LIVE UPDATES
Aktualitet

Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Sfidë, ulja e çështjeve të prapambetura

30 Dhjetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Sfidë, ulja e

TIRANË – Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për prezantimin e punës së kryer nga ky institucion për vitin 2021, ku vuri theksin kryesisht te ulja e çështjeve të prapambetura që janë aktualisht të pashqyrtuara nga kjo gjykatë.

Sipas Sadushit, aktualisht në këtë gjykatë janë 9 gjyqtarë, ndërsa priten edhe 15 të tjerë, për të plotësuar numrin e nevojshëm të funksionimit të saj të plotë. Sadushi vijon më tej duke thënë se çështjet e prapambetura e kanë fillesën e tyre që nga viti 2012, ndërsa shtoi se për uljen e numrit të tyre duhet një angazhim i madh dhe kohë.

Zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë ka vënë theksin tek kujdesi që duhet të kenë institucionet publike në ankimimet dhe rekurset që bëjnë, pasi në shumë raste dalin humbëse vetë këto institucione. Sadushi theksoi se sjellet e avokatëve mbeten ende të papërshtatura si me kërkesat e reja ligjore dhe me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate, dhe tha se eshte e nevojshme të kuptohet që jo cdo konflikt gjyqësor duhet të shkojë domosdoshmërisht deri në Gjykatën e Lartë.

Fjala e plotë e Sokol Sadushit:

Pas një viti tepër intensiv dhe të ngarkuar me zhvillime në organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, kam kënaqësinë, por edhe detyrimin, te informoj opinionin publik mbi veprimtarinë e këtij institucioni që qëndron në majë të piramidës gjyqësore. Tashmë, kjo Gjykatë po e kryen funksionin e vet kushtetues, duke u përpjekur maksimalisht të përçojë tek publiku besimin dhe shpresën se situata është duke ndryshuar. Jemi të ndërgjegjshëm se opinioni publik pret nga Ne, më shumë efektivitet, një ritëm më të lartë në gjykim dhe rrjedhimisht më shumë rezultat. Gjykata e Lartë nuk resht së kërkuari për mënyra, mjete dhe rrugë të reja që sigurojnë shpejtësi, korrektësi, cilësi dhe transparencë në vendimmarrje. Situata në Gjykatën e Lartë është në një zhvillim dinamik dhe e tillë parashikohet edhe gjatë vitit 2022. Ne dimë se çfarë dhe si duhet bërë, për të dalë nga kolapsi, në të cilën e gjetëm këtë institucion.Për këtë kërkohet durim dhe mirëkuptim.  Po mbyllim një vit me zhvillime pozitive, sa i takon ritmit të lartë të punës, metodologjisë së qartë të ndjekur nga trupa gjyqësore, dhënies së shpresës për fillimin e uljes së numrit të çështjeve te prapambetura, por edhe shtimit të arsyeshëm të organikës së Gjykatës së Lartë. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë të tjerë, ndërkohë që jemi në pritje të 5 të tjerëve. Është gati e pabesueshme, por vetëm me 9 gjyqtarë kemi arritur, nëpërmjet një përllogaritje të kujdesshme, të formojmë 9 trupa gjyqësorë, me nga tre gjyqtarë, të cilat gjykojnë rregullisht, sipas kolegjeve dhe fushave përkatëse, në çdo ditë të javës. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve, që pavarësisht faktit se janë zgjedhur në përbërje të kolegjeve përkatëse, kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Gjyqtarët e kësaj gjykate janë të ndergjegjshëm për përgjegjësinë që u ka takuar të mbajnë në këtë situatë të pazakontë për Gjykatën e Lartë në veçanti dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.

Padyshim që gjyqtarët nuk mund ta realizojnë të vetëm këtë detyrë. Emërimi i 4 këshilltarëve ligjor nga KLGJ është shoqëruar me plotësimin, gjithashtu, nga Këshilli i Gjykatës së Lartë i organikës së stafit administrativ me nëpunës civilë gjyqësorë, veçanërisht në sektorin e drejtorisë së administrimit gjyqësor dhe në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ky është viti i ngritjes të Qendrës së Dokumentacionit, një model krejt i ri dhe me pritshmëri të lartë suksesi për analizën, studimin, dokumentimin dhe publikimin tematik të vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, që po realizohet në bashkëpunim me homologët e gjykatave të larta gjermane dhe italiane. Përshtatja e kuadrit ligjor me nevojat dhe kërkesat e gjykimit kasacional, me fokus kryesor kthimin e Gjykatës së Lartë në gjykatë ligji dhe shkëputjen e saj nga praktika e shqyrtimit të fakteve dhe provave, kanë sjellë efekte pozitive edhe në rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së vendimmarrjes, të cilat priten të japin rezultate edhe më të ndjeshme në vitet në vijim. Këto ndryshime ligjore kanë rritur efektivitetin e trupës me tre gjyqtarë, kanë bërë të mundur marrjen e 7 vendimeve njësuese, ashtu si edhe shqyrtimin e vlefshmërisë së akteve normative me 5 gjyqtarë, kanë forcuar pushtetin e dhomës së këshillimit, duke rritur numrin e vendimeve që merren në këtë fazë, kanë konsoliduar rolin e gjyqtarit të vetëm në shqyrtimin e kërkesës për përjashtim, por edhe në filtrimin e rekurseve me të meta forma, ashtu siç kanë bërë efektiv ndëshkimin me gjobë të avokatëve për rekurset abuzive etj.

Sidoqoftë, paraqitja e disa statistikave kryesore mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë gjatë vitit 2021 është shumë e rëndësishme për informimin e opinionit publik. Megjithëse çështjet e reja që janë regjistruar në Gjykatën e Lartë nga 1 janari 2021 kanë arritur në 2,847 (nga të cilat 1340 civile, 547 administrative dhe 960 penale), numri prej 35,837 çështjesh që presin të gjykohen, janë drejt uljes.  Lajmi i mirë është se numri i vendimeve që janë marrë gjatë vitit 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Për vitin 2021, Gjykata e Lartë ka dhënë 3,609 vendime, nga të cilat 1,182 vendime administrative, 1,336 vendime civile dhe 1,091 vendime penale.  Ky numër do kishte qenë shumë më i lartë, nëse Gjykata do të kishte 9 gjyqtarët e saj nga data 1 janar, ndërkohë që deri në prill të vitit 2021 ajo ka funksionuar me vetëm 3 gjyqtarë, në periudhën prill-shtator 2021 ka funksionuar me 7 gjyqtarë dhe prej fundit të muajit shtator me 9 gjyqtarë. Me të dhëna te tilla gjyqtarët e Gjykatës së Lartë rezulton të kenë një përqindje të evadimit të çështjeve prej 127%, një shifër mjaft e lartë, referuar standardeve të CEPEJ, gjë e cila u vlerësua pozitivisht edhe në Raportin një vjeçar të Komisionit Evropian mbi “Paketën e Zgjerimit”.  Natyrisht që kjo shifër, e krahasuar me numrin e backlogut mund të konsiderohet si relative, megjithatë duhet të mbahet parasysh se ngarkesa në një vit, e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë ka shkuar përtej çdo limiti, me mbi 500 çështje. Me gjithë numrin tepër të lartë, nuk ka kaluar pa u vlerësuar edhe cilësia e vendimmarrjes. Mjafton të analizohen vendimet njësuese (5 në fushën penale dhe 2 në fushën administrative), ashtu si edhe mjaft vendime me ndikim në publik që dëshmojnë për rritjen e besimit te kjo Gjykatë.

Sfida më e madhe e Gjykatës së Lartë ngelet numri tepër i lartë i çështjeve të prapambetura që presin shqyrtimin, por kjo nuk ka shmangur vëmendjen e saj nga kërkesat për rritjen e cilësisë dhe fitimin e legjitimitetit të vendimmarrjes. Backlogu nuk është një fenomen i krijuar sot, dhe as për shkak të reformës në drejtësi. Ashtu siç thekson GJEDNJ, kur analizon rastin shqiptar në një vendim të fundit,  fillesën e vet backlogu e ka nga viti 2012. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë, por edhe një strategji koherente dhe frytdhënëse. Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për gjendjen në të cilën ndodhet dhe, për këtë arsye, ka hartuar, së bashku me KLGJ dhe Justice for All, një plan veprimi, ku paraqiten disa masa të ndërmarra vetëm, apo në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Ky plan veprimi është bërë publik në faqen e Gjykatës së Lartë i cili rishikohet periodikisht prej saj, me qëllim përshtatjen me situatën aktuale. Megjithatë, pavarësisht masave që merr Gjykata e Lartë, paraqitet si një domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik, por edhe qasja ndaj mjeteve të ankimit, në përgjithësi, dhe rekursit, në veçanti. Evadimi i çështjeve të prapambetura nuk duhet të kuptohet si çështje vetëm e Gjykatës së Lartë. Ajo duhet të pranohet si një shqetësim që lidhet me nivelin e përfaqësimit profesional, si të institucioneve publike, ashtu edhe të avokatëve. Për këtë arsye, çdo rekursues dhe, në veçanti, institucionet publike i kanë të gjitha mundësitë për të bërë detyrën e tyre për uljen e backlogut. Mjafton t´í referohemi shifrave në vite për të kuptuar se afro 70% e rekurseve të paraqitura nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. Një shifër e tillë dëshmon për numrin shumë të lartë të rekurseve haptazi të pabazuara, që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi i rekurseve është padyshim një detyrë e kësaj Gjykate, por, nga ana tjetër, nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike, i Avokaturës së Shtetit dhe i avokatëve se moskalimi i testit të pranueshmërisë të rekurseve është një përgjegjësi e punës së tyre.

