Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tragjedia në Tetovë, qytetarët marsh në përkujtim të viktimave të zjarrit
11 Shtator 2021, 12:27Nga DOSJA
TETOVË- Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra qytetarë po marshojnë, për të kujtuar 14 viktimat e incidentit në spitalin modular të këtij qyteti.
Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, që besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Po ashtu, 12 persona janë plagosur.
Marshi përkujtues është organizuar nga grupi i tifozëve “Ballistët”. Qytetarët mbollën 14 drunj për të përkujtuar 14 viktimat e zjarrit. Marshi nisi nga sheshi “Iliria” dhe do të vazhdojë deri te vendi ku ndodhej spitali.
Lidhur me ngjarjen që ndodhi më 8 shtator, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Si mjek dhe ministër kam integritetin tim, për këtë sot për arsye morale, kam dorëzuar me shkrim dorëheqjen time deri të kryeministri Zoran Zaev”, ka deklaruar në një konferencë për media, ministri Filipçe më 10 shtator.
Po atë ditë dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe shefi ekonomik i Spitalit, Artan Etemi. Qeveria maqedonase ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-atlantike (NATO) për hetimin e zjarrit.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË- Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran njoftoi gjatë një interviste një ditë më parë se së shpejti, të gjitha gratë e moshës 25 e poshtë do ...
SHBA- Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo ve...
BULLGARI- Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohsgme të përgjithshme më 14 nëntor. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka bërë ët ditur Presidenti bullgar Rum...
KOSOVË- Insitituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen. Gazeta Ekspress shkruan se në letrën ...
ANGLI- Gjashtë persona u arrestuan ditën e sotme në brigjet e Plymouth pasi u kapën me më shumë se dy ton kokainë. The Guardian shkruan se kokainë kishte një vl...
SHBA – Sot bëhen 20 vite nga sulmi që gjunjëzoi Shtetet e Bashkuara dhe i tregoi botës se koncepti i “paprekshmërisë” nuk ekziston.Në 11 shtator 2001 një avion ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të ketë një takim bilateral me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Tiranë. KosovaPress shkr...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake të Neë York në SHBA. Me anë të një postimi në F...
ANGLI- Kryeministri Boris Johnson dhe Mbretëresha angleze Elizabetë kanë dërguar një mesazh ngushëllimi SHBA-së dhe Presidentit Joe Biden për 20 vjetorin e sulm...
ITALI- Një tornado në ishullin italian të Siçilisë la mbrapa 2 të vdekur dhe 9 të plagosur. Ansa.it shkruan se furtuna goditi të paktën dhjetë makina dit...