"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Tragjedia në lojën e 4-t/ U mat t’i fliste por ra në gjunjë nga plumbi, si u vra Bicerri nga djali i tij 7-vjeçar, i vogl
22 Dhjetor 2020, 16:37Nga DOSJA
TIRANË– Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin të dielën që lamë pas, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, mbeti i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.
Por çfarë ndodhi ditën e tragjedisë?
Top Channel mëson se Roland Bicerri së bashku me djalin e tij të mitur D. Bicerri kishin takuar në kafe shokun e tij Klajdi.B, i cili ishte ulur së bashku me babanë dhe vëllanë e tij. Pasi kanë konsumuar kafen, Klajdi.B ka dashur të largohet, por Roland Bicerri ka këmbëngulur që të luajnë bilardo së bashku. Ata kanë shkuar tek bilardo dhe Roland Bicerri ka nisur lojën e bilardos me shokun e Klajdi.B, Freard.R.
Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pasi kanë bërë disa lojë, diku nga loja e katërt ka ndodhur edhe tragjedia. Rolandi më parë kishte hequr armën e tij dhe e kishte lënë në një karrige pranë bilardos, pasi e pengonte në lojë. Klajdi.B tregon se ishte ngritur në momentin që ndodhi ngjarja dhe po shikonte lojën. Në një moment Roland Bicerri ka parë djalin e tij 7-vjeç që kishte kapur armën dhe ia kishte drejtuar. Ai është kthyer menjëherë, por sapo ka tentuar që të flasë, fëmija ka shkrepur armën duke e qëlluar në brinjë. Më pas ai ka rënë në gjunjë.
Shoku i viktimës, Klajdi.B ka nxituar për t’i marrë armën fëmijës dhe pasi i ka hequr karikatorin, e ka lënë atë po në karrigen ku fillimisht ishte lënë nga efektivi i FNSH, Roland Bicerri. Sipas dëshmive, djali i mitur ishte shokuar dhe gjatë gjithë kohës mbante veshët e zënë me gishtat e dorës. Fëmija është nxjerrë jashtë nga personat e pranishëm në vendngjarje.
Ndërkohë sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Shyqyri Brari”, ku Roland Bicerri është vrarë me pistoletë Glock nga djali i tij. Sipas tyre në pistoletë janë gjetur edhe 6 fishekë, ndërsa në poshtë një tavoline është gjetur edhe predha e plumbit që i mori jetën efektivit të FNSH. Viktima, plumbin që i kushtoi jetën e ka marrë në hapësirën 7-8 tek ndërbrinjët në anën e majtë.
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku pa nga afër se si po procedohet me testimin e s...
TIRANË– 1111 viktima, 23 mijë e 454 të infektuar aktivë dhe 29 mijë e 249 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. N...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka ndarë në rrjetin e tij social “Facebook” një situatë të pazakontë edhe shqetësuese.Dokle tregon s...
TIRANË– Dy personat që shfaqen në foton e mëposhtme janë Ndoj dhe Mark Shytani, dy marinarët shqiptarë që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. Dy shqipta...
DURRËS- Gjykata e Durrësit shpall të pafajshme Xhuliana Aliajn, 26-vjeçaren, e cila u prangos nga Policia e Shtetit vetëm pak ditë pas tragjedisë së...
TIRANË– Minsitri i Brendshëm Bledi Çuci u shpreh se siguria e qytetarëve është rirtur, krahasuar me atë të vitit 2013. Në konferencën e përbashkët m...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë për herë të parë në publik pas protestave masive që u zhvilluan pas vrasjes së Klodian Rashës ng...
TIRANË– 507 qytetarë janë gjobitur nga policia e shteti pasi kanë dalë në rrugë pa maskë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviz...