LIVE UPDATES
Aktualitet

Treni i Parkut të Liqenit me vlerë 5.5 milion lekë, ka mbetur në tunel

30 Dhjetor 2021, 12:15 Nga DOSJA

TIRANË- Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit, u inagurua në vitin 2016, pas më shumë se 80 ditësh protesta nga qytetarët.

Projekti ka kushtuar 78,319,383 lekë me TVSH, sipas kontratës së nënshkruar mes Autoritetit kontraktor që është Bashkia Tiranë dhe kontraktorëve Star-Tek Shpk & Riviera Shpk & Kaleshi Shpk.

 

Pjesë e këtij projekti është edhe “Treni për Fëmijë”, i cili ka zënë një hapësirë të konsiderueshme dhe u prezantua si një nga hapësirat më të dashura për fëmijët.

Për ndërtimin e këtij treni u prenë pemë në mënyrë që të ndërtohej hekurudha. Citizens Channel bëri një vrojtim në terren dhe treni nuk funksionon prej kohësh, ai është kyçur në një tunel dhe hapësira përreth tij është e pa mirëmbajtur.

Punëtorët që punojnë në atë zonë dhe qytetarë që frekuentojnë zonën e liqenit pohuan se treni nuk ka funksionuar asnjëherë, ndërsa disa prej tyre nuk ishin në dijeni të ekzistencës së këtij treni.

Treni nuk u vu në funksion edhe për një vit, kur Veliaj e ka përdori për të dërguar mesazhe ndaj protestuesve të Parkut të Liqenit.

“Jam shumë i lumtur sot që së bashku me fëmijët më të mirë të Shqipërisë, që janë padyshim ata të Tiranës, po festojmë në një vend ku para një viti ka pasur shumë beteja, shumë sherre, shumë shamatë, por në fund fare doli një punë e bukur. Sot kemi 1-vjetorin e këndit të lodrave. Më vjen mirë që edhe treni sot është plot, edhe muri ngjitës, edhe fushat e ping-pongut”, tha Veliaj në 1 Qershor 2017 gjatë inagurimit të trenit.

Edhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë (APR) Tiranë e ka shpërndarë trenin për fëmijë në rrjetet sociale, në gusht 2017, ku vihen re komentet e qytetarëve, që shprehin pakënaqësinë për mos-funksionimin e tij.

Në planin teknik të Këndit të Lojërave të 2015, përcaktohet dhe Treni për Fëmijë, i cili ishte menduar të ishte një hapësirë për fëmijët, në një zonë me bimësi ku fëmijët do të mund të luanin dhe shijonin pamjen, por që ky territor tani është kthyer në një truall të pa mirëmbajtur dhe e gjithë hapësira ku janë vendosur shinat e trenit ka dalë jashtë funksionit.

Sipas preventivit të punimeve treni ka kushtuar 5,555,064. Në këtë vlerë janë përfshirë:

Punime për konstruksionin e drurit tek platforma e trenit 

Strehë me konstruksion druri + lyerje me vernik me llak  kundra lagështriës

Vlera 280,000 

Tren lokomotive + 4 vagona me peshë mbajtëse për çdo vagon deri në 120 kg së bashku me shinat metalike me bateri + pajisje

Vlera 4,688,306 

Punime për shtresat e trenit

Gërmim dheu t=20cm 

Vlera 41,154

Shtresë çakelli t-20cm

Vlera 515,280

Transport dheu me auto deri 5.0 km

Vlera 30,324

Vlera total e punimeve për shtresat e trenit: 586,758

Citizens Channel i është drejtuar Bashkisë Tiranë disa herë me kërkesa për informacion për këtë çështje, për të ditur dhe arsyet se pse treni ka dalë jashtë funksionit, sa kohë ka që ndodhet në këtë gjendje, dhe se çfarë do të ndodhë me këtë investim. Institucioni ka refuzuar të përgjigjet, duke mos kthyer përgjigje.

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh në 2016 nisën një betejë me Bashkinë Tiranë, e cila rrethoi parkun në Liqenin Artificial të Tiranës, pa njoftim. Ata nisën një protestë e cila zgjati rreth 80 ditë, ku pati të arrestuar dhe përplasje fizike me policinë.

Organizata mjedisore, aktivistë e qytetarë akuzonin Bashkinë e Tiranës  se ka ndërhyrë në mënyrë shkatërrimtare dhe jo ligjore në betonizimin e parkut.

Një grup aktivistësh iu drejtuan gjykatës administrative të Tiranës duke paditur bashkinë, se për ndërtimin e projektit ka shkelur ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”; Ligjin nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit” dhe Ligjin nr.10 440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, etj.

Ata pretendonin se “dispozitat e shkelura kanë sjellë zhvillimin e një leje ndërtimi pa marrë më parë leje të posaçme mjedisore dhe pa kryer konsultime publike sipas dispozitave ligjore”.

Në korrik 2016 Gjykata Administrative vendosi rrëzimin e kërkesës së padisë së aktivistëve. Argumenti i tyre ishte se “ata duke mos qenë pronarë të prekur të liqenit nuk ishin dëmtuar drejtpërsëdrejti”.

Gjykata nuk u thellua më tej për të marrë në shqyrtim argumentet për paligjshmërinë e zbatimit të projektit. Vendimi u la në fuqi në dhjetor 2020 nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

Gjyakta Administrative i njohu të drejtën aktivistëve në ngritjen e padisë, por nuk vlerësoi drejt kërkimet e tyre në lidhje me paligjshmërinë e zbatimit të projektit.

Sakaq, projekti i bashkisë për Këndin e Lojërave u kritikua për betonizimin e zonës, e cila tashmë që është implementuar mund të duket qartë që është e betonizuar, që nga tavolinat e ping-pongut dhe i gjithë këndi i lojërave, ku sipër është vendosur tapet.

Sipas preventivit të punimeve, është bërë 4000 m3 gërmim dheu, jane përdorur 867 m3 beton dhe 43 ton hekur betoni. Sipërfaqja e shtruar me beton/zhavorr/cakull është 2000 m2.

Marrë nga Citizens Channel 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kendi i lojerave parku i liqenit treni per femije kendi i lojerave parku i liqenit treni per femije


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës