LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Tifozi iu ul në gjunjë me unazë në duar”/ Rrëfehet moderatorja Gea Braha: Emisioni që më futi në botën e basteve,

24 Nëntor 2019, 13:35 Nga DOSJA
“Tifozi iu ul në gjunjë me unazë në duar”/

TIRANË– Pesë vite më parë, modelja Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media. Brunia e diplomuar në degën Financë-Bankë, në jetë bën llogari vetëm si të jetë e lumtur, ndaj po i mendon mirë ofertat që po i bëhen në fushën e modës dhe kinemasë.

Si gazetare sporti e ish-moderatore e “Bar Skedina”, ajo së fundi u bë protagoniste e mediave të huaja për propozimin e pazakontë që mori në stadium nga një tifoz, i cili iu ul në gjunjë me unazën në duar. Nga propozimi kur intervistonte futbollistët, tek imagjinata që ka për propozimin e jetës me mashkullin e duhur, Gea i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Bashkë me famën që mori në televizion, ajo flet edhe për bastet që vinte kur prezantonte “Bar Skedina” dhe paratë që fitonte…

Mora një propozim për martesë gjatë punës”, ishte postimi yt i disa javëve më parë, që tërhoqi vëmendjen në lidhje me ç’ndodh në stadium me një gazetare sporti që bie në sy. Me shaka apo jo, mendon se erdhi në momentin e gabuar ky propozim? 

Ishte moment shumë i lezetshëm, por shumë i papritur, siç duket dhe në video. U bë shumë “funny” sepse më gjetën të “papërgatitur” (qesh) Ndërkohë isha duke punuar dhe më flisnin në kufje vazhdimisht, kështu që e humba si moment. (qesh)

Nga puna si velinë në program investigativ të kemi parë edhe në stadium pranë futbollistëve. Të është dukur e vështirë kjo puna e gazetares së terrenit, ndëra je rrethuar nga tifozë jo vetëm pasionantë, por dhe të irrituar? 

Jo, aspak. Kur je në stadium, e ndien edhe më shumë atmosferën. S’diskutohet që ka përgjegjësinë e vet, por nuk do të thoja e vështirë.

Ke qenë ndonjëherë dëshmitare e një konflikti në stadium? 

Uroj vetëm që situata të tilla të mos përsëriten asnjëherë në një ndeshje futbolli.

Dihet që prezantoje “Bar skedina”. Po ti vetë, vendosje baste? 

Po, dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje. (qesh)

Me format seksi, mendon se je një imazh tundues për publikun mashkullor që dominon audiencën e sportit? 

Ja, ju si mendoni? (qesh) Fiziku është një dhuratë nga natyra, por më vjen mirë sepse shoh që bie në sy edhe për cilësi të tjera gjithashtu.

Ke marrë ndonjë propozim në modë apo kinema dhe cilës ofertë do t’i thuash me plot bindjen “po”? 

Po, madje kam marrë shumë. Por i shoh me kujdes, pasi duhet të jenë dhe bindëse.

Nëse do të kishte diçka që ia vlen, pse jo?!

Je e dashuruar aq shumë sa të zbulosh me zë të lartë statusin shpirtëror? 

Kaq shpesh sa më bëhet kjo pyetje, besoj se të gjithë e dinë përgjigjen që kam tani.

Duke marrë shkas nga propozimi në stadium, cili do të ishte propozimi i ëndërruar për martesë në imagjinatën tënde? 

S’e di. Nuk kam bërë ndonjëherë një skenar se si mund të ishte, por them se nëse vjen nga personi i duhur, është gjithmonë i veçantë.

Çfarë mund të arrish në jetë, në mënyrë që ta konsiderosh golin e madh të jetës? 

Të jem e realizuar dhe e lumtur gjithmonë. Lumturia është më e rëndësishmja.

Marrë nga: Panorama Plus

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gea braha moderatorja sportive gea braha moderatorja sportive


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Nëntor 2019, 09:27

Tiranë- Moderatorja Rudina Dembacaj ka treguar se ka nisur punën që kur ka qenë 17-vjeç por ka theksuar se deri më tani nuk ka arritur asnjë gjë.Me ironi...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim