Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SARANDË- Është zbardhur vjedhja prej 200 milionë lekësh e supermarketit në Sarandë. Mësohet se në pranga kanë rënë dy persona 40-vjeçari Edmond Duzha dhe Bekdash Cukalla dhe mbi ta rëndojnë akuzat e vjedhjes e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që policia ka bërë me dije se nga operacion policor ‘Fundviti’, i kryer për të zbardhur ngjarjes, gjithashtu janë sekuestruar shumat 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR si dhe 2 laptop. Gjithashtu bëhet me dije se Bekdash Cukalla ka qenë teknik i kamerave të këtij supermarketi dhe me anë të telefonit kontrollonte se sa lekë kishte në supermarket.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, më datë 11.12.2021, në një supermarket në Sarandë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fundviti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Fundviti”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-E.D.(Gj.), 40 vjeç, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për “Vjedhje” dhe “Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”;
-B. C., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, në një supermarket në lagjen nr.4, në Sarandë, më datë 11.12.2021. Shtetasi B. C. ka qenë i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumat 400.000 lekë të rinj, 2500 dollarë amerikan, 1000 paund britanik, 2 automjete me të cilat autorët janë larguar pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Mëngjesin e 11 dhjetorit, persona të veshur me kostum sportiv, kapuçë dhe me maska anti-COVID grabitën shumën prej 200 milionë lekësh në supermarketin “Halo” në Sarandë. Policia ushtroi kontrolle në bizneset pranë supermarketit dhe arriti të sekuestronte videon e grabitjes. Nga pamjet u panë 3 të rinj që transportonin disa çanta me para, të cilat u morën nga kasaforta e supermarketit. Grabitësit morën me vete dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRITANI E MADHE- Nga: Peter KalmusFilmi më i fundit i regjisorit Adam McKay, “Don’t look up” përveçse një satirë është gjithashtu filmi më i saktë për mo...
FIER- Akset rrugore në Fier janë të mbuluara nga mjergulla e dendur. Mësohet se për shkak të mjergullës së dendur ka pasur vështirësi në kalimin e rrugëve.Kjo p...
BOTË – Dy vëzhgime nga një vit që na bëri të ngremë dyshime mbi arsyen tonë e të të tjerëve.I pari: Në radhë para një qendre testimi. Unë, (i vaksinu...
FUSHË KRUJË – Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pamje nga momentet pas tërmetit të 26 nëntorit në 2019-ën, ku shumë...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe Faxnews e hapin me lajmin e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës It...
TIRANË – Enti Rregullator i Energjisë po zhvillon këtë të mërkurë seancën publike për aplikimet e bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elek...
TIRANË – Strehimi social vijon të mbetet një program aktiv ku për të paktën 3900 familje qeveria bën subvencionimin e interesave të kredive që janë m...
TIRANË – Rritet importi i kafesë për muajt janar-tetor të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të 2020. Sipas të dhënave të Ministrisë të Fina...
FIER- Shkolla e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier ka reaguar pas aksidentit fatal që pësoi 20-vjeçari Kristjan Thomo ditën e sotme. Me anë të...
TIRANË– Policia dhe prokuroria e Lezhës kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona që dyshohet se janë ekzekutorët e efektivit të Policis...