"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Trajneri i Bayernit Nagelsmann: “Nuk e di se çfarë më pret, por nuk kam frikë”
14 Prill 2022, 13:36Nga DOSJA
GJERMANI – Pa frymëzim, me yjet e lodhur, pa kapacitetin përcaktues, Bayern mbeti jashtë Champions League të martën, nga e cila, Villarreali i Unai Emery e eliminoi (1-0 dhe 1-1).
Julian Nagelsmann, trajneri i skuadrës së Munichut, tha se nuk ka “frikë” nga e ardhmja, megjithëse do t’i duhet ta fillojë nga e para, duke e ditur se nuk mund të shpenzojë aq shumë sa gjigantët e tjerë të futbollit europian.
“Nuk e di se çfarë më pret, por nuk kam frikë. Ka gjëra më të këqija. Por fajin e kam unë, jo lojtarët e mi”,– ishin fjalët e Nagelsmann, i prekur dukshëm pas 1-1 që nënkuptonte lamtumirën e Champions League nga Bayern.
Në sezonin e tij të parë në krye të bavarezëve, Nagelsmann, 34 vjeç, nuk mundi të kalonte çerekfinalet në Champions League. Papritur, “nëndetësja e verdhë” e la jashtë gjysmëfinales, në një sezon në të cilin, edhe pse në datën 23 ai mund të këndojë triumfin në Bundesligë.
Sipas të përditshmes “Bild”, presioni mbi Nagelsmann “do të bëhet i madh”. Dhe, për revistën “Kicker”, ish-trajneri i Leipzig “i ka dhënë një shtysë Bayernit, por trashëgoi një grup më të dobët, pas largimit të David Alaba dhe Jérôme Boateng verën e kaluar, si dhe Thiago, Ivan Perisic dhe Philippe Coutinho më parë”.
Nagelsmann kujtoi se “ne jemi eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, i njëjti bilanc si sezonin e kaluar, nuk mjafton për Bayernin”. Hansi Flick, aktualisht trajneri i Gjermanisë, ishte në krye të skuadrës së Mynihut sezonin e kaluar, në të cilin ata rifituan Bundesligën.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI– Te Liverpool nuk ka vend për buzëqeshje për kalimin në gjysmëfinale të Champions League. Pika e dhimbshme e mbrëmjes në Anfield, në të cilën skuadr...
SPANJË– Guardiolismo kundër Cholismo, tiki-taka kundër lojës vertikale, lojë ndaj lojës mbrojtëse. Atletico Madrid-Manchester City nuk ishte thjesht ...
TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një aktivitet me temë “Together for football” sot në Lezhë, së bashku me drejtuesit e Federatës Afgane të...
MAL I ZI- Një skenë romantike si në ato filmat hollivudian është parë në ndeshjen finale të serisë së playoff-it të kampionatit malazez të basketbollit për femr...
FRANCE – Eliminimi nga Real Madridi (1-0, 1-3) në raundin e 16-të të Champions League nuk duket se e ndryshon apelin e PSG-së ndaj sponsorëve të rinj.Si&c...
ARGJENTINE – Një vit e gjysmë pas vdekjes së Diego Maradonës, prokurorët e ngarkuar me hetimin për vdekjen e “Pibe d’Oro” kanë kërkuar që stafi infermiero...
FRANCE – “Është e vështirë të hysh në garë, duke e ditur se nuk do të luftosh për fitore dhe duke e ditur pse”. Kështu i përmbledh Fabio Quartararo j...
ITALI – Ndoshta askush si ai nuk mund ta kuptojë atë kaq plotësisht. Francesco Totti dhe Zlatan Ibrahimovic, rivalë për një jetë, megjithatë të dy kampion...