeve Emerson College.

Asnjë republikan nuk fiton presidencën pa fituar në Ohajo dhe si po duket situata në Miçigan, Florida mund t’i japë Bidenit një fitore në vetvete“, i tha Zërit të Amerikës zoti Kimball. “Nëse Pensilvania voton përsëri për Trump-in, kjo do të ishte e vështirë për Biden-in pasi ky është shteti i tij i lindjes dhe ka të ngjarë të sugjerojë që ai do të dalë keq në zonën qendrore të vendit”.

Pavarësisht se cili kandidat merr më shumë vota në të gjithë vendin, çelësi i fitores për presidencën është sigurimi i një minimumi prej 270 votash elektorale. Janë gjithsej 538 vota elektorale që ndahen mes shteteve dhe kryeqytetit Uashington në përpjesëtim të drejtë me numrin e popullatës së tyre.

Florida, Ohajo dhe Pensilvania kanë një numër total prej 67 votash elektorale.

Kalifornia ka numrin më të madh të votave elektorale, 55 të tilla, një shtet ku sipas sondazheve, zoti Biden e ka të sigurtë fitoren.

Teksasi ka 38 vota elektorale dhe shumica e vëzhguesve politikë presin që Presidenti Trump të përsërisë fitoren e tij të vitit 2016 atje, edhe pse zoti Biden po i afrohet me gati 5 pikë diferencë sipas disa sondazhe të fundit.

Marrë nga: VOA

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba zgjedhjet në shba donald trump joe biden shba zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje