LIVE UPDATES
Insights

“Galloshet”, tregimi i së dielës nga Agim Xhafka

12 Janar 2020, 17:43 Nga DOSJA
“Galloshet”, tregimi i së dielës nga Agim Xhafka

TIRANË- Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga dëbora disa muaj rresht. Mëngjesi i parë kur e shihnim nga dritarja e shtëpisë na ngazëllente aq shumë sa na zihej fryma dhe prej gëzimit pérqafoja vëllain dhe motrën. Gjyshja na mbështillte me krahët e saj plot tule dhe na afronte te xhami i dritares. E ashtu të katërt thoshim në kor fjalët që kishim shqiptuar dhe një vit më parë: -Ti dëborë je e ftohtë,unë fëmija jam i ngrohtë. Pasi e recitonim plot tre herë besonim se dimrin do e kalonim pa halle e probleme. Lumturia e vërtetë na ndodhte jashtë. Që tek oborri ku krijohej pista horizontale që na merrte aq e aq energji nga forca që i jepnim trupit për rrëshqitje e deri te skijimi me çantat e shkollës poshtë bythëve në rrugicat që fillimin e kishin te varrezat e deshmorëve lart te shën Thanasi e fundin te bulevard Republika. Aq fëmijë e të rinj luanim sa dukeshim ashtu veshur me rroba të errëta si mizat kur mblidhen te bishti i bardhë  i kalit.

Dëbora është si dashuria. Të merr mendjen,të rrit rrahjen e zemrës,por të ha dhe kohën. Kur niste nata të binte mbi qytet iknim me përtesë në shtëpi dhe ashtu të zalisur nuk kishim fuqi të hanim bukë,jo më të bënim detyrat. Edhe sot ajo dëborë ruhet në kujtesë si gruaja që mban me kujdes te një valixhe e vogël bizhuteritë e saj. Kështu e kishte bekuar zoti Korçën. Me plot dëborë dhe me shumë dritë. Aq dritë sa bota na dukej e rrumbullakët jo nga mësimet,por sepse na i merrte mendjen shpejtësia kur i lëshoheshim qytetit qysh lart,si predha kur del nga pushka sportive. Por nga ato mote mbaj mend ca ditë të trishta,ashtu si cepi i kalbur i një molle të shijshme,nga ato te llojit Rënet që kanë aq lëng,aq ëmbëlsi,por kanë dhe thartirë të pëlqyeshme. Keto ditë vinin pa trokitur. Ngrihej temperatura tre-katér gradë dhe dëbora niste të squllej,bëhej si baltë e bardhë. Nga ora në orë lëngëzohej më shumë dhe dukej sikur ecje nëpér pellgje. Sikur i bije mes pér mes një gjoli të madh. Mbaj mend kur arrija në shkollë çorapet e inxirrja dhe i shtrydhja te soba e klasës. Këpucët kullonin si shishe platike me vrima. Ashtu zbathur prisnim zilen e orës së gjashtë dhe rivishnim çorapet. Të thata,por deri te shtëpia bëheshin ujë. Sa hynim në shtëpi i flakérinim bashkë me këpucët dhe gati futeshim brenda sobës me vrap. Na kërcitnin dhëmbët prej të ftohtës.

Kështu vinte dhe nëna nga puna. Më me fat ishte gjyshja që nuk delte nga shtëpia dhe babai që kishte galloshe. Ç’janë galloshet? Janë këpucë llastiku pa lidhëza që mbatheshin mbi këpucët. Ecje me to dhe brenda nuk futej pikë uji. Çorapet gati hishnin valle nga gëzimi. Babai nga që ishte shtruar para ca vitesh në spital me pneumoni e kishte problem ruajtjen e vetes nga e ftohta. U bë copash nëna deri sa i bleu te një shoqja e vet një palë galloshe çeke. Ia solli duke i mbajtur në gji dhe kur ai vendosi brenda atyre këpucët e tij ajo u ngazëllye dhe u pérlot. Babai i donte kaq shumë sa dhe kur shkonte dy metra rrugë jashtë pallatit i mbathte. Dhe sa kthehej nga puna i hiqte çorapet gjithë fodullëk,sikur të na shiste mend ne fëmijëve se ai nuk pyeste pér shiun dhe dëborën e shkrirë. Një herë ia kérkova borxh,sa pér një xhiro. Nuk më tha se nuk m’i jepte,por tha që këmba ime ishte e vogël dhe galloshet e tij nuk bënin pér këpucët e mija. Ndérsa nëna më pa me inat. -Po yt atë kur të shkojë në punë të bëhet qull nga këmbët? Të rrijë 8 orë i lagur?Të shkojë prapë në spital? Heshta dhe ashtu vazhdoi jeta. Kur kishte llohë,pra dëborë të shkrirë,unë rrija te dritarja. Nuk dilja. Deri sa një mëngjes gjyshja më tha: -Babai nuk do shkojë sot në punë. Merri ti galloshet! Dhe më çoi te dera e dhomë së tij. E hapi pak e pashë që ai po flinte te krevati i vet. Nuk prita më,por rrëmbeva galloshet,i mbatha dhe u gëzova se më rrinin tamam. Ika me vrap te shkolla e nuk i hoqa çorapet. Mbaja këmbët jashtë bankës që të shihni të gjithë se kisha veshur galloshe. Sa mbaroi mësimi nuk u ktheva në shtëpi. Doja të shëtisja me Calen,por ai vuri gishtin e vet te balli e më tha: -Je në metro,mo?! Jam qull nga këmbët.

Atëhere eca vetë krenar te bulevardi dy,tre herë. Lart e poshtë. Nuk u gëzohesha jo gallosheve,por këmbës së thatë. Pasi u lodha eca drejt shtëpisë dhe sa po afrohesha shoh babain që po kërcente llapashup mes borës së shkrirë. Nxitonte dhe dukej si ata atletët e ecjes sportive. Te shkallët u takuam. -Ti sikur nuk do ikje në punë? -Ika qysh në mëngjes. -Unë në mëngjes të pashë në krevat. -Futi gjyshja vazon e madhe të luleve artificiale që kemi në korridor.-qeshi ai. E kapa nga krahu dhe po e shtyja shpejt drejt shtëpisë. Sa hyri brenda e plandosa në karrike dhe ia hoqa vetë corapet. Ia férkova këmbët me peshqir dhe gjyshja solli legenin me ujë të ngrohtë. Pas disa minutave fliste pa iu marrë goja,e mblodhi veten. Nuk e falenderova pér galloshet. Kisha frikë mos sëmurej. E pashë te balli,qe i freskët. Fytyra ishte me ngjyrë pak të kuqe. Qenka mirë mendova. Po prapë deri sa u gdhi isha nën stres. Kur dëgjova që dera e jashtme u mbyll u çova. -Iku yt atë,-tha gjyshja.-M’u duk mirë. Ishte i qeshur. Atëhere më erdhi gjaku në fytyrën time. Dhe u betova se ato galloshe as do ia kérkoja,as do e lejoja të m’i jepte xhiro. Por nuk e mbajta gjatë zotimin. Se mamaja gjeti një palë galloshe të tjera. Të reja fringo. Por ia dha babait. Mua më dha të vjetrat.  -Ua ke marrë dorën kétyre,-qeshi e mira ime…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka galloshet tregimi i si agim xhafka galloshet tregimi i si

Sondazh

Poll
Insights 5 Janar 2020, 11:35

Po e humbet BE Ballkanin?

BE- Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet