LIVE UPDATES
Bota

Tre senatorë amerikanë vizitojnë Tajvanin, paralajmërojnë se do dhurojnë 750 mijë vaksina anti-COVID

6 Qershor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Tre senatorë amerikanë vizitojnë Tajvanin,

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë zotuar të mbështesin Tajvanin me 750 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit. Njoftimin e bëri një delegacion dypartiak i përbërë nga tre senatorë amerikanë që mbërriti në Tajvan të dielën. Vizita zhvillohet ndërkohë që Tajvani akuzon Kinën se e ka penguar në përpjekjet për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash. Qeveria tajvaneze thotë se kjo është pjesë e fushatës së vazhdueshme të Pekinit për të mbajtur ishullin të izoluar.

Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë Tajvanit 750 mijë vaksina, si pjesë e planit të Uashingtonit për të shpërndarë doza në të gjithë botën. Kjo sasi e dhuruar është një ndihmë e madhe për ishullin, i cili po lufton me një rritje në rastet me koronavirus.

Senatorja demokrat Tammy Duckworth nga Ilinoisi, bashkë me dy kolegët e saj: demokratin Christopher Coons nga Delauer dhe republikanin Dan Sullivan nga Alaska ishin për një vizitë tre orëshe në ishull.

Tre senatorët amerikanë thanë se vizita e tyre tregon se Tajvani ka mbështetjen dypartiake të SHBA. Tajvani përballet me një mungesë vaksinash dhe ka rëndësi gjeopolitike për Uashingtonin.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen tha se vaksinat do të ishin një ndihmë e madhe në luftën e tyre kundër virusit.

Ne jemi shumë mirënjohës për administratën Biden që na zgjati dorën për të na ndihmuar dhe që vendosi Tajvanin në grupin e parë të vendeve për të dhuruar vaksina. Ne gjithashtu falënderojmë tre senatorët, të cilët janë të pranishëm këtu, në përpjekjet e tyre të mëdha për të ndihmuar. Janë kohë të vështira për Tajvanin dhe ndihma juaj do të gdhendet në zemrat tona”,- tha presidentja e Tajvanit.

Vetëm rreth 3% e 23.5 milionë banorëve të ishullit janë vaksinuar dhe pjesa më e madhe e tyre vetëm me një dozë.

Tajvani ka akuzuar Kinën se po përpiqet të bllokojë që në ishull të futen vaksinat e dhuruara. Pekini nga ana tjetër e mohon këtë, ndërsa ka thënë se mund t’i dhurojë Tajvanit vaksinat e prodhuara në Kinë. Por qeveria në Taipei ka shprehur vazhdimisht shqetësim për sigurinë e tyre.

Unë jam e lumtur të njoftoj se Tajvani do të marrë 750,000 doza vaksinash, si pjesë e dozave të para të dhuruara. Ishte kritike për Shtetet e Bashkuara që Tajvani të përfshihej në grupin e parë që merr vaksinat, sepse ne njohim nevojën tuaj urgjente dhe ne e vlerësojmë këtë partneritet”,- tha senatorja demokrate Tammy Duckworth.

Vitin e kaluar, një pandemi globale erdhi nga Wuhan në Kinë, që u karakterizua nga mungesa e transparencës dhe mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar nga Partia Komuniste Kineze. Sot, në kontrast dramatik, Shtetet e Bashkuara po drejtojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë. Për të sjellë një lehtësim nga kjo pandemi globale duke dhuruar dhjetëra milionë vaksina shumë efektive në të gjitha pjesët e botës, përfshirë Tajvanin”, tha senatori republican nga Alaska, Dan Sullivan.

Të premten, Japonia i dorëzoi Tajvanit rreth 1.2 milionë doza vaksinash kundër koronavirusit, duke sjellë dhe reagimin e ashpër të Kinës.

Partia Komuniste e Kinës nuk e ka kontrolluar kurrë Tajvanin, por ajo e shikon këtë vend-ishull si pjesë të territorit të saj dhe është zotuar se një ditë do ta fusë nën kontroll, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Pekini ka ushtruar presione ekonomike, ushtarake dhe diplomatike mbi Tajvanin në vitet e fundit dhe e mban atë të izoluar nga organet ndërkombëtare, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ishulli është vetë-qeverisur që nga fundi i luftës civile në Kinë në 1949. Tajvani ka flamurin, monedhën dhe ushtrinë e tij, por nuk njihet si vend sovran nga OKB.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dan sullivan joe biden tammy duckworth. tsai ing-wen dan sullivan joe biden tammy duckworth. tsai ing-wen

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit