"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Trillim dhe shpifje”/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht punonjëset e kompanisë, 33-vjeçari: Jam goditur nga një arrogant
2 Maj 2020, 07:37Nga DOSJA
Tiranë- 33-vjeçari Edmond Qenani, i cili u arrestuar nga Policia pak ditë më parë pasi akuzohej se ngacmonte punonjëset e kompanisë “TIBO”, ka deklaruar së fundmi se gjithçka është një shpifje. Në një postim të gjatë në Facebook, ai shprehet se e vërteta do të dalë dhe se kësaj çështje do t’i shkojë deri në fund. Sipas tij, do të dalë para drejtësisë çdo person që është përfshirë në të çështje. Qenani tregon se momentalisht është në arrest shtëpie dhe nuk do të falë askënd që dëmtoi personalitetin e tij. Ai thekson se është dhunuar edhe nga një efektiv i Shqiponjave.
“E mbi te gjitha per te vene para ndergjegjes te paster e para drejtesise cdokend te perfshire direkt apo indirekt ne kete histori te ndyre e te ulet, te perballet me ligjin per cdo fjale e fjali te shpifur e cdo trillim te sajuar ndaj personit tim dhe integritetit tim. Jeta eshte e gjate e une nuk nxitoj. E verteta nuk vdes.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Sqarim per media! Duke marre shkas mbi rrjedhojen e ngjarjeve te diteve fundit dua te bej me dije disa sqarime dhe detaje rreth cfare ka ndodhur nga dita e Marte, dt. 28.04.2020 qe une jam goditur nga nje frikacak, harbut e arrogant i pushtetit te “Shqiponjave” dhe menjehere ”vet-arrestuar” (e theksoj vet-arrestuar pasi ne procesverbalin e Oficerit te Policise Gjyqesore te Komisariatit numer 2, Tirane, shkruhet se qenkam i arrestuar ne flagrance), deri me 01.05.2020 qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane cakton masen e sigurise “Arrest ne shtepi” te parashikuar nga neni kaq e aq ?. very very soon!
E verteta do dale shume shpejt, lehtesisht e vertetueshme! Jam me i motivuar se kurre qe ceshtjes time ti shkoj deri ne fund e per kete do punoj nate e dite: > me avokatet e mi brenda dhe jasht vendit, > me perfaqesite diplomatike te vendit e te jashtme, > me sherbimet inteligjente informative sekrete te brendshme e te jashtme, > me median e lire ne vend si dhe ate nderkombetare e investigative; per te hedhur ne drite dhe te zezen mbi te bardhe te verteten absolute unike definitive mbi ngjarjet qe kan ndodhur me dt. 28.04.20, si dhe ato para-rendese e ato pas. E mbi te gjitha per te vene para ndergjegjes te paster e para drejtesise cdokend te perfshire direkt apo indirekt ne kete histori te ndyre e te ulet, te perballet me ligjin per cdo fjale e fjali te shpifur e cdo trillim te sajuar ndaj personit tim dhe integritetit tim. Jeta eshte e gjate e une nuk nxitoj. E verteta nuk vdes. Me e rendesishme se kjo dua qe ju miqte e mi te jeni mese te qete e te duruar e ketu po i jap rendesi me se shumti familjes time, prinderve te mi te shtrenjte qe jane shqetesuar meseshumti nga bombardimet e mediave me lajme te rreme, miqte e mi te ngushte qe me njohin nga afer. Te afermit e mi: Ju me njihni kush jam, dhe e dini shume mire se cfare vlerash perfaqesoj. Rrini te qete dhe kini besim. Kaq mjafton.Persa i perket demit moral, fizik, shpirteror dhe integritetit tim e personalitetit tim une kam te gjithe instrumentat dhe strukturat brenda dhe jashte vendit qe do bashkpunojne per te verteten time dhe rikuperimin e figures time. Turp per shpifesit, trilluesit dhe frikacaket! Une di te them vec nje gje; Nje fraze filozofike dhe fantastike nga nje liber i shenjte, ku shkruhet se: “Pas cdo lehtesimi ka nje veshtiresi; pas cdo veshtiresie ka nje lehtesim.” Koha verteton. Une jam ketu. Per momentin arrest ne shtepi. Shenim: Faleminderit te gjithe ju kudondodheni qe me jeni gjendur prane fizikisht e virtualisht me keni motivuar edhe frymezuar qe keto dite te veshtira per mua dhe familjen time te kalojne me qetesi e dashuri ?. Respekte! Shenim: Nje grumbull links me gallata mediatike rreth ngjarjes.
Foto të publikuara nga Qenani
33-vjeçari Edmond Qinani akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth. Prokuroria ka në dorë dëshmitë e punonjësve që nga dita e parë dhe ndërhyrjen e një mashkulli që u shfaq si i dashuri i njërës prej tyre dhe goditi me grushte 33-vjeçarin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Durrës- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dy autorët e vrasjes së 4 të rinjve. vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit)...
Tiranë– Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale Gj.Ll, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për veprën penale “Trafikimi i narkotikë...
Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Klevis, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllez...
Itali- Një tjetër shqiptar në Itali ka humbur jetën, pasi u infektua me COVID-19. Mediet italiane raportojnë se ai është Altin Hyso, 45 vjeç, i cili ndër...
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por qeveria ditët e fundit ka lehtësuar masat. Sot dhe nesër të moshuarit mund të dalin nga banesat deri n...
Shqipëri- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto në Facebook, për të cilën shprehet se kjo është menuja e mëngjesit të shqiptarëve të kthyer nga Italia, që...
Tiranë- Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar së fundit se qeveria e Edi Ramës ka braktisur shqiptarët, madje i grabit ata dhe nuk u jep as informacionin e nev...
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. 789 të infektuar, 31 viktima dhe 518 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. E...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë masat e reja të qeverisë për COVID-19. Ab...
Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka folur mbrëmjen e sotme në “Provokacija” për situatën e pandemisë. Kalo tha se virusi ka një kohështrirje më të gjatë, ndërsa sh...