LIVE UPDATES
Ekonomi

Tirana më e shtrenjta në botë, blerjen e një shtëpie afër qendrës nuk e përballojnë as më të paguarit

8 Prill 2019, 06:32 Nga DOSJA
Tirana më e shtrenjta në botë, blerjen e një shtëpie

TIRANË- Kostot e jetesës përfshijnë shumë prej gjërave themelore të përditshmërisë, si të ushqyerit, transporti dhe energjia elektrike që shpenzojmë në shtëpi. Shpesh shtëpitë zënë pjesën e luanit te struktura e kostove. Shqipëria është shembulli i kësaj, ku me çmimet e shtëpive në rritje në zonën afër qendrës Tirana po bëhet më pak e përballueshme, jo vetëm për individët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, por edhe për më të paguarit. Për fat të mirë, shtëpitë në periferi janë ende të lira…

Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në botë edhe për punonjësit më të mirë paguar për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës, e matur kjo sipas fuqisë blerëse. Një profesionist të punësuar do t’i duhen mesatarisht duhen mesatarisht 50 vite për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës. Nga të dhënat e INSTAT, të paguarit më mirë në Shqipëri janë profesionistët e punësuar në sektorin financiar dhe të sigurimeve, me një pagë mesatare prej 104,000 lekë. Por, sa vite do t’u duhen atyre të blejnë një shtëpi në qendër. Një shtëpi rreth 60 m2 në zonat e qendrës, me çmim mesatar 2,500 euro, kushton 150 mijë euro. Ndërsa prej të ardhurave mujore, një profesionist i punësuar përllogarit rreth 3060 euro të ardhura të disponueshme vjetore. Të ardhurat e disponueshme vjetore janë të ardhurat që mbesin pasi zbriten të gjitha shpenzimet dhe taksat.

Ky raport i çmimit të një apartamenti në qendër përkundrejt të ardhurave të profesionistëve me pagën më të lartë në Shqipëri është 49 vjet, pra rreth gjysmë shekulli do t’ju duhet për të blerë një shtëpi në qendër, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në vlerën në kohë të parasë.

Brenda Unazës së Vogël të Tiranës, sipas përllogaritjeve të Monitor, profesionistit do t’i duhen mesatarisht 23 vite e gjashtë muaj. Çmimi mesatar i apartamenteve brenda unazës së vogël është 1200 euro, ndërsa një apartament 60 m2 kushton 72 mijë euro.

Jashtë qendrës, ku një apartament ka një çmimi mesatar prej 700 euro, një profesionisti do t’i duhet mesatarisht 13.7 vite për të blerë një apartament me vlerë 42 mijë euro dhe sipërfaqe 60m2.

Në krahasim me rajonin Tirana është shumë më e shtrenjtë, teksa tek ne pagat për profesionistët janë më të ulëta dhe shtëpitë më të shtrenjta. Përgjithësisht, aktiviteti ekonomik me pagat më të larta në rajon është ai i sektorit financiar dhe bankar, ku në Shqipëri paguajnë mesatarisht në muaj rreth 850 euro, sipas INSTAT, ndërsa në Maqedoni, Serbi e mal të Zi luhaten në 1100-1380 euro, për të njëjtin aktivitet ekonomik. Ndërkohë shtëpitë në qendër në Tiranë janë shtrenjtuar së fundmi, duke ia kaluar dhe Beogradit, që dikur ishte më i shtrenjti. (Lexo këtu)

Në Serbi, një profesionisti me pagën më të lartë sipas statistikave zyrtare të Serbisë, do t’i duhen rreth 30 vite për të blerë një apartament në qendër të Beogradit. Paga mesatare më e lartë për profesionistët që punojnë programues dhe IT dhe në sektorin bankar e financiar është rreth  1300 euro. Me të njëjtën metodologji, Monitor ka përllogaritur se të ardhurat e disponueshme vjetore janë 4600 euro. Në qendër të kryeqytetit një apartament 60 m2 kushton 141 mijë euro, ndërsa çmimi mesatar për metër katror të rezidencave referuar të dhënave nga agjencitë ndërkombëtare imobiliare   është 2300 euro. Me të njëjtën pagë, profesionistit në Serbi do t’i duhen 16 vite për të blerë një shtëpi jashtë qendrës së Beogradit.

Në Maqedoni llogaritjet tregojnë se brenda qendrës individët më të mirë paguar atje mund të blejnë një shtëpi për rreth 22.7 vite, ndërsa jashtë qendrës për 13.2 vite.  Paga më e lartë në Maqedoni sipas statistikave zyrtare është 1100 euro për sektorin e IT dhe atyre që punojnë në sektorin financiar dhe të sigurimeve. Çmimi mesatar në qendër të Shkupit është rreth 1500 euro, ndërsa jashtë rreth 900 euro,

Edhe në Malin e Zi të punësuarve me pagën më të lartë do t’ju duhen më pak vite për të blerë një shtëpi në qendër të Podgoricës. Sipas përllogaritjeve një të punësuar në sektorin e IT-së dhe atë bankat e financiar i duhen mesatarisht 19.3 vite për të blerë një apartament 60 m2 në qendër të kryeqytetit. Paga më e lartë sipas statistikave zyrtare të Malit të Zi është 1380 euro, ndërsa çmimi mesatar i shtëpive është 1600 brenda qendrës dhe rreth 1000 jashtë saj.

Në botë, Hong Kong renditet ndër qytetet më të shtrenjta në botë për të pasur një shtëpi, e matur sipas aftësisë blerëse. Një punonjësi të kualifikuar do t’i duhen mesatarisht 25 vite për të blerë një shtëpi (ose gjysma e kohës që do i duhet një shqiptari). Ndërsa në Londër 15 vite, Paris 14, Singapor dhe Tokio  11, dhe në Amsterdam 10. Në Chicago, Boston dhe Los Angelos duhen më pak se 5 vite.

USB Group ka përllogaritur kohën që do t’i duhet një punonjësi të specializuar për të blerë një shtëpi prej 60 metër katror në qendër, të njëjtin vlerësim që përdori dhe Monitor për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Burimi: Përllogaritjet Monitor, INSTAT, Zyra e Statistikave Republika e Serbisë, Zyra Shtetërore e statistikave në Maqedoninë e Veriut, Zyra e statistikave të Malit të Zi, Agjencitë imobliare të vendeve përkatëse për çmimet e shtëpive.

Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi cmimet e apartamenteve shtepite ne tirane tirana me e shtrenjta cmimet e apartamenteve shtepite ne tirane tirana me e shtrenjta


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje