LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Trafiku i emigrantëve, “minierë ari”/ Raporti: Ballkani Perëndimor, udhëkryq i krimit të organizuar, drogave dhe par

10 Maj 2021, 16:10 Nga DOSJA
‘Trafiku i emigrantëve, “minierë ari”/ Raporti:

Raporti i ri nga “Nisma Globale” përshkruan rrugët e trafikimit të drogës dhe emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor dhe hedh dritë mbi çmimet dhe fitimet e këtyre veprimtarive të paligjshme, si dhe mbi pastrimin e parave. Afro 50 milionë euro në vit përfitohen nga trafikimi i emigrantëve në Ballkanin Perëndimor, sipas raprotit, edhe pse u bënë përpjekje për të mbyllur rrugën ballkanike të tyre pas krizës humanitare të 6 vjetëve më parë.

“Tregu i emigrantëve nëpër 6 vende të Ballkanit Perëndimr vazhdon të nxjerrë fitime për botën e krimit, por ato janë shumë në të ulëta se sa në 2015. Pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar ndjeshëm në ndërprerjen e këtyre flukseve të paligjshme” – thuhet në raport.

Për Shqipërinë shifrat janë në rritje: nga 1 mijë emigrantë dhe aizlkërkues që kaluan në vitin 2017, u bënë afro 6 mijë në 2018, mbi 10 mijë në 2019 dhe afro 12 mijë në 2020., thekson raporti.

Me shifra në rritje janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, ndërsa Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina i kanë ulur ndjeshëm shifrat e emigrantëve nga lindja. Zonat më të nxehta të trafikimit njerëzor janë në jug të Shqipërisë pranë pikave kufitare si Kakavija e Kapshtica me Greqinë, për të kaluar mespërmes Shqipërisë deri në pikat kufitare veriore me Kosovën dhe Malin e Zi.

Emigrantët dhe azilkërkuesit transportohen brenda vendit me 50-70 euro per person në Shqipëri dhe më shumë në vende të tjera, në varësi nga kilometrat dhe rreziqet. Ndërsa kalimet e paligjshme të kufijve shkojnë nga 200 euro deri në 5 mijë euro, duke përfshirë edhe rryshfetet për zyrtarët kufitarë, thuhet në raport.

Llogaritet përafërsisht nga autorët e studimit që në kalimin e kufijve të Greqisë me Shqipërinë përfitohen nga 7.5 -11.5 milione euro, ndërsa në kufirin greko-maqedon qarkullojnë 11.8 – 17.7 milionë euro. Për lëndët narkotike raporti thekson se sasitë e kultivimit të canabisit, sidomos në mjedise të brendshme, janë rritur në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, por nuk ka shtim të kultivimit në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e canabisit të Ballkanit perëndimor, thuhet në raport, tani shkon drejt Bullgarisë, ndërsa kokaina lëviz drejt Kroacisë, Greqisë, Rumani e Bullgari. Në Shqipëri canabisi kultivohet më së shumti në malësitë e Dukagjinit dhe të Krujës, në Vlorës, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, si dhe në Fier, Librazhd, Lezhë, Mallakastër, Bulqizë, Devoll e Laç, renditin autorët.

Sipas raportit, një kg i canabisit shkon 1 mijë e 200 -1400 euro, ndërsa cilësia më e lartë hibride është 1600-2000 euro. Nga Shqipëria, pohojnë autorët, canabisi transportohet me barka nga Vlora, Fieri, Himara e Lezha drejt Italisë, ndërsa prodhimi 6-mujor i canabisit shqiptar kushton në Itali 1800-2000 euro për kilogram.

Një rrugë tjetër, sipas tyre, është nga Ohri dhe Bitola drejt Greqisë. Canabisi transportohet drejt Greqisë me varka, nga malet apo edhe drejt nga pikat kufitare me automjete, thuhet në raport. Canabisi shqiptar në Greqi, sipas vëzhgimeve, është 10 për qind më i shtrenjtë se në Itali; 2000-2200 euro për kilogram, dërsa canabisi i rritur në mjedise të brendshme në Shqipëri atje shkon nga 2800-3200 euro për kilogram.

