Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI- Sektori bankar e mbylli 6-mujorin e parë të vitit me një fitim neto prej 7.15 miliardë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezultati i sistemit bankar u rrit ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë, me një zgjerim të fitimit neto me mbi 6 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e parë.
Megjithëse fitimi progresiv vjetor i sistemit është afërsisht 32% më i ulët krahasuar me vitin e kaluar, deri këtu performanca financiare mund të lexohet pozitivisht në kontekstin e një periudhe kur ekonomia është përfshirë nga kriza më e rëndë qysh prej vitit 1997.
Vetëm në tremujorin e dytë 2020, fitimi i sistemit bankar ishte rreth 5.8 miliardë lekë, ose gati 5% më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rënia për 6 mujorin është shkaktuar nga performance e dobët e tremujorit të parë, ku fitimet e sistemit u tkurrën me 72%.
Për 6 mujorin, të ardhurat nga interesi u rritën me 0.1% me bazë vjetore, ndërsa shpenzimet për interesa u tkurrën me 4.8%.
Kthimi nga kapitali, i llogaritur me bazë vjetore, në fund të qershorit arriti në 9.1%, në rritje për të katërtin muaj radhazi; megjithatë, edhe për këtë tregues, shifrat janë më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, kur kthimi llogaritej në 14.3%.
Shifrat e performancës financiare të sistemit ende nuk përfshijnë një efekt të mirëfilltë të krizës në cilësinë e portofolit të kredisë. Më datë 13 mars, Banka Qendrore vendosi ngrirjen e përkohshme të riklasifikimit dhe provigjionimit të kredive të ristrukturuara, fillimisht deri në fund të qershorit, por më pas e shtyu këtë vendim deri në fund të gushtit.
Pavarësisht nga kjo, për 6-mujorin e parë të këtij viti bankat kanë llogaritur provigjione për kreditë e humbura katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se një pjesë e tyre mund të kenë ndjekur një qasje më konservatore në provigjionim.
Rritja e provigjioneve për kreditë ishte faktori me ndikimin kryesor në uljen e fitimit neto krahasuar me 6-mujorin 2019, ndërsa një ndikim më të vogël dhe rritja e shpenzimeve operacionale. Por, një ide më e qartë për ndikimin e krizës në bilancet e bankave do të fillojë të krijohet vetëm pas muajit shtator, kur masat e përkohshme të jenë shfuqizuar.
Edhe për qershorin raporti i kredive me probleme rezultoi i qëndrueshëm në nivelin 8.1%, më i ulëti në 11 vitet e fundit. Pavarësisht se shtimi i provigjioneve sinjalizon një rritje të sasisë së kredive të këqija, ky efekt është balancuar nga zmadhimi i portofolit total të kredisë, duke bërë që raporti të mos ndryshojë.
Sipas parashikimeve të Nismës së Vienës (projekt për ruajtjen e stabilitetit financiar në ekonomitë emergjente të Europës), është e pritshme që vala e parë e kredive me probleme në sistemin bankar të shfaqet në tremujorin e fundit të këtij viti.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Zakonisht njerëzit kur punojnë me orë të zgjatura, ose kur puna e tyre është pa pushime, ndodh që ata të mos e bëjnë dot dallimin mes ditëve dhe n...
TIRANË- Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vet...
SHQIPËRI– Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë Qendrore për shëndetin.Shpenzimet totale të qeverisë për shëndetin janë 9-10% ...
Në fund të muajit maj, qeveria doli me një vendim për një shtesë në vendimin nr.171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores pë...
Dashuria e vëllait për motrën është kaq e madhe sa vetëm Kohen Bowden, ky vogëlush i ëmbël e ka treguar me një gjest shumë emocionues.Në një kohë që motra e tij...
TIRANË- Java që vjen do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe i ngrohtë. Shërbimi Metreologjik Ushtarak, në një njoftim bën me dije se nga orët e ...
SHQIPËRI-Çmimi i qirave të dyqaneve të biznesit të vogël në muajt qershor-korrik u ul me 10-16%. Operatorët e tregut të agjencive imobilare vlerësoj...
Situata e pandemisë ka ndikuar dhe po vazhdon të ushtrojë ndikimin e saj në çdo aspekt të jetës së individëve, e në veçanti në aspektin ekonomik. ...
Maqedonia e Veriut është bërë vitet e fundit mjaft tërheqëse edhe për disa biznese shqiptare, të cilat janë maturuar në tregun e brendshëm dhe po ndërtojnë stra...
BERAT- Në Ditën e Punonjësve të Kujdesit ndaj të Moshuarve, erdhi sot surpriza më e bukur për punonjëset e Qendrës së të Moshuarve “Shtëpia e Përbashkët” në Ber...