Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Aktualitet
Sadushi: Harta e re gjyqësore domosdoshmëri, rrezik krijimi i një stoku të ri!
30 Dhjetor 2021, 09:37Nga DOSJA
TIRANË – Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të parapambetura që presin për t’u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara.
“Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve që kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Kjo është situatë e pazakontë për Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë. Ky është viti i ngritjes së qendrës së dokumentacionit. Përshtatja e kuadrit ligjor me fokus kthimin e Gjykatës s Lartë në një gjykatë ligj kanë sjellë një efekt pozitiv në cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes. Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime. Sfida më e madhe e Gjykata e Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente. Gjykata e Lartë e ka të qarët situatën ku ndodhet dhe ka hartuar një plan veprimi. Paraqitet domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik. Evadimi i çështjeve të prapambetura duhet ët pranohet si shqetësim mbi përfaqësimin profesional si të institucioneve publike dhe avokatëve. I kanë të gjitha mundësitë për uljen e këtyre çështjeve. Ka numër të lartë rekursesh të pabazuara që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe avokatëve se moskalimi i rekurseve është përgjegjësi e tyre. Çështje që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhënie të punës apo dëmshpërblime të tjera, janë të papranueshme. janë 5404 çështje ku gjyqhumbës janë organet publike. Një tjetër shqetësim është rreziku i krijimit të një stoku të ri çështjes. Sjelljet e avokatëve mbeten të papërshtatshme me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate. Jo çdo konflikt ligjor duhet ët shkojë në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është gjykim ligji jo fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë”, u shpreh Sadushi.
SHQIPËRI – 243 struktura akomoduese kanë kaluar vlerësimin e autoriteteve dhe kanë marrë certifikatën e kategorizimit nga Ministria e Turizmit dhe Mj...
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe në pjesën e parë të ditës së sotme. Ndërkohë që më pjesën e dytë sidomos në zonat mal...
BRITANI E MADHE- Nga: Peter KalmusFilmi më i fundit i regjisorit Adam McKay, “Don’t look up” përveçse një satirë është gjithashtu filmi më i saktë për mo...
FIER- Akset rrugore në Fier janë të mbuluara nga mjergulla e dendur. Mësohet se për shkak të mjergullës së dendur ka pasur vështirësi në kalimin e rrugëve.Kjo p...
BOTË – Dy vëzhgime nga një vit që na bëri të ngremë dyshime mbi arsyen tonë e të të tjerëve.I pari: Në radhë para një qendre testimi. Unë, (i vaksinu...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe Faxnews e hapin me lajmin e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës It...
TIRANË – Enti Rregullator i Energjisë po zhvillon këtë të mërkurë seancën publike për aplikimet e bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elek...
TIRANË – Strehimi social vijon të mbetet një program aktiv ku për të paktën 3900 familje qeveria bën subvencionimin e interesave të kredive që janë m...