Canabisi shqiptar sipas raportit, shkon edhe në vende të tjera të rajonit, Turqi, dhe në vende të BE-së. Nga Shqipëria, pohojnë autorët, droga kalon në Kukës ose Prizren, drejt Ferizaj e Gjilan në Kosovë për të kaluar në Serbi, ku sërish paguhen kufitarët me shuma të majme eurosh. Një tjetër rrugë me rëndësi e drogave, sipas tyre, është Pejë – Rozaje drejt Novi Pazarit.

Heroina vjen në rajon nga Turqia, thuhet në raport, ndërsa në Shqipëri hyn nga Kukësi përmes Kosovës e shkon drejt Durrësit. Një rrugë tjetër e heroinës, sipas autorëve, është Shkodra dhe përmes Hanit të Hotit shkon në Mal të Zi, e në disa raste heroina shkëmbehet me canabis.

“Elbasani është një qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës, pasi gjendet në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut” – thekson raporti.

Cocaina është po ashtu e pranishme në rajon, thuhet në raport, kryesisht e sjellë me anijet që vijnë në portet e Shqipërisë dhe Malit të Zi nga Amerika Latine me fruta. Raporti thekson se është rritur po ashtu prodhimi dhe përdorimi i drogave sintetike në rajon.

“Shumë nga zonat e nxehta të krimit janë rajonet kufitare midis shteteve, ku zhvillohen një seri veprimtarish kriminale, por aty, përveç canabisit, ndodhin pak konfiskime të drogave apo arrestime të krimineleve të rëndësishëm, gjë që të shtyn të mendohet se ekziston një ombrellë mbrojtëse që sjell përfitime dhe ruan status quo-në” – thuhet në raport.

Fitimet e paligjshme nga trafikimi i njerëzve dhe drogave grupet kriminale i pastrojnë më së shumti po brenda rajonit, megjithatë ato po fitojnë shuma të mëdha nga veprimtari të paligjshme edhe jashtë Ballkanit Perëndimor. Shumat e mëdha kriminale pastrohen në sektorin e ndërtimit, pasuri të paluajtshme, lojëra fati dhe turizëm, pohojnë studiuesit, ndërsa shumat e vogla pastrohen në hotele, restorante, pastiçeri, bare dhe klube, benzinata, palestra, fruta-perime.

Studimi vëren se nga 2017 e në vazhdim Shqipëria po përjeton një bum ndërtimesh dhe një kulm të ri në çmimet e pronave; nga 800 euro metri në 2017 gati dyfish, 1400 – 2000 euro në vitin 2020. Grupet kriminale të Vlorës, thuhet në studim, po investojnë në sektorin e turizmit me hotele lksoze në breget, po ashtu me çmime të larta, që nuk vijnë nga ndonjë kërkesë e lartë në ekonominë reale apo nga një zhvillim i ligjshëm i sektorit.

Ndërtimet bëhen me para cash nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, vlerësojnë ekspertët e fushës. Kjo veprimtari favorizohet edhe nga informaliteti i lartë, mbi 33 për qind, në sektorin e ekonomisë. Gjatë vitit 2020, vërejnë autorët, INSTAT regjistroi një kulm historik me ndërtime dhe leje ndërtimi, megjithëse ishte kulmi i pandemisë Covid.

Paratë e pastruara çdo vit në vendet e Ballkanit Perëndimor shkojnë deri në disa miliardë euro, thuhet në raport, pra bëhet fjalë për një kriminalitet me fitime dhe rrezikshmëri të lartë. Autorët e studimit të Rrjetit Global Initiative kanë vërejtur se autoritetet shtetërore dinë pak nga kjo fushë e gjerë kriminaliteti dhe nuk japin informacione, studimi i të cilave mund të sillte politika dhe veprimtari më të ashpra të forcave të ligjit kundër grupeve kriminale.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i ri nga “nisma globale” raporti i ri nga “nisma globale”

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Maj 2021, 16:03

VLORË– Sot, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e 40-vjeçarit, Bledar Birçaj. Pronari i një lokali bar-kafe në zonën e Lungomares, u qëllua ...

Aktualitet 10 Maj 2021, 15:30

ELBASAN– Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga sal...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më