Në këtë drejtim është i nevojshëm rikonsiderimi nga institucionet publike i rekurseve të paraqitura prej tyre për çështje, të cilat nuk kanë aktualitetin apo interesin publik, për arsye të mënyrës së formulimit të rekursit, per shkak të humbjes së çështjeve në të dyja shkallët e gjykimit, por edhe të ekzekutimit të vendimeve prej palëve fituese. Çështje të tilla kanë që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhëniet e punës ose dëmshpërblime të tjera, të cilat janë ekzekutuar dhe, për më tepër, nuk paraqesin ndonjë interes për t’i ndjekur në Gjykatën e Lartë, qoftë edhe për shkak të praktikës së konsoliduar që po mban me mospranimet e rekursit, janë të konsiderueshme. Kështu, për periudhën 2013-2020, në fushën administrative janë 3082 çështje, ndërsa në fushën civile janë 2322 (gjithsej 5404), në të cilat gjyqhumbës janë organet publike. E njëjta situatë paraqitet edhe në çështjet penale, ku prokurori ka rezultuar gjyqhumbës në 2015 çështje, ndërkohë që një pjesë e këtyre çështjeve e kanë humbur qartazi aktualitetin e tyre. Pra, në total janë rreth 7,419 çështje, të cilat në aspektin e kalimit të testit të pranueshmërisë, të pasjes së një drejtësie efektive e koherente, por edhe në mbrojtje të interesit publik, mbeten për tu vlerësuar nga institucionet publike, nëse rekurset janë aktuale dhe i përgjigjen praktikës dhe standardeve që Gjykata e Lartë ka vendosur në këto dy vite. Vlerësohet tepër e domosdoshme për të sjell në vëmendjen e opinionit publik një tjetër shqetësim që mund ta përballë Gjykatën e Lartë, në një të ardhme të afërme, me rrezikun e krijimit të një backlogu “të ri”. Sjelljet e avokatëve mbeten ende të papërshtatura, si me kërkesat e reja ligjore, ashtu edhe me praktiken e konsoliduar të kësaj Gjykate. Është e nevojshme të kuptohet se jo çdo konflikt gjyqësor duhet të shkojë domosdoshmërisht deri në Gjykatën e Lartë. Një pjesë e madhe e çështjeve shqyrtohen përfundimisht dhe gjejnë zgjidhje në dy shkallët e ulëta të gjykimit dhe shanset që ky vendim të ndryshojë në Gjykatën e Lartë janë të pakta, madje në mjaft raste inekzistente. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është një gjykim ligji dhe jo një gjykim fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë.

Sigurisht GJL, përmes një procesi tepër transparent që evidentohet edhe në faqen e saj zyrtare po përpiqet maksimalisht të orientoje praktikantët e se drejtës me vendimet e saj, njësuese dhe me praktiken e përditshme që ndjek, por edhe me filtrimin e rekurseve që në ardhjen e tyre. Por shumë varet nga institucionet publike, Avokatura e Shtetit, si dhe dhomat e avokatisë, të cilët duhet të ndjekin praktikën e GJL, me qëllim që të mos e investojnë atë për çështje të panevojshme, por edhe të pasuksesshme. Shpreh besimin se kombinimi i masave dhe sjelljes së institucioneve publike dhe avokatëve me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë do të çojë drejt një rezultati më të dukshëm në përqindjen e çështjeve që do të evadojë Gjykata në vitet në vijim. Sidoqoftë, rikthimi i besimit tek sistemi i drejtësisë është dhe mbetet sfida thelbësore e Gjykatës se Lartë, një sfidë e përditshme që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë gjyqtarët, këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ. Jemi të ndërgjegjshëm se kjo sfidë nuk kapërcehet pa kontributin e të gjithëve dhe pa ndryshuar qasje në praktikën e përditshme. Pavarësisht këtyre, Gjykata e Larte nuk do të reshtë së bëri të gjitha përpjekjet për të realizuar misionin e saj kushtetues dhe rikthimin e drejtësisë efektive, në shërbim të publikut.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Sadushi: Avokatët dhe institucionet publike të heqin dorë nga rekurset e pabazuara

Sadushi: Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet zgjidhje

Sadushi: 500 dosje për një gjyqtar janë shumë, kemi çështje të 2010 pa shqyrtuar

Sadushi: Harta e re gjyqësore domosdoshmëri, rrezik krijimi i një stoku të ri!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë