"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Tragjedia e Roskovecit/ I ati i Merushes: Fëmijët do t’ja rris unë, Fationi ma vrau çupën
15 Prill 2022, 18:09Nga DOSJA
30-vjeçarja Merushe Hazizi, kishte vetëm 10 ditë që jetonte në Vidhisht, në një banesë të re e cila kishte të njëjtin oborr me banesën ku jetonte vjehrri i saj Xhevahiri. Fqinjët tregojnë se ajo qëndronte e mbyllur nga frika dhe dilte nga banesa vetëm kur vinte I shoqi, Fatjoni. Edhe mesditën e së martës ajo ishte në dhomën e gjumit kur I vjehrri Xhevahiri hapi me dhunë derën dhe e vrau në korridorin e shtëpisë.
Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga krimi që tronditi Roskovecin ku vjehrri vrau nusen e më pas veten, gjurmët e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të dukshme në fshatin Suk, ku jeton familja e Merushes. Në kushte të vështira ekonomike, në banesën që ndodhet pas krahëve të mi jetojnë 3 fëmijët e saj të cilët janë pa nënë dhe me një baba që akoma I mohon. Për ta kujdeset vetëm gjyshi I cili punon në bujqësi.
Sadushi, babai i Merushes, mban të hapura dyert e shtëpisë për të pritur ngushëllime për të bijën që ndërroi jetë nga dora e të vjehrrit, I cili e masakroi me thikë pasi nuk e pranonte si nusen e djalit. Në dorë gjatë gjithë ditës mban pasaportën e saj, dhe fotografia është i vetmi ngushëllim.
“Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vrarë. Fëmijët e Merushes I kam mbaj unë dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, tha Sadush Hazizi, babai i viktimës.
Motivet e këtij refuzimi të nuses nga autori I vrasjes Xhevahiri, nuk I di as Qerimja e vjehrra e cila ishte e para që konstatoi krimin e rëndë.
“Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e vrau. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte ti flisja”, tha vjehrra e viktimës, Qerime Hoxha.
Në shtëpinë ku ndodhi krimi i përgjakshëm ka rënë heshtja. Gjurmët e gjakut ishin larë dhe familja Hoxha vijonte punët e bujqësisë. Por kujtimet dhe pikëpyetjet e këtij krimi të rëndë, do të mbesin akoma për një kohë të gjatë.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Shkëlqim (Rasim) Koçeku është prangosur nga ana e Policisë së Tiranës pasi akzuohet se së bashku me dy persona të tjerë ka marrë peng Ermil ...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me pengamarrjen e ndodhur në Tiranë. Sipas policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”, ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një deklaratë të fortë për të gjithë ata që ajo i quan “kundërshtarë”. Në një mesazh t...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë 18-vjeçari me inici...
TIRANË- Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në kërk...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një ngjarje skandaloze në Gjermani, gjatë kohës që udhëtoi nga Frankfurti drejt New York-ut. Der Spiege...
TIRANË- Abcnews.al ka mundur të sigurojë detaje të tjera, përfshi edhe dëshminë e 20-vjeçarit të marrë peng të hënën në Tiranë. Ai u mor peng në Rru...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë...
TIRANË– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka dëshmuar për 3 orë e 30 minuta në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit. Në dëshminë e tij, Koka ka t...