LIVE UPDATES
Aktualitet

Tregtonin kapsolla dhe fishekzjarrë, Policia procedon 4 persona, thirrje qytetarëve: Denonconi çdo rast, nuk ndalemi me kontr

16 Dhjetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Tregtonin kapsolla dhe fishekzjarrë, Policia procedon 4 persona, thirrje

TIRANË- Festa e Kishtëlindjes dhe e Vitit të Ri po afrohen, por duket se dhe këtë vit nuk do të ketë fishekzjarrë. Në një njoftim Policia e Shtetit bën me dije se janë shtuar masat për hedhjen në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për t’i pasur në duar qytetarët. Sipas njoftimit njoftimit bëhet me dije se ditët e fundit janë shtuar kontrollet dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla dhe fishekzjarrë.

Shtetasi A.A, është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike”, shtohet më tej.

Policia e Shtetit fton gjithashtu dhe qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

NJOFTIMI I PLOTË

Shtohen masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Masat e shtuara  konsistojnë  në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar  në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, Urdhrit të përbashkët të  MB, MM dhe MFE,   “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin  civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” , si dhe në Telegramin e  DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolle të pandërprera , muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A,është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin  jane  kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Duke qene se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri 2020, me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore , për parandalimin  e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme  në prag  të festave të fundvitit , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në: Ushtrimin e  kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit  të subjekteve  të licencuar  dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse  tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar”

Kontrollin për magazinimin dhe  tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen  dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  të personave  që shkelin rregullat  e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast  të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre.

Strukturat vendore të Policisë  të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta  me Shërbimin  e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ndalimi i tregtimit të fishekzjarrëve u bë një vit më parë me një urdhër të përbashkët të tre ministrive, por dhe me ndryshimet ligjore në në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”. Iniciativa e qeverisë për të ndaluar lëndët piroteknike dhe kapsollat u bë mor pas dëmtimit të efektives Ina Nuka gjatë protestës ë banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Sipas hetimeve një prej protestuesve i hodhi efektives një kapsollë në dorë,e cila shpërtheu dhe i preu asaj disa prej gishtave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohen fishezjarret policia e shtetit tregtimi i fishekzjarreve ndalohen fishezjarret policia e shtetit tregtimi i fishekzjarreve

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime